Kostë Çekrezi, një gazetar para kobures së qeverisë
Në fillim të shtatorit 1928, kur Shqipëria sapo ishte shnd...

Kur i thashë gruas, drekën do ta hamë në restorant, i ndriti fytyra. Ngaqë pëlqen shumë fileton e salmonit dhe atje kur shkojmë ne e qajnë, thuhet në zhargonin e përditshëm. Te sytë i pashë pyetjen, ore kemi ndonjë sebep sot apo ashtu kot? Po nuk e lashë ta bënte.
-Do flasim kur të ulemi te tavolina.
Dhe sa vumë picetat në pëqi nisa unë të shpjegoj:
-Të kujtohet Besimi?
-Cili Besim?
-Ai që njohëm në Orikum para shumë e shumë vitesh! -i fola.
-Ah, po, po. Më kujtohet. Ku harrohet ai njeri aq i mirë!
-E takova sot, kishte erdhur nga Italia me pushime. Do rrijë nja dhjetë ditë.
Ndërkohë ajo u bë kurioze. Harroi të më pyeste pse erdhëm për drekë në restorant. Priste që t’i flisja për të. Dhe unë në ca çaste solla në kujtesë Besimin. E njohëm atë vit kur blemë një shtëpi plazhi në Orikum. Mes rregullimeve të shumta na duheshin ca zbukurime që do t'i vendosnim në mure. Na rekomanduan një kioskë andej nga ndërtesa e teatrit. Shkuam e te dera pamë katër veta. Një mesoburrë, dy vajza të bukura që dukeshin gjimnaziste dhe një çun i vogël që luante me një arush prej pellushi.
-Kush shet këtu? -pyeti gruaja.
-Unë, -u përgjigjën tre të rriturit në një kohë.
I vogli qeshi atë çast. Hymë brenda e m’u duk që ato minuta ishim bash te një dyqan i njohur. Jo ngaqë na ofruan ato që donim, por ngaqë komunikimi me ta ishte aq i ngrohtë sikur njiheshim prej vitesh. Ajo kioskë qe si shpella e Aladinit. Hapu malore, thoje, e përpara të vinte gjithçka për shtëpinë e re. Përveç kësaj aty shiteshin dhe libra, dhe kaseta magnetofoni, dhe kartolina, dhe foto artistike bashkë me korniza. Një univers artistik. E mbi gjithçka kishte shumë kulturë. Nga dialogjet, nga buzëqeshjet, nga paketimi i gjithçkaje që blemë dhe nga ftesa, na dilni përsëri edhe nëse nuk do blini gjë.
U larguam me shumë mbresa. Pyeta ca komshinj për Besimin, ca shokë e miq të tij d.m.th. e mësova shumë. Që ishte nga Dukati. Në diktaturë qe rritur me fukarallëk, por në një familje dinjitoze.
Që e donte lirinë, shprehej për lirinë paçka se u dënuan si fis për mendimet e lira. Demokracia e gjeti me shkollë të mesme të mbaruar shkëlqyeshëm, por që nuk u lejua të shkonte në universitet. Ndaj paçka se ishte martuar dhe paçka se kishte një fëmijë atëhere iu turr leksioneve. Donte të bëhej ekonomist. E pas shumë lodhjeve, pas shumë sakrificave, se ditën punonte, e mbaroi universitetin. Ra dielli dhe për të më në fund.
U bë sërish me vajzë, por dhe u bë manaxher i një degë banke në qytezë. Ndihej i plotësuar. E mes atyre viteve humbet gruan nga një sëmundje e rëndë. Tërmet për gjithë familjen. Fëmijve të vegjël u mungoi nëna, Besimi mbeti pa shoqen e vet. Në takimet e shumta me të sa herë e përmendte lotonte. Kuptohej, ishte dashuri e madhe dhe e thellë. Po jeta është si deti. Dallga e parë të godet, por dallga e dytë nuk pret sa të qetësohesh ti. Vjen ajo e më pas e treta, e katërta e me radhë.
Besimi po merrej me punën, me vajzat dhe me djalin që qe kërthi. Tre fëmijë që duheshin rritur dhe më kryesorja të edukoheshin e arsimoheshin. Vit pas viti vajzat dallonin ndër nxënësit e tjerë. Se kishin genin, por dhe se kishin vullnet e ambicie. Ishin pikërisht vitet kur morën guxim dhe hapën kioskën për turistët e verës. U maturuan dhe po mbanin përgjegjësi mbi supe.
