Profil/ Pëllumb Hysa, artizani nga Korça që shndërroi thuprat në çanta për Dolce & Gabbana-nën
Pasioni, dëshira dhe mjeshtëria për të nxjerrë nga duart e...

Diku në zemër të Voskopojës ku ndërthuren historitë e lashta dhe zanatet e vjetra, jeton Mihali mjeshtri i gurëve.
Një mjeshtër i vjetër në një botë moderne si Mihali nuk e harroi kurrë atdheun e tij.
Greqia e cila i përballi shqiptarët me sfida social dhe ekonomik, i ka mësuar zanatin Mihalit.
Diskriminimi dhe sfida me dokumentacionin shuhen para syve të këtij 43-vjecari pasi kujton se nga ajo toke e huaj u bë ky që është.
Shpesh teksa gdhend gurë në oborrin e tij i sillen nëpër mend vitet e rinisë kur luftonte të sillte në vendin e tij gjithë ç’ka kishte mësuar ne emigrim.
“Unë zanatin e kam vjedhur në emigracion në Greqi kam bërë atë punë atje, dhe mendova ta sillja këtu. Me që e do tradita dhe e kërkon vendi gurin. Këtu ka kërkesa për çdo gjë edhe ajo që nuk të bie ndërmend kërkohet në fakt. Ne realizojmë ato të cilat mund të bëjmë, sepse nuk mund t’i realizojmë të gjitha.“
Mihali në Greqi nuk punoi vetëm si punëtorë i thjesht, pasi me krenari tregon se në vendin fqinjë iu dha mundësia të mësoj edhe nga profesor të Akademisë së Arteve.
“Më shumë kam mësuar kur kam qenë në emigracion, pasi punoja me një profesor të Akademisë së Arteve atje dhe interesi i skulpturave në punishten e tij ishte shumë i lartë.“
Ky gurgdhendës që dikur e nisi me plot shpresë dhe pasion, tani pas shumë vitesh thotë se nuk do t’ia trashëgojë këtë zanat djalit të tij.
“Unë kam dy vajza të vogla por edhe nëse do më kishte bekuar Zoti me një djalë nuk do ia kisha mësuar këtë zanat. Përveçse është punë e rëndë nuk është e vlerësuar ashtu si duhet nga tregu.“
Gurët janë të fortë dhe shpesh mbeten të përjetshëm, ai e di që koha është e pamëshirshme dhe e ardhmja kërkon rrugë të reja ndoshta larg zanatit me të cilin ai u rrit e mbajti familjen e tij. Ndërsa rreshton mjetet e tij, Mihali mendon për një të ardhme që nuk i përket më artit të tij.
Ai gdhendi gurë për vite me radhë, me shpresën se duart e tij e tij të çara do të gjenin vlerësimin që meritonin. Mihali tregon se tregu i punës në Shqipëri nuk i ktheu pas përpjekjet e tij. Tani, me keqardhje në zemër, ai pyet veten nëse koha në Greqi, ku ndoshta mund të kishte gjetur një jetë më të mirë, do të kishte qenë zgjedhja më e mençur.
“Me thënë të drejtën ndonjëherë mendohem dhe pendohem që jam kthyer. Nuk ka më mirë se vendi jot, por këtu me këtë punë nuk jetojmë dot. Ne ishim në emigracion dhe u kthyem, u kthyem për të investuar në vendin tonë është gjynah që kjo punë të na ikë dëm.“
Trishtuese kur e dëgjon, mjeruese kur e kupton dëshpërimin e këtyre mjeshtreve kaq të vyer për vendin tonë. Drita e zbehtë e perëndimit të diellit në sytë e tij, duken si ato ëndrrat që Mihalit nuk janë realizuar. Megjithatë ky 43-vjeçar nuk lodhet së shpjeguari punën e tij.
Teksa na tregon proceset e punës, dhe fazat e kalimit të gurit ati i qesh fytyra, i pëlqen ideja që unë jam e interesuar dhe dua të di më shumë rreth zanatit të tij.
“Përpunimi i gurit kalon në katër procese, një merret me ndarjen e shkëmbit në përmasa të vogla, një tjetër në përmasat që duhet, një tjetër me lëmimin dhe unë me gdhendjen.“
Në këtë Shqipërinë tonë të vogël ku çdo gur ka një histori për të treguar, Mihali tregon se akoma sot gdhendja e shtëpive me gur është një nga format më te kërkuara nga klientët e tij.
