"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...

Aleatët e Partisë Demokratike kanë prezantuar në një konferencë për mediat disa pika për të zgjidhur krizën politikë në vend.
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, bëri të ditur pikat e aleatëve, ndër të cilat ishte propozimi për bashkimin e opozitës apo dhe bashkëpunimi i mazhorancës me opozitën.
Gjithashtu, Mediu kërkoi që të krijohet federatë opozitare.
“Të krijohet një federatë opozitare me moton: 'Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një shoqërie europiane'.
Federata koordinohet nga një grup deputetësh që pranohen nga faktorët politikë të opozitës. Transformimi i kësaj federate mundësisht me një koalicion 'Bashkim opozitar', duke përcaktuar emrin e saj, programin politik dhe logon e kësaj federate”, theksoi ai ndër të tjera.
Deklarata e plotë:
Ne, përfaqësuesit e partive opozitare, prezent në këtë takim, deklarojmë sa më poshtë:
-Duke vlerësuar me shqetësim situatën e rëndë në Ballkan, interesin tonë si shqiptarë dhe si vënd anëtar i NATOs, për t`ju përgjigjur sfidave të sigurisë dhe jo vetëm;
-Duke marrë në konsideratë situatën shumë të rëndë politike, ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri;
-Cënimin e rëndë të sistemit tonë kushtetues, të një Republike Parlamentare;
-Rikthimi i pluralizmit dhe demokracisë funksionale.
-Mosfunksionimin e Parlamentit dhe parlamentarizmit dhe kthimin e tij në apendiks të qeverisë;
-Mosrespektimin e lirive dhe të drejtave të qytetateve dhe shkeljet flagrante të tyre nga qeveria;
-Braktisjen masive të vendit nga profesionistë, të rinj dhe të reja;
-Mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përdorimi i shtetit për interesa politike, përdorimin e grupeve kriminale për blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve;
-Rrëshkitjen drejt një qeverisje autoritare;
-Nevojën për të krijuar shpresë dhe besim, në mënyrë të vecantë përfshirjen në të drejtën për të votuar, por dhe për të qënë pjesë e vendimarrjes dhe institucioneve të diasporës shqiptare, që përbën mbi 35% të popullsisë, në respektim dhe të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese;
-Nevojën që opozita të ngrihet në përgjegjësitë e saj, për të mbrojtur dhe përfaqësuar interesat e shqiptarëve;
-Nevoja për një politikë që tejkalon debatin rreth liderëve politikë, por që bashkohet rreth ideve me interes kombëtar, garantimin e Integrimit Europian dhe një demokraci Institucionale;
-Nevoja për të zhvilluar një partneritet të qëndrueshëm meSHBA, BE dhe vëndet e NATOs.
Propozojmë sa më poshtë:
Institucionalizimi i Federatës së opozitës, ku përfshihen të gjithë faktorët politikë parlamentarë dhe relevant opozitar, të cilët marrëdhënien dhe bashkëpunimin opozitar, e cmojnë si detyrim dhe jo marrëveshje që fuqizojnë qeverinë dhe antikushtetutshmërinë;
Me moton “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”.
-Federata koordinohet nga një grup koordinator deputetësh, që pranohen nga faktorët politikë të opozitës.
-Transformimi i kësaj Federate në një koalicion bashkimi opozitar, duke përcaktuar emrin e saj, programin politik dhe logon e kësaj Federate.
-Përcaktimi i strategjisë elektorale të koalicionit (Federatës).
-Përfshirja në bashkëpunim Institucional me organizatat e diasporës, për të garantuar votimim e diasporës dhe kandidimin e tyre.
-Përcaktimi i rregullave të funksionimit të këtij koalicioni për cëahtjet që do diskutohen, kohën e takimeve dhe mënyrën e vendimarrjes.
-Të synohet vendimarrja konsensuale ose në të kundërt me 2/3 e votave të deputetëve të opozitës.
-Mbledhja është e detyrueshme të mblidhet me kërkesën e cdonjërit nga kryetarët e partiveparlamentare apo përfaqësues i grupit koordinator.
-Kjo Federatë do të mandatojë një grup deputetësh,përfaqësues për marrëdhëniet dhe diskutimin me partnerët ndërkombëtarë, për cështjet me rëndësi për vendin dhe rajonin.
Organizimi i kësaj Federate në nivel lokal, rajone dhe Bashki.
Organizimi parlamentar.
Takimi parlamentar i opozitës me përfshirjen e gjithë deputetëve të opozitës, të dalë nga zgjedhjet e 2021, nën koalicionin PD-ANdhe përfaqësuesveparlamentarë të partive të tjera.
Reforma Zgjedhore: Tejkalimi i problemit tëpërfaqësimit të opozitës në Komisionin Ad Hoc, duke krijuar mekanizmat e një mirëkuptimiopozitar inkluziv.
Propozojmë:
Opozita të zgjedhë me votën e gjithëdeputetëve të saj, përfaqësuesit në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Cdo grup parlamentar duhet të jetëi përfaqësuar në këtë komision.
Deputetët zgjedhin me 2/3 bashkëkryetarin. Nëse në dy raunde nuk zgjidhet, atëherë në raundin e tretë e zgjedhin me shumicë të thjeshtë.
