
Nëse doni të kurseni para, ndaloni së bëri këto gjëra
Me siguri ju ndodh shpesh që ende pa përfunduar muaji port...
Unë kam pasur një fobi ndaj buburrecave që kur isha rreth 10 vjeç, kur rastësisht u ndesha me një të tillë në mes të natës teksa vizitoja të afërmit në Mumbai të Indisë. Para atij momenti nuk më kujtohet të kem qenë as e vetëdijshme për këtë fobi, edhe pse duhet t’i kem parë më herët ato.
Dritaret ishin hapur dhe atë natë të nxehtë dhe të lagësht, dhe disa buburreca kishin vendosur të eksploronin. Gjysmë në gjumë dhe kurioze e mora në dorë njërin prej tyre. Ulërima që dhashë kur ndjeva atë përpëlitje të tmerrshme në dorën time - dhe më pas pamja e buburrecave kur prindërit e mi ndezën dritat - zgjoi ndoshta të gjithë lagjen.
Tani jam mbi 40 vjeçe, dhe reagoj ende në mënyrë ekstreme sa herë që shoh buburrecë, sidomos në ambiente të mbyllura. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor në SHBA, rreth 12.5 për qind e njerëzve kanë një fobi të vërtetë. Fobitë ekzistojnë në skajin ekstrem të frikës, duke u shfaqur si një tmerr absolut, sepse shkaktojnë reagimin “lufto ose ik”.
“Zakonisht ato nuk kanë një arsyetim logjik pas tyre, sepse objekti nuk është i dëmshëm në mënyrat që ne mund të na duket”- thotë Tom Dejvis, profesor psikologjie në Universitetin e Alabamës, i specializuar në problemet që përfshijnë frikën, çrregullimet e ankthit dhe fobitë.
Njerëzit mund të zhvillojnë fobi për thuajse çdo gjë. Më tipiket kanë të bëjnë me kafshët, njerëzit e tjerë, mjediset dhe situatat (si hapësirat e ngushta apo noti në oqean) dhe dëmtimet trupore.
Psikologët nuk i kanë përcaktuar fobitë më të zakonshme, pasi ato priren të ndryshojnë në bazë të vendndodhjes apo edhe kohës së vitit. Megjithatë, studimet e kaluara kanë treguar që qentë, merimangat, të vjellat dhe marrja e një injeksioni janë variantet më të zakonshme, thotë Dejvis.
Po nga vijnë fobitë? Shumë frikëra, duke përfshirë edhe fobitë, kanë një përshtatje evolucionare. Për shembull, është e dobishme të jemi të kujdesshëm ndaj qenve, gjarpërinjve dhe merimangave (ata mund të na kafshojnë ose helmojnë), dhe lartësitë (mund të lëndohemi apo vesim nëse rrezohemi).
Por nga ana tjetër, askush nuk e di pse ne nuk kemi aq shumë fobi ndaj gjërave që janë statistikisht më të rrezikshme, si për shembull armët apo makinat. Kjo mund të ndodhë sepse duke na shoqëruar përditë dhe jemi mësuar me to. Për shembull, armët mund të sinjalizojnë një mesazh të përzier: ndërsa një armë mund të vrasë, ato i përdorin edhe ushtarët dhe heronjtë e filmave aksion.
Ndërkohë, shumica e njerëzve nuk e kanë përdorur armën ose nuk kanë pasur mundësi të krijojnë një përvojë pozitive ose negative me të, shpjegon Dejvis. Studimet tregojnë se përgjigjja ndaj fobisë aktivizon pjesët e trurit tuaj që lidhen me frikën dhe neverinë.
Në një studim, psikologët analizuan trurin e 32 vajzave, të moshës 8-13 vjeç, të cilat kishin një fobi ndaj merimangave. Frika është një përgjigje që përfshin zona të shumta të trurit, përfshirë amigdalën, e cila i përgjigjet së pari një kërcënimi. Megjithatë, një pjesë e korteksit paraballor, në pjesën e përparme të trurit, tregoi aktivizim të rëndësishëm gjatë testeve EEG (një elektroencefalogram, një mjet që mat aktivitetin elektrik në tru).
Ky është rajoni i trurit ku ndodh planifikimi dhe të menduarit, por edhe kushtëzimi i frikës. Pas përdorimit të teknikave të psikoterapisë, si terapia e ekspozimit njohës-sjellor, skanimet zbuluan se vajzat ishin më të afta të kontrollonin reagimet e tyre, dhe ato mund të shihnin imazhet që provokonin fobi me më pak neveri dhe frikë.
Në rast se ju keni një përvojë të tmerrshme me diçka – për shembull ju kafshon një qen – sa herë që shihni një qen pas asaj ngjarjeje, mund të filloni ta lidhni atë me sulmin. Madje vetë fjala qen, forma e tij e përgjithshme apo tipare të tjera, mund të shkaktojnë një reagim negativ te ju.
