“Pikë Uji” zgjidhet si filmi përfaqësues i Shqipërisë, në kategorinë “ International Feature Film"
“Pikë Uji” zgjidhet si filmi përfaqësues i Shqipërisë, në ...

Nënën e kujton kushdo. Edhe kur është gjallë, edhe kur ka fluturuar. Nuk thonë kot, mama nuk të bëhet kush. Ajo na vjen te vegimet, tek ëndrrat tona, te përfytyrimet, ashtu si një zog i bardhë. Na ulet mu brenda syrit e ia nis kuvendimit. Na pyet e na pyet se ka kohë që nuk rri në fole me ne, ka tjetër strehë atje te lëndina. Do të dijë a lodhemi në punë, a na janë rritur fëmijët, çfarë hamë, a e gatuan nusja lakrorin si ajo, a na i bën kafen me ajkë, a...
Ndërsa unë nënën e kujtoj gjithmonë duke lexuar pa pushim. Edhe kur doli në pension, pasi mbaronte ato dy punë që kishte në shtëpi, afronte karrigen pranë dritares që germat të ishin më të ndritshme dhe në çast zhytej brenda librit. Herë pas here, në intervale kohe të barabarta, afronte gishtin pranë buzëve, e njomte pak dhe pastaj fësht ndërronte faqen.
Qe pamje kaq piktoreske dhe frymëzuese sa edhe vëllai, edhe motra, edhe mua nuk na pa kush pa libër në dorë. Na e ngjiti mamaja “sëmundjen” e saj.
Nëna lexonte shumë, shumë, por qe dhe sqimatare e madhe. Kur libri nuk e tërhiqte e linte bash te faqja 20. Se atje kuptohet që ngjarja nuk ka intrigë e stili nuk të rrëqeth, thoshte ajo. Ndërsa kur i dhashë një ditë romanin “Komisari Memo”, më tha:
-Çoja Petros, ai vdes për libra të tillë.
Petro ishte fqinji ynë një kat më poshtë. Punonte shef kuadri. Aq i politizuar qe sa dhe fëmijët e tij nuk betoheshin si ne, për kokë të babait, por thoshin, për ideal të partisë.
Nëna jepte jetën për klasikët. Për Stendalin p.sh. qe gati t’ia rilexonte disa herë romanet. Nga personazhet donte Ana Kareninën. Tradhtinë e saj e quante pasion të madh. Dashuritë e zjarrta, janë anomali o bir, nuk janë aritmetikë. Janë si 2+2 që bëjnë 6, qeshte ajo. Tërë ditën punonte rrobaqepëse. Kishte punë të lodhshme. Qe prestare dhe shtronte palë-palë copat që do priste. E kam llogaritur sa ecejake bëj në punë, tha një ditë. Më doli 13 km, aq sa të shkoj më këmbë Korçë-Maliq. E sërish në darkë, atë pak kohë që i ngelej e ca që ia vidhte gjumit, ia falte librit. Madje me tituj romanesh jepte dhe përgjigje kur e pyesnin:
-Kur e ke lindur Agimin?
-Sapo mbarova romanin “Gjeniu”, -thoshte.
Motrën e lidhte me “Lufta dhe Paqja”, vëllain me sa kishte nisur një libër të Hygoit. Ndërsa kur fliste për njohjen me babain dhe dashurinë me të përherë e lidhte me filmin “Nata e syrit të zi”.
Asnjëherë nuk pati nevojë ta kujtoje të lexonte. Ashtu si dallëndyshja shkon te foleja e vet pas fluturimit dhe mamaja shkonte te dollapi e merrte librin që shfletonte. Në mes fletëve linte përherë një karficë flokësh. Që të mos e humbte faqen ku e kishte lënë. Nëse do ta nxitja të shkruante mbase sot në librari do kishte ca libra të saj. Besoja që do t'ia dilte mbanë nga që tregonte bukur, aq bukur sa kur më fliste për Ana Kareninën shtonte plot nga vetja, por aq me kuptim e emocion sa po të qe gjallë Tolstoi do t'ia merrte parasysh, do ta ndryshonte sjelljen e heroinës së tij. Krijonte përmbajtje të reja. Kishte një intuitë krijuese brenda vetes. Aq të zhvilluar sa kur shihnim filma amerikanë te “TV Shkupi” ajo merrte guximin të na i përkthente pa ditur asnjë fjalë anglisht. Qeshëm në fillim dhe e pyetëm për ta ngacmuar:
-Mos ja fut kot se ti nuk e di gjuhën!
-Gjuhën e filmave e di kushdo -thoshte. -Ja shihe këtë bukuroshen çfarë shikimi i hedh djaloshit. Duket që ose i thotë të dua, ose do t'ia thotë më vonë. Që kur i xhirojnë filmat e dinë p.sh. që në një vend do t'i shohin edhe njerëz që s’dinë anglisht. Ndaj e lënë më gjatë te syri, te buza, te përqafimi. Që të kuptohet çfarë ndodh mes personazheve.
Në fakt na pataksi disa herë. Sa shkuam e pyetëm dikë që ishte me origjinë nga Maqedonia dhe që ndiqte filmin që pamë. Ia treguam përmbajtjen sipas mamasë dhe ai na tha:
-Po. Kështu ndodhi. Fiks.
Ngaqë vite e vite e kujtoj përherë të zhytur në libra, në ngjarje, mes personazhesh dhe aventurash, kur bie muhabeti e më pyesin ku ka punuar mamaja, u them serbes:
-Lexuese librash. Shikuese filmash.
Edhe andej matanë nënën e babain i përfytyroj bashkë. Ulur te një divan dhe ajo lexon, por me zë, që të dëgjojë dhe babai. Ndërsa në darkë sërish bashkë para televizorit. Ajo përkthen e babai në çaste prekëse loton. Mamaja e përqafon e i thotë te veshi:
-Mbahu Alajdin, mbahu! Është film, nuk është prej vërteti!
“Pikë Uji” zgjidhet si filmi përfaqësues i Shqipërisë, në ...
Prel Cenaj ka lindur më 26.6.1958 në një fshat të Iballes ...
Viti 1983. Shoku ynë Enver kishte ditëlindjen: 75 vjeç. M...
Berti në gusht pushon në Pogradec. Me gruan se vajzat,...
Në Shqipëri përpjekjet për të zhvilluar traditën janë ...
Për herë të parë për komunitetin shqiptar në Malin e Zi ni...
Në qytetin e lashtë të Antigonesë, në jug të Shqipërisë, a...
Diku në zemër të Voskopojës ku ndërthuren historitë e lash...
Pasioni, dëshira dhe mjeshtëria për të nxjerrë nga duart e...
Së shpejti në Korçë do të zhvillohet një tjetër event që d...
Sot, Korça i dha lamtumirën kantautorit të mirënjohur korç...
Prej 28 vitesh, Kisha është shtëpia e Teuta Bukës. Me kryq...
Hijabi (që në zhargonin e përditshëm quhet perçe) i ka dhë...
Dallëndyshe Brahimaj (Bardha) e takova tek Kryegjyshata Bo...
Sot, Korça ka humbur një nga figurat më të njohura të arti...
78 VITE MË PARË POSTRIBA HYRI KRYELARTË NË HISTORINË KOMB...
Teatri lëvizës "Gjergj Fishta” vjen në Devoll me shfaqjen ...
Papa Gjon Pali II, me emrin e tij të lindjes Karol Woj...
Data 5 shtator 1997 shënon ndarjen nga jeta të misiona...
Në jug të qytetit të Përmetit, mbi fshatin Stërmbec, f...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...