Fakte interesante, karakteristikat e malit të Korabit
Mali i Korabit është mali më i lartë në Shqipëri dhe një n...

Sa herë kam takim me botuesin shkoj gjysëm ore para. Sikur e kam dashnore. Ngaqë më tërheq shumë biseda për librin e ardhshëm, për faqosjen e tij, për tirazhin, shpërndarjen. Si ai menaxheri i një restoranti dasmash që interesohet që nga menyja, shërbimi, mbulesa e tavolinave, vendosja e karrikeve dhe ndriçimi i sallës.
U ula te një kolltuk pranë xhamit që t’i hidhja një sy dhe bulevardit mbushur me gjethe vjeshte. Më zgjojnë nostalgji, por dhe ngrohtësi. E ndërsa në këtë mjedis kaq miqësor porosita një ekspres, po jo të shkurtër se kisha kohë boll, pranë, afër fare u ul një çift të rinjsh.
Vajza kuptohej që larg ishte shtatzanë, mbase do lindë këtu, qesha. Djali, një i ri veshur sportiv me një portret simpatik. Sa i pashë më krijuan shije të mirë. Paçin shëndet e fat, urova. E kam zakon e bëj për këdo që më pëlqen, paçka se nuk e njoh.
-Ke emocion se po të vjen dita? - e pyeti me të qeshur çuni.
-E pres me lumturi. Po ti mos harro të marrësh ca leksione te babai yt. Se ai është shembull përkujdesjeje.
Djali heshti pak dhe tha:
-Kam si leksion Bertin. Edhe babain, por Berti ia kalon.
Dhe nuk priti pyetje që të shpjegohej. Se pasi u rehatua mirë ia nisi. Një monolog që më mahniti. Po e ndiqja me aq kërshëri sa uroja të vonohej botuesi im. Që mos më ngelej asnjë frazë pa dëgjuar.
-Berti është një fqinji ynë, banon një kat më sipër, -tha fjalët e para çuni. -Kur isha i vogël hyja shpesh te shtëpia e tij. Kisha shok Besnikun, djalin e tij. Po aty brenda lëviznin shumë njerëz. Kur na kalonin pranë më thoshte Besniku, ky që po vjen është vëllai, edhe ky tjetri që u largua vëllai im është, edhe ky që rri përballë, edhe ky…Ndërsa ajo te dritarja është motra. Kjo që na dha qumështin është motra tjetër, kam edhe motër të tretë. Më merrej mendja nga ajo lëvizshmëri. Pyeta një ditë babain, ore sa fëmija ka Berti? Ka 8 më tha ai, 5 djem e 3 çupa. Vërtet aq ishin, i numërova një ditë. Ata kishin dy dhoma e një kuzhinë. Te një flinin djemtë, vajzat te tjetra. Berti në kuzhinë.
-Po e ëma ku? -pyeti vajza.
-Nëna qe në sanatorium. Ishte infektuar me tuberkuloz e rrinte thuajse gjithë vitin atje. Berti punonte mekanik në park. Shpesh, pasi merrte qumështin dhe bënte pazarin, ua linte gati tavën me patate a me zarzavate për drekë me shënimin, çojeni në furrë. Pastaj në punë. Çudia dhe leksionet nuk janë lodhja e kujdesi i tij. As këmbëngulja për mësimet e fëmijëve. As përpjekja që t’i çonte në universitet. Dëshmi prindërimi qe kjo që do dëgjosh tani.
-Hë, folë!
-Një ditë kur i hodha një sy fletores së aritmetikës të motrës së vogël të Besnikut pashë që ajo quhej Pranvera Tosja.
-E ku qe çudija?
-Qe çudi, se Besniku qe Besnik Bardhi. Pra nuk kishin një mbiemër vëlla e motër. Mbanin mbiemra të ndryshëm. Më vonë mësova ca vëllezër të rritur të tij nuk ishin as Tosja, por as Bardhi. Dy qenë me mbiemër Sholla. E beson që atje banonin 9 persona bashkë me Bertin, ama mbanin tre mbiemra të ndryshëm.
-Po Berti si e kishte mbiemrin?
-Berti qe pa mbiemër. Pyeta dhe babain. Dinte mbiemrat e 8 fëmijëve, por të Bertit jo. Kuptohej që ata fëmijë ishin ose nga martesa e Bertit me zonjën e tij të sëmurë, ose ajo kishte pasur ndonjë fëmijë nga martesë e mëparëshme, ose Berti po rriste edhe ndonjë fëmijë të vëllait a motrës së tij. Një ekuacion me plot nyje, por me një mësim të madh. Berti mbeti vetë pa mbiemër që të rrokte brenda vetes të tre mbiemrat e fëmijëve. Me lodhjen dhe me kujdesin e tij ngeli pa mbiemër, nuk pati kohë për të ta thërrisnin Berti Filani apo Berti Fisteku. Ama kështu ai e la emrin e tij të lirë. Fare të lirë. Që fëmijët me tre mbiemra të ndryshëm ta quanin Bertin baba, pa hezituar hiç. Ja pse leksionin për të rritur kalamanin tonë e di përmendësh.-e mbylli fjalën çuni.
U mahnita, por jo gjatë. Te supi më trokiti dikush. Qe botuesi./ CNA
Mali i Korabit është mali më i lartë në Shqipëri dhe një n...
Nuk di pse në shtëpi shkova tek arka e vogël që kam në...
Festivali Ndërkombëtar i Video Artit “Gjon Mili” ka tërhe...
Qe mbrëmje e ngrohtë qershori. Nga ato kur ndihet qysh...
Çmimi Nobel për Paqe këtë vit i është ndarë grupit japonez...
Çmimi Nobel për Letërsinë i është dhënë Han Kang, nj...
Çmimi Nobel në Kimi është ndarë në dy pjesë. Një ndër fitu...
John Hopfield dhe Geoffrey Hinton fituan Çmimin Nobel ...
U çudita kur vajza te kasa e bankës më tha, duhej të d...
Çfarë mund të quhet art? Kjo është një pyetje shekullore m...
Fluturimet nga Amerika në Tiranë përherë i bëj me transit ...
Episodi i parë i serialit të shumëpritur shqiptar “Prokuro...
Nisma ligjore, kërkesa, mijëra diskutime dhe mendime kemi ...
Nga jashtë dukej si një kuti xhami ku brenda saj qëndronte...
Do shtrihej për të fjetur kur dëgjoi zilen e celularit...
Nënën e kujton kushdo. Edhe kur është gjallë, edhe kur...
“Pikë Uji” zgjidhet si filmi përfaqësues i Shqipërisë, në ...
Prel Cenaj ka lindur më 26.6.1958 në një fshat të Iballes ...
Viti 1983. Shoku ynë Enver kishte ditëlindjen: 75 vjeç. M...
Berti në gusht pushon në Pogradec. Me gruan se vajzat,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...