“Më shumë kërkohet veshja e shtëpive me gur ose dizajni me gurë, flasim sidomos për shtëpitë e mëdha të cilat kanë investime, por edhe shtëpitë e vogla që janë kthyer në bujtina nuk ngelen pas. Jemi në Voskopojë, dhe guri është tradita e kësaj zone. Pa dyshim që punimi i gurit flas në mënyrë artizanale kërkon kohën e tij, pasi punimi dhe gdhendja e gurit është një proces i vështirë.
Ne thjesht e përpunojmë gurin sipas porosive që na kërkohet për ta blerë lëndën e parë e blejmë në kompani që kanë dokumentacionin përkatës.“
Arritja e këtij 43-vjeçari është çdo përpjekje për të shndërruar një copë të ftohtë dhe të ngurtë në një vepër të artit.
Dështimet në një punë janë të pa shmangshme, 43-vjeçari Mihal Bedri tregon se ka pasur raste ku është ndjerë i zhgënjyer pasi nuk ka mundur të realizojë atë çfarë klientët i kanë kërkuar.
“Rasti ku kam pasur më shumë vështirësi është rasti i realizimit të një skulpture me syze të cilën nuk arrita dot ta përfundoja.“
Çdo gdhendje që ai bën është një rrëfim, një dëshmi e ndjenjave të përziera të krenarisë dhe sakrificës, jam e sigurt se sa herë gdhend i kujtohet Greqia. Dashuria e tij për Shqipërinë është e dukshme Mihali dëshmon se edhe pse ka kaluar kohë jashtë, asnjëherë nuk e ka ndjerë veten të ndarë nga atdheu i tij.
Sa i përket tregut të punës ai tregon se janë vendasit ata që investojë më shumë në këtë zanat.
“Më shumë investojnë vendasit, të huajt kërkojnë më tepër gjera simbolike. Më shumë ka interes për veshjet e mureve me gur, çezmave, tavolinave apo harqeve prej guri. Kërkesat për skulptura apo për punime të tjera të ngjashme kanë qenë shumë të rralla.“
Voskopoja është vendlindja që e mbush me krenari dhe kujtime, edhe pse disa muaj të vitit çekiçi i tij rri pa punuar, Mihali nuk heq dorë nga zanati i tij. Ndonëse përpjekjet e tij mbeten të pa përmbushura, çdo gur është një reflektim i lidhjes së tij të thellë me vendin e tij të lindjes, një kujtesë që e lidh ngushtë me rritjen e tij drejt këtij zanati.
“Nuk ka më mirë se vendi yt“- Me këto fjalë zgjedh të më përcjell nga punishtja Mihal Bedri, i cili është simbol i përkushtimit dhe pasionit të pandërprerë për artin e gurgdhendjes./ CNA
Pasioni, dëshira dhe mjeshtëria për të nxjerrë nga duart e...
Së shpejti në Korçë do të zhvillohet një tjetër event që d...
Sot, Korça i dha lamtumirën kantautorit të mirënjohur korç...
Prej 28 vitesh, Kisha është shtëpia e Teuta Bukës. Me kryq...
Hijabi (që në zhargonin e përditshëm quhet perçe) i ka dhë...
Dallëndyshe Brahimaj (Bardha) e takova tek Kryegjyshata Bo...
Sot, Korça ka humbur një nga figurat më të njohura të arti...
78 VITE MË PARË POSTRIBA HYRI KRYELARTË NË HISTORINË KOMB...
Teatri lëvizës "Gjergj Fishta” vjen në Devoll me shfaqjen ...
Papa Gjon Pali II, me emrin e tij të lindjes Karol Woj...
Data 5 shtator 1997 shënon ndarjen nga jeta të misiona...
Në jug të qytetit të Përmetit, mbi fshatin Stërmbec, f...
Kur i thashë gruas, drekën do ta hamë në restorant, i ndri...
Në fillim të shtatorit 1928, kur Shqipëria sapo ishte shnd...
60 muzikantë të orkestrës së Wismarit në Gjermani kanë udh...
Mbrëmjen e së martës u çel edicioni i parë i festivalit fo...
Thekra (Secale cereale) është një lloj drithi, që përdoret...
Festivali i 30-të i Filmit në Sarajevë përfundoi me ceremo...
Artani e hapi sërish sirtarin e poshtëm të bibliotekës. Të...
Në një botë ku tensionet dhe konfliktet janë një realitet ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...