Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

Republikë Bananesh apo Republike Majmunësh?!
Letër e hapur drejtuar opinionit publik
Thellësisht i prekur nga mesazhet e shumta të solidaritetit në këto ditë të vështira për mua,i habitur dhe i indinjuar nga akuza që më erdhi nga majmuni Kiko, një gangster i njohur për sjellje të pa denjë në shoqëri, një majmun që në kulmin e sezonit turistik kërkon të njollosë imazhin e vendit duke rrahur policët dhe zbuar turistët e huaj, po ju shkruaj me lot në sy dhe me putrën që më dridhet duke shpresuar që organet e drejtësisë do të bëjnë punën e tyre.
Nuk ju drejtova SPAK-ut siç bëri majmuni Kiko, sepse jam i mendimit që prokurorët nuk duhet të punojnë nën presion.
Unë jam që secili institucion të bëj punën e tij. Nëse secili merret me punët e veta jetëgjatësia te shqiptarët do t'i kalojë 100 vite!
Unë jetën time e kam publike. Asnjëherë nuk jam fshehur. Jam influencer që me daljet e mia televizive dhe në instagram e tik tok nxjerr bananen e përditshme me djersën e ballit. Në sajë të ndikimit të imazhit tim konsumi bananes në Shqipëri ka kaluar mesataren e konsumit të çdo vendi të BE-se. Të paktën në këtë pikë Shqiperia renditet më dinjitet në familjen e vendeve të Unionit. Për këtë arsye hedh poshtë me neveri akuzën se unë synoj ta kthej Shqipërinë në Republikë Bananesh.
Unë kam fakte dhe do t’i provoj botërisht se është majmuni Kiko qe me majmunllëqet e tij e ka kthyer Shqipërinë në Republikë Majmunësh.
Me aktivitetin e tij dhe me modelin që ka krijuar ai majmunllëqet i ka ngritur në sistem dhe është kthyer në model për shoqërinë shqiptare.
Fakte:
1.Nëse një njeri hap biznesin e kafesë- të nxitur nga majmunllëku- 10 mijë të tjerë hapin po kafene. Kjo e ka kthyer Shqipërinë në një vend ky gjysma e popullsisë shet kafe dhe gjysma tjetër pi kafe. Shqipëria referuar EUROSTAT ka numrin më të madhe të bareve në Europë. Kjo është drejtpërdrejt e lidhur me ndikimin e majmunit Kiko.
2. Edhe në fushën e medias ku unë akuzohem se ushtroj ndikim, vijojnë majmunllëqet! Nëse një njeri hap një portal lajmesh, 800 të tjerë e imitojnë si majmun dhe hapin 800 portale me lajme, në një vend që ka apo nuk ka 10 lajme në ditë!
3. Nëse dikush ka sukses në farmacinë që ka hapur, dhjetera e qindra pas tij nuk do të vrasin mendjen për diçka, por si majmunë do të hapin farmaci duke e kthyer Shqipërinë në vendin që ka më shumë farmaci se ushqimore.
4. Nëse një oligark i nderuar apo investitor strategjik nis dhe bën një fshat turistik, dhjetëra të tjerë e imitojnë si majmun të parin dhe ndërtojnë vargan fshatra turistikë në bregdet.
5. Nëse një biznesmen i nderuar pastron paratë duke ndërtuar një pallat apo një kullë, dhjetëra të tjerë ngrihen dhe imitojnë si majmun sipërmarrësin e nderuar.
6. Nëse një zyrtar i qeverisë ka idenë gjeniale që një rrugë duhet ndarë në shumë lote që të mos marrin pjesë kompani të huaja në tender, edhe zyrtarët e tjere, nuk vrasin mendjen për ide novatore, por bëjnë të njëjtën gjë për gjithë rrugët publike!
7. Nëse një kriminel me precedent penal arrin të bëhet deputet i nderuar apo kryetar bashkie, dhjetëra të tjerë pas tij imitojnë suksesin e të parit dhe bëhen deputet apo kryetar bashkie.
8. Ishte një ide gjeniale për të mbledhur lekë pa u lodhur duke vendosur traun në rrugen e Kombit. Në vend që zyrtarët të vrasin mendjen për ide kreative se si të mbledhin lekë, majmunojnë duke imituar propozimin e pare: të vendosim tra në çdo rrugë.
9. A e keni vënë re i nderuar publik se “majmunllëqet e Kikos” kanë depërtuar deri lart, lart fare, atje në qeveri?! A e keni venë re se si ministrat dhe deputët imitojnë të madhin fare?! E imitojnë në gjeste, në shprehje, në mimikë, në të folur, në të ecur.
10. Majmuni Kiko me majmunlleqet e tij ka vrarë më shumë se shpresën në këtë vend, ka vrarë kreativitetin!
Të nderuar,
Unë hedh poshtë me neveri shpifjet se paskam tentuar të ngre këtu Republikën e Bananeve.
Eshtë në dorën tuaj të gjykoni (shpresoj bazuar në fakte dhe prova) nëse Shqipëria, atdheu ynë i dashur, po bëhet Republikë Bananesh apo Republikë Majmunësh?!/CNA.al
Prej disa vitesh, të rinjtë shqiptarë po diplomohen si...
Shfaqja e djeshme me Ilir Beqajn e prodhuar nga Kinostudio...
“Çfarë mund të quhet fitore?”, -pyeste poeti i madh gj...
Paradoksalisht, fundi i kalvarit të hapjes së negociat...
Turizmi është në krizë të fortë këtë vit. Kjo është e ...
Nga thirrja e studentëve në dhjetor të vitit 1990 të sheku...
Rusia, India, Kina, Brazili dhe Afrika e Jugut - është...
Nga haberet e drekës të medias mësojmë se në Republikë...
Ditë e diel, rrugët janë pothuajse të boshatisura. Në ndon...
Faktet, faktet 1-Njoftimi i Ministrisë së Brendshme për r...
16 korrik 2018. Një lajm i hidhur: U nda nga jeta Fadil H...
Sa e dhimbshme. Çdo kontejner që vjen me banane nga Ko...
Unë i nënshkruari majmuni Kiko, jam lindur në pyjet e Amaz...
Pas lajmit se në kontenierin me banane në Durrës mungo...
Rendi publik zero Siguria e jetes se Qytetareve me e ...
1. Ngjarja ndodh në mes të ditës (natën as autorët nuk...
Rilindja nuk ka asnjë kartë morale për të fituar Bashkinë ...
Në vijim të traditës më të mirë për t'u konsultuar me popu...
Gjatë pandemisë jam çuditur me një grup mjekësh, të ci...
U ulëm ballë për ballë. - Si të quajnë? - Anonim. Kam nj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...