DENONCIMI: Babëzia dhe vjedhjet e Veliajt, tenderët e dhënë
Koordinatori Rajonal për Tiranën i PD-së, Klevis Balli...

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar dhe në 20 qershor bëhen 6 muaj që mungon në seancat plenare që mund t’i rrezikojë edhe humbjen e mandatit të deputetit.
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, në një intervistë për CNA TV, ka shpjeguar rastin ku thekson se Berisha nuk riskon asgjë sa i përket mandatit me gjithë dëshirën e mazhorancës.
“Referuar dispozitave kushtetuese, dispozitave ligjore, rregullores së parlamentit, që rregullojnë statusin dhe funksionin e deputetit dhe praktikave të mëparshme parlamentare, zoti Berisha nuk riskon asgjë për sa i përket mandatit, çka është qartësisht një dëshirë e mazhorancës, e eksponentëve të saj, të cilët e kanë evokuar shpeshherë në media dhe kanë ngritur këtë tymnajë. Kushtetuta është e qartë për sa u përket rasteve kur deputetët humbasin mandatin. Njëri nga rastet përveç atij të heqjes dorë vullnetarisht nga mandati ose kur verifikohen kushte të pazgjedhshmërisë për ato që kanë të bëjnë me vendime të formës së prerë që pamundësojnë vijimin e mandatit të deputetit, rasti është ai kur deputeti pa arsye vendos dhe zgjedh të mos e ushtrojë për një periudhë më shumë se 6-mujore. Ky nuk është qartësisht rasti i zotit Berisha, krejt e kundërta është e vërtetë”, u shpreh Kaso.
Ai sqaroi më tej se ndaj Berishës ende nuk ka një akuzë penale dhe ai ka zgjedhur që të ushtrojë mandatin e tij si deputet, edhe pse prezenca fizike i është mohuar nga SPAK.
“Berisha pavarësisht masës politikisht të motivuar, të sigurimit që është marrë ndaj tij, pavarësisht se ai ka vetëm cilësinë e një personi në hetim, ende sot nuk përballet me një akuzë penale. Berisha ka zgjedhur të ushtrojë mandatin. Për të qenë fizikisht në seanca ka kërkuar më shumë se një herë nga organi procedues, nga SPAK-u, që të marrë pjesë në punimet e Kuvendit, leje kjo që i është refuzuar me arsye të nevojave të sigurisë. Kjo nuk do të thotë që zoti Berisha ka shpërfillur mandatin që i kanë dhënë zgjedhësit, por i është pamundësuar prezenca e tij fizike në punimet e Kuvendit, në seanca plenare ose në punimet e komisioneve për shkak të masës së sigurisë. Dispozita kushtetuese e cila parashikon jo pa qëllim faktin e mungesës më shumë se gjashtëmujore, por të pajustifikuar, nuk mund të aplikohet në asnjë rast ndaj zotit Berisha”, u shpreh ai.
Kaso nënvizoi se mandatin Berisha ka zgjedhur ta ushtrojë edhe në forma të tjera, nëpërmjet iniciativave ligjvënëse në shumë prej të cilave janë paraqitur nga Grupi parlamentar i PD-së në Kuvend.
“Mandatin zoti Berisha ka zgjedhur ta ushtrojë edhe në forma të tjera. Nëpërmjet iniciativave ligjvënëse në shumë prej të cilave janë paraqitur nga grupi parlamentar i PD, zoti Berisha ka marrë pjesë. Duke pasur edhe një kryetare Kuvendi tërësisht notere të vullnetit të mazhorancës, qoftë edhe nga pikëpamja formale, nuk ka asnjë hapësirë ligjore në këndvështrimin tim, ose të rregullave të procedurës së Kuvendit që mund të shtyjnë Kuvendin që të përcaktojë fundin e mandatit të zoti Berisha për shkak të mosushtrimit të tij”, tha Kaso./CNA
Koordinatori Rajonal për Tiranën i PD-së, Klevis Balli...
Qeveria britanike së fundmi ka lënë në fuqi vendimin p...
Në Shqipëri, pasi Gjykata e Apelit ia njohu ish kryemi...
Ashtu siç ka paralajmëruar edhe CNA, edhe gazetarja Kl...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, teksa foli gjatë n...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi dek...
Avokati Genc Gjokutaj dhe anëtari i kryesisë së PD-së ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka ngritur akuza të for...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Londë...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, nga Njësia 7, ka vijuar me...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka zbul...
Lulzim Basha është hedhur në sulm ndaj ish-kryeministr...
Një ditë më parë, Lulzim Basha zhvilloi një vizitë në ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demok...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj hapi një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një premtim për ...
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi ka reaguar në lid...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...