Komisionet hetimore, në respektim të së drejtës kushtetuese të opozitës dhe Parlamentit, në funksion të kontrollit të qeverisë.
Koordinimi ivendimeve dhe veprimeve parlamentare të opozitës.
Koordinimi i qëndrimeve në AsambletëParlamentare apo përfaqësimet ndërkombëtare.
Deputetët mblidhen të paktën 1herë në javë. Cdo grup prej 5-7 deputetësh, ka të drejtë të thërrasëtakimin, me detyrimin për të prezantuar me shkrimpropozimin apo qëndrimin tek përfaqësuesit e tjerë, me synimin:
Qëndrim i unifikuar i opozitës, për Reformën Zgjedhore dhe respektimin e Kushtetutës.
Në këtë kuadër, të gjitha partitë e Federatës, tëparaqesin opsionet për Reformën Zgjedhore, deri në përcaktimin e një qëndrimi të përbashkët. Propozimet të paraqiten me shkrim brenda 2 javëve dhe të paraqitet në Komisionin e ReformësZgjedhore.
Qëndrimi i partive tona për Reformën; është një sistem propocional kombëtar me lista të hapura, osecdo subjekt mund të zgjedhë nëse aplikon listat e hapura apo listat e mbyllura.
Reforma Administrative domosdoshmëri për një zhvillim dhe administrim propocional të vendit dhe shmangjen e braktisjes e zonave të tëra të Shqipërisë.
Komisionet Hetimore dhe veprimtari të tjera parlamentare për rikthimin e Parlamentit në binarët kushtetues.
Grupi i Punës për marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë:
Formatimi i një qëndrimi të qartë si vend i NATOs dhe në procesin e anëtarësimit Europian për zhvillimet gjeopolitike si dhe rajonin e Ballkanit;
Qëndrim i qartë kundër influencave të aktorëve tëtretë, në mënyrë të vecantë Rusisë dhe Kinës, tëcilët synojnë frenimin e anëtatësimit Euro-Atlantik të Ballkanit;
Krijimi i një boshti të qëndrueshëmbashkëpunimi politik,ushtarak dhe ekonomik me vëndet e NATOs në Ballkan.
Marrëdhënie bashkëpunimi të ngushtë partneriteti,vecanërisht me partnerin strategjik SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe.
Qëndrimi i koordinuar me faktorin institucional dhe politik shqiptar në rajon, jashtë cdo paternalizmi, në lidhje me Kosovën, rajonin dhe në kuadër të NATOs.
Përgatitja dhe dokumentimi i situatës në Shqipëri, duke u mbështetur në fakte si dhe raporte ndërkombëtare si; Raporti i ODHIR, Raporti i Departamentit Amerikan për krimin dhe trafiqet, raporte të tjera të Komisionit Europian, propozimetë zgjidhjeve dhe alternativat opozitare.
Respektimi kushtetutes, Reforma Zgjedhjore, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, zbatimi i detyrimit ligjor dhe vendimit të GjykatësKushtetuese për votimin e diasporës, avancimi në proçesin e integrimit të vendit në BE.
Nevoja e dialogut pozitë-opozitë me prezencë tëndërkombëtarëve (grupi i miqëve të Shqipërisë), me prioritetet e prezantuara më sipër dhe rikthimi i Parlamentit dhe debatit politik në normalitetin e një vendi anëtar të NATOs.
Bashkëpunimi me trupin diplomatik në Tiranë, përzgjidhjet që ofrojmë, duke parashtruar me shkrimqëndrimet tona, për të evituar keqinterpretimet.
Bashkëpunim me OSBE dhe ODHIR, për Reformën Zgjedhore. Angazhimi pranë Komisionit Ad Hoc të Reformës Zgjedhore të një eksperti të ODHIR-it.
Krijimi i Senatit të Opozitës:
Figura politike dhe qeverisëse të opozitës, si dhefigura inteletuale të artit, mjekësisë, Universiteteve, kulturës, me figuara të shquara, që janë jashtëvendit./ CNA
Seanca plenare në Apelin e GJKKO-së për ish-kryeministrin ...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të premte me një laj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar turin e tij të...
Deputeti i PS-së, Petro Koçi ka folur për situatën në ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi,...
Samiti i Tretë i Diasporës mblodhi në Tiranë shqiptarë nga...
Gjatë fjalës së tij në Samitin e Tretë të Diasporës në...
Zëdhënësja e Partisë Demoratike, Floriana Garo, i ka b...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në "Samitin e I...
Ish- zv.kryeministri dhe ish-ministri, Arben Ahmetaj, ...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka kontaktuar firmën...
Në Tiranë po mbahet dita e dytë e Samitit III të Diasp...
Ditën e sotme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, për ...
Duke bashkëbiseduar me nxënës të shkollës së mesme "Pe...
Sot është parashikuar mbledhja e 4 Komisioneve parlamentar...
Pasditen e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka dis...
Themeluesi i lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj ka...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për buxhetin e ...
Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin për përjashtim...
Në orën 15:00 të kësaj të mërkure do të mblidhet Sekre...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...