
Si e ka penguar pesimizmi përparimin e njerëzimit?
Në vitin 1899, Çarls H.Duell, komisioneri i Zyrës së Paten...
Sa e besueshme është kujtesa juaj? A e mbani mend se çfarë po bënit pikërisht në këtë datë 10 vite më parë? Apo e keni të vështirë të mbani mend edhe atë që keni ngrënë dje për drekë? Pavarësisht se sa mirë mendoni se i mbani mend gjërat, fakti është se truri ynë është plot me kujtime të ngjarjeve që nuk kanë ndodhur kurrë, ose me të ashtuquajturat kujtime të rreme.
Dhe sipas shkencës, kjo dukuri nuk është domosdoshmërisht një arsye për t’u shqetësuar. Për ta shpjeguar këtë fenomen të çuditshëm, ne biseduam me dr.Xhulia Shou, studiuese në Kolegjin Universitar të Londrës dhe eksperte në psikologjinë kriminale.
Kujtimet janë në thelb rrjete neuronesh. Dhe kujtimet autobiografike - pra kujtimet e jetës sonë - përfshijnë lidhjen e pjesëve të ndryshme të trurit. Këto kujtime nuk jetojnë vetëm në një pjesë të vogël të trurit. Në fakt, kur ndiheni sikur po ri-jetoni një përvojë - aromat, pamjet, tingujt, shijet - të gjitha pjesët e trurit që janë përgjegjëse për ndjesi të ndryshme, rekrutohen si pjesë e këtij rrjeti vërtet të madh dhe të komplikuar.
Të gjithë kanë kujtime të rreme gjatë gjithë kohës. Madje edhe ata që mendojnë se kanë kujtesën më të mirë në botë. Shkencëtarët kanë testuar njerëz që quhen HSAM (njerëz me memorie autobiografike shumë superiore), të cilët kanë kujtimet autobiografike më të mira në botë.
Janë ata lloj njerëzish, të cilët mund t’i pyesësh se çfarë bënë më 2 nëntor 1972, dhe do t’ju tregojnë me detaje çfarë bënë atë ditë. U pa që edhe këta njerëz krijojnë kujtime të rreme, madje gati me të njëjtin ritëm si gjithë të tjerët. Kujtimet e rreme, duket se janë një aspekt thelbësor i mënyrës se si funksionon truri.
Kjo sepse rrjetet e trurit nuk janë të destinuara të jenë statike. Truri funksionon si një organ dinamik dhe i lëngshëm, i cili duhet të sistemojë vazhdimisht informacione të reja. Kjo është arsyeja pse mund të ndryshojnë kujtimet tona .
Kujtimet e rreme shtohen me kalimin e kohës. Ju krijoni diçka që nuk ka ndodhur dhe truri juaj shton detajet. Edhe pse është e mundur që dikush mund të krijojë një kujtim të rremë që të jetë që në fillim një histori e plotë, kjo nuk është diçka që ndodh zakonisht.
Me shumë gjasa mund të jetë një gënjeshtër. Por nëse flasim për kujtimet, për gjëra që ne besojmë se na ndodhin, kjo kërkon më shumë një proces dhe pak më tepër kohë. Kur krijoni një kujtim të rremë, e nisni me një detaj, dhe më pas nisni të pyesni veten për gjëra të tjera që mund të kenë ndodhur.
Dhe ajo zbukurohet me kalimin e kohës. Për shembull, imagjinoni sikur “Ndoshta u rrëzova nga shkallët kur isha 6-vjeç”. Ju mund të mendoni se si mund të ketë ndodhur kjo. Pastaj herën tjetër që mendoni mbi këtë gjë, e keni tashmë atë imazh në kokën tuaj të vetes duke rënë nga shkallët. Pastaj filloni ta redaktoni, duke shtuar pjesë.
Për shembull rashë nga shkallët dhe godita kokën, e kështu me radhë. Pra kujtimet e rreme zmadhohen me kalimin e kohës, ndërsa kujtimet e vërteta zakonisht ose mbeten të njëjta, ose shpërbëhen sidomos kur kalon shumë kohë. Është shumë më e zakonshme që harrojmë detaje të gjërave që kanë ndodhur, dhe që një kujtim i vërtetë të bëhet më i zbehtë. Ndërsa kujtimet e rreme priren të pasurohen me më shumë detaje.
Mund të shkruani gjëra, të bëni foto dhe video. Nëse diçka është e rëndësishme, supozoni se do ta harroni atë. Kjo është gjëja kryesore. Një këshillë tjetër është të jeni shumë të vëmendshëm. Sa më të madhe ta bëni ‘gjurmën’ e një kujtimi, aq më shumë ka gjasa ta gjeni sërish më vonë.
