Zbardhet propozimi i KQZ-së/ Hapat që duhet të ndjekë një emigrant që do të votojë
“Çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote, me vendbanim jash...

Një ditë më parë, PD-ja denoncoi se një shumë prej dy miliardë lekësh janë derdhur në llogaritë e dy të shpallurve në kërkim, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.
Sot në një tjetër deklaratë, deputeti demokrat Belind Këlliçi i drejton 5 pyetje qeverisë Rama, në lidhje me aferën e inceneratorëve, ndërsa shprehet se Rama ndan paratë e kësaj mega afere me Agaçin, Ahmetajn, Veliajn, Zoton dhe Gugallen.
“Dyshja Rama-Balluku reagoi dje, pasi opozita denoncoi derdhjen në kontot e të kërkuarve Zoto e Gugallja të 1.4 miliard lekëve.
Reagimi nuk u bë për transparencë, por për të hedhur gënjeshtrën e radhës mbi rrenat e marinuara gjatë.
Ata thanë se, vërtetë u janë dërguar 1.4 milard lekë brenda ditës, POR nuk ishin ata… ishte Agjencia që ka marrë në administrim djegësat që i kërkoi Ministrisë së Energjetikës të bëjë pagesën.
Sipas Ballukut kontrata parashikon: “Në çdo kohë gjatë afatit të kësaj kontrate, AK është i detyruar, të garantojë pagesën e kësteve të mbështetjes financiare sipas aneksit “V” bashkëlidhur kësaj kontrate, dhe të mos i ndërpresë ato përveçse në rastet e parashikuara nga dispozitat 10.9 ‘Braktisja’ dhe 11 ‘Zgjidhja e kontratës së koncensionit’ të kësaj kontrate”.
I themi Rama-Ballukut se Kodi penal i Shqipërisë nuk njeh asnjë kusht për konfiskimin e veprës së krimit.
Por, kjo ndodh kur kontratën e harton dyshja Rama-Balluku për kompaninë e vetë, në të cilën ndajnë paratë dhe gënjejnë se u bënë 10 procedura brenda ditës!
Kjo ndodh me kontratën Rama-Zoto, të firmosur në kundërshtim me ligjin dhe opinionin me shkrim të Agjensisë së Prokurimeve publike me procedurë të mbyllur.
Kjo ndodh me kontratën të cilën Drejtoria Juridike nuk u lejua as të shohë, dhe jo më të komentonte apo, larg qoftë, të vendoste kushte veç atyre që donte Rama-Zoto!
Kemi 5 pyetje te thjeshta sot:
1. Pse SPAK nuk sekuestron produktin e veprimtarisë kriminale?
2. Pse Ministria e Energjetikës nuk vepron me zgjidhjen e kontratës për mospërmbushje detyrimi… sepse nuk funksionon inceneratori (në kontratë duhet të ishte në punë qysh para 2 vitesh!)?
3. Kush e hartoi kontratën me detyrim të pagesave të kësteve, pavarësisht fillimit apo vazhdimit të punimeve?!
4. Me që Ministria e Energjetikës qenka e detyruar nga kontrata të vazhdojë me mbështetjen financiare, përse, po në bazë të kontratës, nuk e konsideron ‘kërkimin ndërkombëtar’ për dyshen Zoto-Gugallja si braktisje nga kontraktori?!
5. Përse nuk e zgjidh kontratën me kontraktorin Ministria për mospërmbushje të kushteve thelbësore dhe mbivendosjen e veprave penale në këtë procedurë e kontratë?!
Këto jane pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por shuuumë të vështira për drejtësinë e kapur nga Rama.
Ne mendojmë se inceneratorët janë mega aferë ku Edi Rama është kapur duke ndarë paratë me Agaçin, Ahmetajn, Veliajn, Zoton dhe Gugallen, ndaj nuk pranon që të ndalohen pagesat dhe as që drejtësia të sekuestrojë produktet e krimit.
Po ju të dashur shqiptarë, si mendoni? “, ka deklaruar Këlliçi./ CNA.al
“Çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote, me vendbanim jash...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është sh...
Familja në rrezik, ka bërë bashkë profesor, gazetar e ...
Gjatë diskutimit për familjen dhe problematikat me të ...
Familja dhe problematikat me të cilat përballen shqipt...
Familja dhe problematikat me të cilat përballen shqipt...
Sekretari i Përgjithshëm i FRPD-së, Grigels Muçollari,...
Anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi, në nj...
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka denonc...
Koordinatorja për luftën kundër korrupsionit në Partin...
Anëtarja e Partisë së Lirisë, Brisida Shehaj, është zgjedh...
Publikimi i dojses së spiunit I.M. ka shkaktuar një de...
Shkresa e Autoritetit të Dosjeve drejtuar Kuvendit të ...
Në mesditë kanë nisur reagimet e politikanëve për situatën...
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, pas takimit me krye...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka komentuar zhvillimet ...
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, në një konferen...
Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për shtyp me h...
Me 27 shator të vitit 2000 nga Vlora, kreu i PD-së Sali B...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas incidenteve...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...