Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...

Planeti ynë është i vetmi vend në Univers që dihet se strehon jetën, nga qeniet mikroskopike tek ato gjigante. Megjithatë, pavarësisht nga kudondodhja e jetës, ne nuk jemi ende të sigurt se ku filloi saktësisht jeta. Duke parë përbërjen kimike të jetës, mund të supozojmë se jeta e parë kërkonte përbërësit bazë dhe një lloj “shkëndije”. Ja cilat janë 3 origjinat më të mundshme:
1. Të çarat hidrotermale
Në fund të oqeanit, ka të çara nga të cilat del jashtë një përzierje përvëluese e përbërë nga uji, metani, amoniaku, komponimet e hidrogjenit etj. Pikërisht rreth këtyre të çarave të krijuara miliarda vjet më parë, oksidet e azotit në ujin e detit mund të kenë reaguar në përzierjen e nxehtësisë deri në temperaturën 400°C me elementë të bollshëm për të krijuar blloqet ndërtuese molekulare të jetës: aminoacidet dhe proteinat.
Në vitin 2019, studiuesit nga Kolegji Universitar i Londrës njoftuan se kishin krijuar protoqeliza të “vetorganizuara, të renditura në mënyrë endogjene, dhe koleksione sferike të lipideve” në një mjedis të simuluar të ventilimit hidrotermal në laborator. Një protoqelizë nuk është tamam një jetë, por është një pararendëse e saj.
Shkencëtarët kanë zbuluar sisteme shumë të përqendruara të të çarave hidrotermale. Një sistem i tillë, i përbërë nga të çara të quajtura “duhanpirës të bardhë”, njihet si Kompleksi i Qytetit të Humbur. Kjo zonë mund të jetë përafrimi më realist i një sistemi ventilues në Tokën e hershme, me një shtrat detar që mendohet të jetë pothuajse identik me atë që ishte i pranishëm gjatë Eonit Hadean, epoka gjeologjike në Tokë që zgjati nga formimi i planetit deri rreth 4 miliardë vjet më parë. Kompleksi i Qytetit të Humbur, është i mbushur me jetë të çuditshme krejtësisht të pambështetura nga drita e Diellit.
2. Pellgjet e cekëta
Pellgjet e vogla, ndoshta midis 10-100 centimetra të thellë, mund të kenë qenë më mikpritëse për fillimet e jetës në Tokë sesa oqeanet raportoi në vitin 2019 një ekip studiuesish nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets, Boston.
Me vëllime dukshëm më të vogla, pellgjet e cekëta mund të kenë grumbulluar okside të azotit nga atmosfera dhe fosfor nga goditjet e rrufeve, me përqendrime shumë më të mëdha sesa mund ta bëjnë ndonjëherë detet. Më pas ato mund të ndërveprojnë me ARN - një molekulë e pranishme në të gjitha qelizat e gjalla - për të formuar format e para të jetës.
3. Përplasja e një komete
Midis 3.8 dhe 4.1 miliardë vjet më parë, supozohet se Toka u godit nga asteroidët dhe kometat në një ngjarje të njohur si Bombardimi i Vonë i Rëndë. Shumica e kometave përmbajnë të gjithë përbërësit për aminoacide - blloqet ndërtuese të proteinave - përfshirë molekulat si metani, dioksidi i karbonit, amoniaku dhe akulli i ujit.
Kur një kometë përplaset në sipërfaqen e Tokës, çlirohet një sasi e madhe energjie”. Kjo energji mund të shkojë për rirregullimin e molekulave me një gjendje energjie më të lartë”- tha Sukrit Ranjan, asistent profesor në astrobiologji në Universitetin e Arizonës, SHBA.
Në vitin 2020, një ekip shkencëtarësh zbuloi prova të mikrobeve të lashta 1.3 kilometra poshtë kraterit të shkaktuar nga përplasja e Çiksulub, asteroidit që zhduku dinosaurët.
Kur ajo copë e madhe shkëmbi hapësinor u përplas mbi atë që është sot Gadishulli Jukatan i Meksikës, çau shkëmbin tokësor dhe krijoi sisteme nëntokësore, të cilat nga ana e tyre u fekonduan nga lëngjet hidrotermale dhe nga çdo lëndë organike e pranishme në asteroid.
Në brigjet juglindore të Shteteve të Bashkuara, ekziston n...
Për shkak të lindjes së saj, bollëkut të përhershëm, banan...
Njeriu i quajtur si “votuesi i parë i Indisë” ka vdeku...
Nëse e ndieni veten pak më pak të lumtur, jini me fat - os...
Një mëngjes gushti të vitit 1835, lexuesit e "New York...
Në shumë kuzhina, soba dhe furra mund të gjenden së bashku...
Jeni në një lidhje me një djalë që e dini se nuk është plo...
Më parë mendohej se peshqit e artë që zbukurojnë akuariume...
Ne kalojmë shumë kohë në shtrat. Ne luksohemi në të dielën...
Shumë njerëz kanë lexuar dhe u është thënë Amerika u zbulu...
Përqendrimi dhe shkathtësia e mendimit, është një nga gjër...
Shkencëtarët tani mund të "deshifrojnë" mendimet e nje...
Amou Haji, 94 vjeç i cili është quajtur ndryshe si nje...
Një vajzë e re ka vendosur të ndajë publikisht në rrjetet ...
Sot, më 25 tetor, do të ndodhë një eklips i pjesshëm diell...
Helmi i nepërkës braziliane ruan presionin e gjakut të...
Një stjuardesë po lulëzon në rrjetet sociale pasi ndau pes...
Vitin e kaluar dhe pas 24 vitesh në krye të Amazon, njeriu...
Leonid Radvinsky, pronar i shërbimit të abonimit të mediav...
Shkencëtarët kanë identifikuar një shenjë të re që mund të...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...