Ngjarja e Himarës/ Berisha: Ndër më tragjiket. Vampirët janë njerëzit që mbron Rama
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalë...

Diplomati Agim Nesho, i cili aktualisht mban postin e zv.kryetarit të Partisë së Lirisë, ka zbuluar arsyet pse iu bashkua lëvizjes së Ilir Metës.
Ai shprehet se janë qëndrimet e Ilir Metës në mbrojtje të kushtetutës ndër vite, ato që e shtynë atë të bëhej pjesë e PL-së.
"Për ata që kërkojnë alternativën; Pse iu bashkova Presidentit Ilir Meta
Makina gjigande e propagandës së regjimit nuk ka më argumente të mbrojë më qeverisjen e falimentuar, por është hedhur në sulm me dezinformim, me falsifikime të rënda duke qenë gati të zhdukë edhe historinë e demokracisë shqiptare. Ata bëjnë presion se nuk ka alternativë, por alternativat janë përpara syve tanë.
Duke ardhur nga e majta unë kam bërë zgjidhjen time pa asnjë ekuivok. Ilir Meta është rritur si luftëtar i lirisë dhe demokracisë që me fillimin e lëvizjes studentore të vitit 1990. Ai erdhi në Partinë Socialiste me një grup studentësh të guximshëm për të ndryshuar dhe transformuar këtë Parti, atëherë kur të gjithë largoheshin. Ai tregoi karakter, guxim dhe u rrit si lider i ri në betejat e vendit, në bërjen e Kushtetutës së re, në mbrojtje të cështjes së Kosovës dhe integrimin sa më shpejt të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Karakteri i fortë, vendosmëria dhe vizioni për të ardhmen e bën atë jo vetëm lider të së majtës moderne Shqiptare por edhe një drejtues shteti të përkushtuar.
Sot Partia Socialiste me zotin Rama ka mbetur një shtëpi pa zot, e kapur nga një klikë që interesat e saj janë pushteti i palimituar dhe abuzimi me pasurinë publike. Zoti Rama u ftua në Partinë Socialiste për të ndryshuar imazhin e një partie të vjetër por ai solli anarkinë, shpërfilljen e vlerave të qytetarëve, mosmirënjohjen dhe shkatërroi vlerat e meritokracisë dhe profesionalizmit brenda partisë. Ai e shkatërroi partinë dhe e vuri atë në shërbim të një grupi besnikësh të Bashkisë së Tiranës, vizion që e shoqëron atë në drejtim të shtetit.
Heronjtë e Ilir Metës janë luftëtarët e lirisë si Mujo Ulqinaku, Vojo Kushi, ata të Edi Ramës janë të fortët me muskuj dhe para’ për të konsoliduar pushtetin. Iliri diti të ndajë luftën me gabimet e diktaturës, Rama përdhosi luftën dhe abuzoi me shtetin.
Si shtetar Ilir Meta krijoi arkitekturën e diplomacisë së re Shqiptare, duke i rritur rolin Shqipërisë me një politikë të jashtme dinjitoze të fqinjësisë së mirë dhe forcuar lidhjet me Perëndimin. Zoti Rama e personalizoi këtë politikë për protagonizëm dhe e vuri veten në pozicionin e vasalit të Erdoganit dhe shërbëtorit të Vucic deri në kompromentimin e cështjes kombëtare për interes të projekteve serbo-ruse si Ballkani i Hapur.
Rama mban me thonj pushtetin duke përdorur administratën civile, patronazhistët, duke u bërë klientelist i vendeve të tjera, ndërsa Meta është larguar nga pushteti kur ka parë se vendit i duhet një Mision i Ri si në vitin 2004 dhe 2022. Sot Rama i ka humbur identitetin Partisë Socialiste, ndërsa Ilir Meta po ngre alternativën e re.
Besimi tek lidershipi krijohet në vazhdimësi dhe njerëzit bien viktimë e propagandës së shfrenuar. Sa për veten, si pjesëmarrjes i lëvizjes së 2 Marsit nuk vajta te Ilir Meta. Ishte Meta që u kthye tek 2 Marsi për ta cuar vendin drejt një demokracie të konsoliduar, në respektim të Kushtetutës dhe të rikthimit të vullnetit të popullit në qeverisje, duke patur në program të Partisë së Lirisë domosdoshmërinë për realizim të Referendumit si garancia më e madhe e Sovranit për të mbrojtur demokracinë dhe rikthyer llogaridhënien", shkruan Agim Nesho, që ndryshe në Tiranë njihet dhe si "Gimi i puros".
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në takim...
Ligji i Lustracionit është rikthyer sërish pjesë e debatit...
Turizmi në rrezik, do të jetë tema e diskutimit të kry...
Një ditë më parë, PD-ja denoncoi se një shumë prej dy ...
“Çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote, me vendbanim jash...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është sh...
Familja në rrezik, ka bërë bashkë profesor, gazetar e ...
Gjatë diskutimit për familjen dhe problematikat me të ...
Familja dhe problematikat me të cilat përballen shqipt...
Familja dhe problematikat me të cilat përballen shqipt...
Sekretari i Përgjithshëm i FRPD-së, Grigels Muçollari,...
Anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi, në nj...
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka denonc...
Koordinatorja për luftën kundër korrupsionit në Partin...
Anëtarja e Partisë së Lirisë, Brisida Shehaj, është zgjedh...
Publikimi i dojses së spiunit I.M. ka shkaktuar një de...
Shkresa e Autoritetit të Dosjeve drejtuar Kuvendit të ...
Në mesditë kanë nisur reagimet e politikanëve për situatën...
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, pas takimit me krye...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...