CNA prej ditësh ka publikuar emrat e blogerëve, personazheve publike, artistëve që janë bërë pjesë e skemave të Erion Veliajt, kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, në protestë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
CNA denoncoi se personazhe publike, njerëz që janë futur në emisione të ndryshme, në “show” si “Përputhen” apo “Big Brother” dhe emisione të tjera, individë të bërë të famshëm nga “TikTok”-u, personazhe të rrjeteve sociale, që janë të pranishëm në protestë, janë persona të paguar nga vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj, i kompanisë “Gogel”, i cili administron dhjetëra reklama kompanish, siç CNA ka raportuar rastin e IQOS.
Në editorialin e tij të radhës, Mero Baze, i cili nga ushtar i Saliut u bë pak kohë ushtar i Ramës, nga demokrat, revolucionar, socialist, tani ka ngelur një 99-ç i vogël i Erionit, e ka pranuar në shënimin e tij se këta blogerët janë të Erion Veliajt dhe i ka paguar Erion Veliaj, po paska një muaj që nuk i paguan.
Pra, deri dje ishin të Veliajt këta blogerët. Merrnin para nga Erioni që të bënin fushatë për të, që të bënin fushatë për PS-në. Tani, një ditë të bukur, para një muaji, tak, u ndërprenë pagesat, sipas Meros, se filloi protesta, se filluan lëvizjet dhe blogerët dolën kundër.

Në fakt, puna e pagesave të blogerëve është një tjetër histori, se njerëzit ndryshojnë, mund të jenë edhe me Erion Veliajn dhe të nesërmen të ndryshojnë zgjedhjen.
Por, problemi është që shumica e këtyre blogerëve, jo vetëm kanë qenë me Erion Veliajn në fushatë për ta bërë kryetar bashkie, jo vetëm një pjesë e madhe e tyre aktorë, artistë, blogerë shkuan kur kishte gjyqin në Gjykatën Administrative (edhe pse nuk kishin asnjë lidhje për të shkuar në një sallë gjyqi, por këto janë skemat e Veliajt dhe vëllait të tij, Arbër Veliajt, që i paguan blogerët), por disa prej tyre vazhdojnë paguhen dhe do të vazhdojnë të punojnë me agjenci reklamash, se me atë punë jetojnë ata.
Janë mercenarë sa të Erionit, sa të Ramës, se mercenarë të Saliut me pagesë nuk bëhen dot, se Saliu s'ka as pushtet, as kompani reklamash që të qarkullojë dhjetëra miliona euro, duke marrë paratë e kompanive më të mëdha të reklamimit në vend, si kompania “Gogel” e Arbër Veliajt që lindi në 2015-ën me xhiro sa një kioskë, dhe tani është një nga kompanitë më të mëdha në qarkullimin e reklamave në vend.
Kjo kompani përdoret jo pa qëllim, por për shpërndarjen e parave në media sipas interesave që i takojnë pushtetit të Ramës dhe të Erion Veliajt. Dhe duke pasur parasysh këtë, është fakt që Erion Veliaj nga burgu, jo rastësisht, i ka vërsulur blogerët e tij të dalin në protestë. Ka dhe nga ata që kanë shkuar në protestë dhe kanë bërtitur: "Lironi Erion Veliajn!"
Lind pyetja: Kur nuk i paguan më Arbër Veliaj apo Erioni këta blogerë, pse bërtasin në shesh: "Lironi Erion Veliajn!", derisa i morën me shkelma dhe i dëbuan?
Kjo është e vërteta.
Pastaj, se kush janë pjesa tjetër në protestë, këtë e dinë të gjithë: ka qytetarë në të drejtën e tyre që protestojnë, ka të rinj në të drejtën e tyre që protestojnë, ka anarkistë, neomarksistë, trampistë, konservatorë, demokratë, socialistë, të paaftë, të zotë, dështakë në politikë, nga të gjitha llojet.
Por, ata që ranë në sy të kësaj proteste ishin blogerët, siç thotë dhe Mero, që i paguante Erioni. Por, tani ka pak kohë s'i paguan. Ndërkohë ata vazhdojnë shkojnë, bëjnë thirrje për protestë edhe për lirimin e Erion Veliajt (megjithëse Erioni s'i paguan, siç thotë Mero).
Por këtu pranon një të vërtetë të paktën, që Erioni i ka paguar mirë. Sa i ka paguar, faturat i ka Arbër Veliaj. Mjafton Edi Rama të kërkojë faturat e Arbrit, por ato që jepen me bankë, se flitet se ka dhe pagesa pa bankë. Po këto janë pjesë e hetimeve të SPAK-ut, nuk na përkasin neve./ CNA
Në lajthitjen e tij të radhës Mero Baze i cili duket se i ...
Në një nga shënimet e radhës që janë më shumë lëshime mend...
Kanë të njëjtën formë, stil, mënyrë, njëri me ato që artik...
Mund të mos e njohim nëpërmjet babi Gurit që ka qenë kokrr...
Mero Baze, në paçavuren e tij online, ka publikuar “psiqik...
I njohur botërisht si këllira e Saliut me një paçavure...
Në një editorial të tij Mero Baze, gazetari që qelb erë jo...
“Djali i dytë” i Sali Berishës dikur, siç quhej në korrido...
Gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, në një nga paça...
Sa i përket fakteve, ai ka të drejtë. Ilir Meta në Tiranë,...
Ka një mënyrë shumë të thjeshtë për të kuptuar evolucionin...
Pak kohë më parë, Mero Baze kishte zbuluar një teori shumë...
Në një reagim për “Express”-in e Kosovës në 30 nëntor 2013...
Në një nga halucinacionet e tij raportuese në gazetën “Tem...
Mero Baze, gazetari i familjes Veliaj, njeriu i cili dje i...
Ndoshta mashtrimet që shkruan Mero Baze, në pleqërinë e ti...
Mero Baze, gazetari i familjes Veliaj, ka bërë thirrje pas...
Mero Baze ose siç e quajnë ndryshe Plaku Mere, në pleqërin...
Mero Baze vazhdon mashtrimet e tij publike, gënjeshtrat, d...
Mero Baze, gazetari që qelb erë, siç thotë Indro Montanell...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Jetmir Pepa i njohur si Mir Pepa është arrestuar në Dubai....
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Andy Burnham ka pasur një takim sekret me Keir Starmer për...
Të paktën 172 anije kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzi...
Irani shpall tre ditë pushimesh zyrtare në kryeqytetin Teh...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka thënë se ve...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...