Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Analisti Artur Zheji ka analizuar protestën e thirrur nga Partia Demokratike më 6 dhjetor, ditë kur në Tiranë do të mbahet edhe Samiti BE-Ballkani Perëndimor.
Zheji thotë se nuk mund të jetë kundër një proteste, që sipas tij tregon një manifestim paqësor, proeuropian dhe anti-Rama.
Ai deklaron se nëse ndodh kjo, manifestuesit paqësorë do të dëshmonin që Shqipëria nuk është një regjim, por në të kundërt, është një demokraci funksionale, ku edhe protestohet.
Analisti thekson se protesta e 6 dhjetorit do t’i tregojë gjithashtu burrave të shtetit që do mblidhen në Tiranë, se kryetari i PD-së, Sali Berisha është një faktor i rëndësishëm, stabiliteti apo turbulence.
Analiza e plotë:
Në datën gjashtë, të muajit të fundit të vitit 2022, do zbresin në Aeroportin “Nënë Tereza”, burra shteti të rëndësishëm dhe të parëndësishëm. Për tu takuar mes veti dhe për të ndërtuar një strategji sa më të efektshme: Për sherrxhinjtë e Ballkanit Perëndimor.
Por mbi të gjitha, ata, Burrat e Shtetit, do të vijnë që të sjellin Frymën dhe mbështetjen direkte të Bashkimit Europian, në të vetmin Vend Ballkanik, anëtar të Natos, me Konsensus pro Nato, mbi 70-80%…
Ata kanë zgjedhur Tiranën. Dhe ky është një sukses i Tiranës zyrtare të këtyre 30 viteve. Nga Berisha i Parë e deri te Rama i Tretë, me të mirat dhe me marrëzitë e veta (të njohura dhe të panjohura).
Përtej fjalëve, komenteve dhe teorive konspirative, Parisi dhe Berlini, domethënë themeli ku mbështetet sot Brukseli, kanë gjykuar që kryeqyteti shqiptar, i plotëson kushtet e mikpritjes, sepse është kryeqyteti i një vendi të rrethuar me bashkombasit e vet dhe që nuk ka rrëfyer ndonjë nacionalizëm zjarr vënës në Ballkanin e barutit.
Ndoshta kjo nuk është ndonjë meritë e madhe për Doktrinën Shqiptare të Shqipërisë Reale, porse për Europianët na bën të pranueshëm dhe më afër se të tjerët në modelin Zvicerian të bashkëjetesës.
Çfarë duhet të bëjmë ne shqiptarët të ndarë në formacione politike radikale ndërluftuese?
Ne shqiptarët e kacafytjeve shekullore ndërklanore, çfarë duhet të rrëfejmë më 6 Dhjetor 2022?
Në këtë datë unike dhe të pandodhur kurrë, kur 27 burra shtetesh zbresin në Nënë Tereza dhe jo në aeroportin Edi Rama?
Sepse asnjëherë më parë në Historinë modeste të shtetit të ri e modern shqiptar, nuk ka ndodhur të vijnë kaq shumë burra shtetesh, në një datë të vetme, duke respektuar si asnjëherë, Tokën Arbërore. Sigurisht, duke shkaktuar një xhelozi të tmerrshme te fqinjët tanë, që në thelb nuk e njohin arsyen e Egzistencës së Kombit tonë, ndërkohë që të 27 burrat e shtetit, do të dëshmojnë krejt të kundërtën!
Çfarë duhet të bëjmë pra? Të zgjedhim Politikën e ditës, apo të zgjedhim shansin që të rrëfejmë sa e meritojmë në të vërtetë këtë respekt?
Doktori na fton të protestojmë, për të bindur europianët se bëjnë gabim që vijnë në Tiranën e korrupsionit dhe që pranojnë qokat mikpritëse të Ramës!
Doktori na fton nëpërmjet lojra opozitare fjalësh: që“t’ja prishim festën” Ramës!
Por në të vërtetë kjo do të rrëfente se, Ne shqiptarët, nuk jemi shtet dhe nuk kemi shtet! Dhe kjo paradigëm e urryer që na persekuton prej një shekulli, është shumë përtej Berishës dhe shumë përtej Ramës!
Thënë kjo, përsëri nuk do të mund të isha kundër një Proteste, që do ishte në thelb një manifestim paqësor, proeuropian dhe antiRama.
Por, nëse ndodh kjo formë proteste, manifestuesit paqësor, do të dëshmonin të kundërtën e qëllimit të mbajtjes së vetë Protestës, do të dëshmonin që Shqipëria, nuk është një regjim, por në të kundërt, është një demokraci funksionale, ku edhe protestohet…
Oksidentalët janë mësuar me këto. Në çdo Samit të Natos, ka gjithmonë ca qindra pacifist që protestojnë në emër të paqes. Në çdo Samit të G20, ka mijëra anti-kapitalistë apo ambientalistë që protestojnë me pankarta përtej kordonit të policisë.
Protesta të toleruara këto, madje kartolina me ngjyra, të fasadës demokratike, edhe në vendet më militariste të botës.
Mirëpo Doktori na fton të protestojmë me çdo kusht!
Përse me 6 Dhjetor, kur ka edhe 364 ditë të tjera?!
Sigurisht për të treguar botërisht dhe faqe burrave të shtetit që do mblidhen në Tiranë, se ay, Doktori, është një faktor i rëndësishëm, stabiliteti apo turbulence…
Sepse mendon Ay, Doktori pra, që ka gabuar kush ka gjykuar pa themel, se Berisha na paska vdekur politikisht…
E pra, nëse protestojmë në 6 Dhjetor, duhet të protestojmë për të vërtetuar këtë ekuacion politik të Doktorit, sepse për Opozitën vendos vetëm ai!
Të tjerat janë Fjalë!
Por kjo është një temë tjetër, e vlertë për tu analizuar njëherë tjetër./ B.A. - CNA.al
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka përgënjeshtruar...
Të gjithë po flasin për vulën, datën e gjyqit, vulën e...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presid...
Ish-kreu demokrat i dorëhequr, Lulzim Basha, duket se ka m...
Një ditë më parë, deputeti socialist, Erion Braçe, ka sulm...
Një deklaratë e Ardjan Çapjas në Gjykatë, ku sipas tij një...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 6 dhjetori dita k...
Oriela Nebiaj dhe Petrit Doda janë mandatuar nga KQZ-ja si...
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka mbërritur ...
Zv.Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave...
Analisti Kreshnik Spahiu ka argumentuar mbrëmjen e sot...
Kandidati në Primaret e PD-së, që synon Bashkinë e Tir...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë takimit të tij në nj...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, është...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka injoruar refuzimin e kë...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehu...
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi akuzoi krye...
Kandidati për primaret e PD, Ilir Alimehmeti, deklaroi...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi, e ka cilësuar deputetin E...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, është treguar i pre...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...