Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Amerikanët i quajnë "beer goggles" (syze birre). Është një term që i referohet idesë se kur pimë alkool, ka më shumë gjasa që t’i shohim të tjerët si tërheqës.
Por a është vërtet kështu? Disa studime janë përpjekur që t’i japin përgjigje këtij pretendimi, dhe rezultatet nuk kanë qenë asnjëherë shteruese.
Tani një studim i ri ka arritur në përfundimin se nuk ekziston efekti i “syzeve të birrës”.
Përkundrazi, ka shumë të ngjarë që kur jeni të dehur, të jeni më të prirur që ta lini veten të shoqëroheni me ata që ju pëlqejnë tashmë kur ishit esëll. Gjetjet e këtij studimi u botuan në “Journal of Studies on Alcohol and Drugs”.
Në dallim nga studimet e mëparshme, studimi i ri i bëri pjesëmarrësit të besojnë se më vonë mund të ndërveprojnë me njerëzit që po “përzgjidhnin” imazhet në fotot dhe videot që shihnin kur ishin esëll, dhe pas konsumit të alkoolit.
“Kjo shtoi sasinë e duhur të realizmit, i cili ka munguar në studimet e mëparshme”-specifikon Rebeka Monk, profesore psikologjie që nuk ishte e përfshirë në studimin në fjalë.
Një guxim i “lëngshëm”
Studiuesit përfshinë në studim 18 grupe miqsh meshkuj (2 në të njëjtën kohë për të rikrijuar ndërveprimin tipik shoqëror të një mbrëmjeje të kaluar me miqtë në bar).
Atyre iu kërkua të vlerësonin se sa tërheqës ishin burrat dhe gratë në foto, si dhe video të ndryshme që u tregoheshin në një ekran.
Në një rast, iu kërkua të pinin vodka dhe lëng boronice, duke arritur një nivel prej 0.08 për qind alkooli në gjak (kufiri maksimal i ligjshëm në Angli).
Në një rast tjetër, iu kërkua të pinin pije freskuese. Rezultatet treguan se pjesëmarrësit nuk i shihnin njerëzit në foto më tërheqës kur pinin alkool.
Ndërkohë kur ishin të dehur, ata kishin 1.71 herë më shumë gjasa të ndërvepronin me ata që i pëlqenin më shumë, sesa kur pinin pije jo-alkoolike.
“Ne pamë se konsumi i alkoolit, rriste atë që ne e quajmë ‘guxim të lëngshëm’, ose dëshirën për të bashkëvepruar me njerëzit që na duken më tërheqës”- shpjegon Monk.
Ndërgjegjësimi
Duke pasur parasysh efektet që ka alkooli tek funksionet e përpunimit të aftësive vizuale dhe njohëse, ka shumë mundësi që rezultatet të ishin të ndryshme në rast se do të rriteshin nivelet e dehjes nga alkooli.
Monk thekson se çdo rast, është e rëndësishme që kur pinë alkool njerëzit të jenë të vetëdijshëm për pasojat. Ata duhet ta dinë se ato mund të jenë të këndshme në një periudhë afatshkurtër, por të dëmshme në atë afatgjatë./ Përshtatur nga CNA
Duke nisur nga viti 2024, "Changi", një aeroport i Singapo...
Në librin e tij “DisConnected” (Të shkëputur), Stiv Tejlor...
Autostrada Karakoram është rruga më e lartë ndërkombët...
Një ngjarje e rrallë është regjistruar në Indi, ku një fos...
Një skelet, pothuajse i plotë, i një dinozauri do të shite...
Shumë persona që kanë probleme me depresionin, mundohen që...
Milingona e kuqe e zjarrit, një nga insektet më “pusht...
Një 7-vjeçare ka marrë dhuratën më të çmuar për ditëlindje...
Kur një çift vendos se marrëdhënia e tyre ka përfunduar, p...
Astrologët na thonë se muaji që kemi lindur, mund të ndiko...
Një specie e re peshkaqeni me karakteristika të çuditshme ...
Revista amerikane “Forbes” ka renditur 10 njerëzit më të p...
Është fshehur nga sytë e publikut për më shumë se njëqind ...
Njerëzit që operohen nga kirurge femra kanë më pak gjasa t...
Përdoruesit e marijuhanës kanë nivele më të larta të plumb...
Pushimet janë gjithmonë një kohë ideale për të rikuperuar ...
Thonë se dashuria nuk kushton asgjë. Por kjo sigurisht nuk...
Një skenë e pabesueshme. Keni mbetur pa fjalë nga një imaz...
Gjuetia më e madhe e përbindëshit të Loch Ness në më shumë...
Ishulli Hidra në shikim të parë nuk ndryshon nga fqinjët e...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...