Kampionët e kujtesës, e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës. Ata përdorin mjete ndihmëse të kujtesës, që i ndihmojnë të “magazinojnë” fragmente më të mëdha të kujtesës. Për kujtimet autobiografike, mund të përshkruani atë që po shihni dhe po përjetoni tani, gati si të jeni një tregimtar, duke ia rrëfyer dikujt tjetër.
Kujtimet e rreme duken si defekte, por unë mendoj se ato janë një pjesë thelbësore e të qenit njerëz. Fakti që kemi kujtime të rreme, është një dëshmi e krijimtarisë së trurit dhe aftësisë së tij për të ri-kombinuar vazhdimisht, në mënyrë krijuese informacionin.
Zakonisht në kujtimet e rreme që shoh në studimet e mia, njerëzit përdorin njerëz të vërtetë, vende reale, gjëra që kanë dëgjuar apo parë, ndoshta në filma apo gjetkë. Por ato janë që të gjitha pjesë të vërteta të informacionit. Një kujtim i rremë, është thjesht kombinimi i gjithë kësaj në një tregim që nuk ju ka ndodhur në të vërtetë.
Kjo është një aftësi e pabesueshme. Është ndoshta një nga gjërat që na përcakton vërtet si specie dhe mendoj se është një gjë e bukur. Nëse do të shpëtonim nga kujtimet e rreme, pra le të themi që papritur të nisnim të kishim kujtime të përsosura, do të shpëtonim nga shumë gjëra të tjera që i vlerësojmë./ “Science Focus” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA
Në vitin 1899, Çarls H.Duell, komisioneri i Zyrës së Paten...
Elefantët, gjitarët e mëdhenj që jetojnë kryesisht në Afri...
Amerikanët i quajnë "beer goggles" (syze birre). Është...
Duke nisur nga viti 2024, "Changi", një aeroport i Singapo...
Në librin e tij “DisConnected” (Të shkëputur), Stiv Tejlor...
Autostrada Karakoram është rruga më e lartë ndërkombët...
Një ngjarje e rrallë është regjistruar në Indi, ku një fos...
Një skelet, pothuajse i plotë, i një dinozauri do të shite...
Shumë persona që kanë probleme me depresionin, mundohen që...
Milingona e kuqe e zjarrit, një nga insektet më “pusht...
Një 7-vjeçare ka marrë dhuratën më të çmuar për ditëlindje...
Kur një çift vendos se marrëdhënia e tyre ka përfunduar, p...
Astrologët na thonë se muaji që kemi lindur, mund të ndiko...
Një specie e re peshkaqeni me karakteristika të çuditshme ...
Revista amerikane “Forbes” ka renditur 10 njerëzit më të p...
Është fshehur nga sytë e publikut për më shumë se njëqind ...
Njerëzit që operohen nga kirurge femra kanë më pak gjasa t...
Përdoruesit e marijuhanës kanë nivele më të larta të plumb...
Pushimet janë gjithmonë një kohë ideale për të rikuperuar ...
Thonë se dashuria nuk kushton asgjë. Por kjo sigurisht nuk...
Lidhur me pesticidet e ndaluara në vendet e BE-së, por...
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, i cili njihet si manjat ...
Për aksidentin në Durrës ku drejtuesi i furgonit, Ndue Aba...
“Stop” u ndal në një aksident të ndodhur në 7 Mars 2023 në...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Europol ka zhvilluar javën e fundit një aksion, i cili...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga vrasja dhe plago...
Ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në Lak...
Një e moshuar rreth të 70-ave me iniciale Gj.T. është ...
Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka ...
Edhe për ditën e sotme pritet përmirësim i përkohshëm ...
Shumë gjendje, autoimune apo sëmundje dërgojnë shenjat e t...
Nëna insistonte me djalin e saj 4 vjeç që të kërkonte të f...
Henry Kissinger, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare ...
Gjykata Supreme e Rusisë ka shpallur “ekstremiste” lëvizj...
Një grua 70-vjeçare ka lindur binjakë pas trajtimit me Fek...
Këngëtari Drake është së fundmi në qendër të vëmendjes së ...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Konsumi i sheqerit në vend vijon të këtë rënie, pavarësish...
Zyrihu dhe Singapori janë qytetet më të shtrenjta në b...
Sot më 30 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2...
Rritja e kredisë konsumatore është përshpejtuar në tre...