
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut të Elbasanit, Gledian Llatja, i cili gjatë një interviste ka bërë një mashtrim publik duke thelluar më tej skandalin e inceneratorëve, duke u shprehur se inceneratori i Elbasanit është në remont.
Në një deklaratë për mediat, Boçi i është drejtuar me 5 pyetje qeverisë Rama, që shqiptarët të kuptojnë si bëhet remont për një incenerator që nuk është vënë ende në punë.
“Me paratë e kujt po bëhet remonti? Pse nuk parashikohet remonti në kontratë edhe pse është marrë një pajisje që ka nevojë direkt për remont?”, janë disa prej pyetjeve që PD i drejton qeverisë dhe Edi Ramës.
Ndër të tjera, Boçi thekson se inceneratorët janë një megaaferë dhe se Edi Rama ndan paratë e djegësve me Arben Ahmetajn, Ëngjëll Agaçin, Erion Veliajn, Klodian Zoton dhe Stela Gugallen.
“Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, i pyetur nga Euronews 'nëse inceneratori i Elbasanit është funksional' u përgjigj: 'Inceneratori është në fazën e remontit. 'Është si të çosh makinën në servis'.
Edhe sipas kontratës korruptive që Edi Rama ka miratuar, në kundërshtim me qëndrimin e Agjensisë së Prokurimeve Publike (APP), Inceneratori do të duhet të ishte funksional dhe në pronësi publike qysh prej një viti.
Ja edhe disa pyetje fare të thjeshta:
1. Pse Edi Rama miratoi kontratën me treshen seksere Gugallja-Mertiri-Zoto, ndonëse APP i shkruajti troç se kjo ishte procedurë e kundraligjshme?
2. Çfarë karakteristikash ka inceneratori? Shihni çfarë shkruhet ne Fletoren Zyrtare të Shtetit: Karakteristikat do i keni ne aneks. POR shihni aneksin e Fletores Zyrtare: A ka ndonje fjalë të kuptueshme? Edhe kur blen një makinë të thjeshtë të thuhet sa kuaj fuqi ka dhe sa gazra emëton, ndërsa për këtë impiant asnjë fjalë. PSE?
3. Për t’iu referuar paraleles së hequr nga kryebashkiaku "Të bësh remontin e djegësit është si të çosh makinë në servis”, kush e çon makinën në servis shumëmujor qysh vitin e parë që e merr? Si u bë për remont pa filluar ende nga puna?
4. Me paratë e kujt po bëhet remonti? Pse nuk parashikohet remonti ne kontratë dhe pse është marrë një pajisje që ka nevojë direkt për remont?
5. Ky do duhej të ishte incenerator rajonal. A pyeti ndokush bashkitë e tjera të qarkut? Kush do paguajë paratë tani që çmimi i naftës u dyfishua?
Partia Demokratike denoncon për të disatën herë mega-aferën e inceneratorëve si një vepër korruptive ku Rama, Ahmetaj, Agaçi, Veliaj, krijuan grup të strukturuar kriminal me qëllimin për të përlarë 430 milionë euro së bashku me sekserët Zoto-Gugallja-Mertiri.
Ndaj nuk pyetën as për ligj, as për procedura dhe 8 vite më pas asnjë incenerator nuk funksionon.
Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por të pamundura për drejtësinë e kapur nga Rama.
Ne mendojmë se inceneratorët janë mega-aferë ku Edi Rama ndan paratë me Agaçin, Ahmetaj, Veliajn, Zoton, Mërtirin dhe Gugallen, ndaj nuk ndalohen pagesat dhe ndaj drejtësia nuk sekuestron produktet e krimit”, ka deklaruar Luçiano Boçi./ CNA.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka ngushëlluar familjen e ...
Diplomati Agim Nesho, i cili aktualisht mban postin e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në takim...
Ligji i Lustracionit është rikthyer sërish pjesë e debatit...
Turizmi në rrezik, do të jetë tema e diskutimit të kry...
Një ditë më parë, PD-ja denoncoi se një shumë prej dy ...
“Çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote, me vendbanim jash...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është sh...
Familja në rrezik, ka bërë bashkë profesor, gazetar e ...
Gjatë diskutimit për familjen dhe problematikat me të ...
Familja dhe problematikat me të cilat përballen shqipt...
Familja dhe problematikat me të cilat përballen shqipt...
Sekretari i Përgjithshëm i FRPD-së, Grigels Muçollari,...
Anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi, në nj...
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka denonc...
Koordinatorja për luftën kundër korrupsionit në Partin...
Anëtarja e Partisë së Lirisë, Brisida Shehaj, është zgjedh...
Publikimi i dojses së spiunit I.M. ka shkaktuar një de...
Shkresa e Autoritetit të Dosjeve drejtuar Kuvendit të ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...