Madje edhe vetëm një fotografi mund të provokojë të njëjtat ndjenja frike dhe neverie. Në një studim tjetër me vajzat dhe fobinë e merimangës, botuar në “Journal of Psychiatric Research” në qershor 2012, disa nga vajzat që iu nënshtruan terapisë, ishin në gjendje të mbanin një merimangë të gjallë në duar.
Ata i vlerësuan merimangat si “më pozitive”, dhe thanë se ato u provokuan me pak frikë dhe neveri. Studimet e të rriturve kanë treguar rezultate të ngjashme me këtë lloj terapie. “Terapitë e bisedës dhe ato të ekspozimit, çojnë në një ndryshim të aktivizimit të trurit”- thotë Dejvis.
Një nga studimet origjinale mbi trajtimin e ekspozimit për të rriturit, i bërë në Suedi në vitin 1989, tregoi rezultate pozitive për trajtimin e ekspozimit me një seancë për fobitë te të rriturit. Katër vite pas një trajnimi dyorësh, 90 për qind e 20 pacientëve në studim ishin “shumë të përmirësuar ose plotësisht të shëruar”.
Një herë Dejvis po trajtonte një pacient që nuk mund të flinte pasi kishte parë një film horror. Në vend se të shmangte imazhet e frikshme të filmit, Dejvis e këshilloi ta shihte sërish filmin. Dhe sërish akoma. Herën e parë, rishikimi ishte shumë i frikshëm. Por hera e dytë ishte pak më pak e frikshme.
“Në fund pacienti më tha: Ky film po bëhet i mërzitshëm për mua. Pra frika nuk ishte më reagimi kryesor”- kujton Dejvis. Eliminimi i fobisë suaj nuk është i barabartë me të kundërtën. Në raste të rralla, frika kalon në kahun e kundërt, si në rastin e një pacienti që kishte frikë nga qentë dhe përfundoi duke adoptuar një qenush.
“Shumica e njerëzve mund të kalojnë nga një fobi që e ndërhyn shumë në jetën e përditshme, të kenë të paktën aftësitë të ndërveprojnë me atë që kanë frikë. Kjo do të thotë, që nëse shihni një qen dhe ai po zbret në anën tjetër të rrugës i lidhur në zinxhir nga i zoti, mund të ecni pranë tij dhe të mos keni sulm paniku apo të mos duhet të largoheni me vrap”- thotë Dejvis./ Përshtatur nga CNA.al
Me siguri ju ndodh shpesh që ende pa përfunduar muaji port...
Aplikimi i parfumit është si qershia mbi tortë kur përgati...
Që në kohët antike, tempulli i 14 Marsit, festa e Ditës së...
Jeni duke ecur përgjatë një rruge plot trafik për të s...
Sipas rezultateve të studimit të Universiteteve të Veronës...
Një nga problemet tipike që shumë njerëz raportojnë me lar...
Shkencëtarët që studiojnë një sërë bakteresh përgjegjëse p...
Është vlerësuar se në SHBA, 2.5 në 1000 njerëz divorco...
Sa herë që shkulni një thinjë edhe më shumë do të rriten n...
Një psikoterapist dhe ekspert i marrëdhënieve ka zbuluar t...
Një sëmundje e re e shkaktuar ekskluzivisht nga plastika ësh...
Konfirmimi i ekzistencës së jetës jashtëtokësore, do i...
Nëse mendoni se njerëzit janë thjesht të mirë nga natyra, ...
Zyrtarët egjiptianë të antikiteteve thonë se kanë konfirmu...
Shumë besojnë se është thjesht një mit, të tjerë një reali...
Negociatat për ngritjen e një paneli ekspertësh të Kombeve...
Ne njerëzit duket se kemi një marrëdhënie dashuri-urrejtje...
Ndryshimet e temperaturës dhe shkurtimi i ditës në dimër bë...
Faqja e rezervimit të udhëtimeve Omio, ka zbuluar destinaci...
E keni dëgjuar gjëegjëzën e vjetër: “Cila ka ekzistuar e p...
Lidhur me pesticidet e ndaluara në vendet e BE-së, por...
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, i cili njihet si manjat ...
Për aksidentin në Durrës ku drejtuesi i furgonit, Ndue Aba...
“Stop” u ndal në një aksident të ndodhur në 7 Mars 2023 në...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme kreu një operac...
Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tent...
Autoritetet marokene u kanë dorëzuar autoriteteve shqiptar...
29 persona janë arrestuar vetëm gjatë 72 orëve të fund...
Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka ...
Edhe për ditën e sotme pritet përmirësim i përkohshëm ...
Shumë gjendje, autoimune apo sëmundje dërgojnë shenjat e t...
Nëna insistonte me djalin e saj 4 vjeç që të kërkonte të f...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë. "Katër emigrantë...
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë...
Kryeqyteti i Irlandës, Dublini, dhe qyteti italian i G...
Athina po përshkallëzon reagimet e saj kundër burgosje...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Konsumi i sheqerit në vend vijon të këtë rënie, pavarësish...
Zyrihu dhe Singapori janë qytetet më të shtrenjta në b...
Sot më 30 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2...
Rritja e kredisë konsumatore është përshpejtuar në tre...