Një ditë e madhja shkoi në Tiranë, në universitet. E vogla po bëhej gati për atje. Çuni po mbaronte nëntëvjeçaren. E pikërisht mes këtyre ngjarjeve Besimin e heqin nga puna. Ishin ndërruar qeveritë. Ata që fituan do shpërblenin të vetët. Besimi u ndie si në diktaturën e dikurshme.
I flakur tej, pa asnjë motiv shpjegues, pa asnjë falënderim për aq sa punoi. Po krenaria ia kyçi gojën. Nuk ia vlente të kërkonte sqarime tek ata që fitore nuk quanin progresin e vendit, por mbushjen e xhepave të tyre. U mblodh te kioska e shtyu ca kohë. Derisa një ditë ia hoqën dhe atë. Vajzat mbaruan shkollën e lartë. Nisën punë në Tiranë. U duk se ca rreze ranë mbi të. U ngroh kur u njoh me shoqen e re të jetës. E re quhej se ishte disa vite më e vogël se Besimi, por dhe se dallohej për mençuri e për punëtore duarartë.
Kishte vite që jetonte në Itali. Ishte nga e njëjta krahinë, po emigruar herët. Të tre fëmijët ndonëse nuk i thirrën nënë, u mbështetën tek ajo si te nëna. E një ditë kur djali po bëhej gati të ikte në Itali klandestin, gruaja e re e Besimit propozoi që të vinin Besimi me djalin tek ajo. Shqipëria nuk të jep gjë. Duaje, por duaj veten së pari, e këshilloi. Kur ai po mendohej e shtynë vajzat të ikte.
Madje njëra prej tyre vendosi t’i bashkohej. E një mëngjes u gdhinë në Venecia. Në një shtëpi me diell dhe me drita që nuk iknin kurrë. Besimi filloi punë pas një jave. Edhe çuni, edhe goca. Vajza në Shqipëri gëzohej nga këto lajme. Familja jetonte me rutinën e familjeve italiane. Ngjyrat e jetës qenë plot dritë. Pa nisën fejesat e vajzave, pastaj të çunit e ja, sot në mëngjes takova Besimin te pastiçeri "Epoka".
-Kishte blerë shtëpi në Venecia, -i thashë gruas.
Ajo u çudit.
-Dhe më lirë se në Orikum.
Sytë e saj prisnin dhe një shpjegim, ore pse erdhëm për drekë. Mbase ndonjë përvjetor që e kish harruar ajo, mbase ndonjë sihariq, mbase ndonjë dhuratë prej meje, mbase…
-Erdhëm prej Besimit, -i thashë.
U çudit. Po nuk e lashë ashtu.
-Sot kur më foli për jetën e tij u gëzova shumë. Gati u lumturova, më beso. Kishte ndërruar ai njeri. Edhe në sjellje, edhe në veshje, edhe në të folur përherë ka rrezatuar kulturë, maturi e dinjitet, por tani m’u duk dhe pakëz më i kultivuar. Pakëz, si të ta them..
-Ashtu siç ke qejf të quash veten ti. Shqiptaro-amerikan. - ma plotësoi ajo.
-Po, fiks ashtu. Besimi më ngjau sot shqiptaro-italian. Një njeri i plotësuar, një njeri me dy atdhe. Që dhimbjen, lotin, ngazëllimin, kujtimin e ka këtu, ndërsa atje në Itali ka karburantin, motorin e jetës, ka shpresën, ka ëndrrën.
Më kuptoi. E mirëpriti sebepin e drekës. Ia lexova në sy. Njeriu gëzohet edhe me gëzimet e dikujt tjetër. Aq më shumë të një njeriu që ka vuajtur, por nuk është dorëzuar. Të një miku që ka qenë mes detit dhe nuk u është shmangur kurrë dallgëve. Kurrë…/ CNA
Në fillim të shtatorit 1928, kur Shqipëria sapo ishte shnd...
60 muzikantë të orkestrës së Wismarit në Gjermani kanë udh...
Mbrëmjen e së martës u çel edicioni i parë i festivalit fo...
Thekra (Secale cereale) është një lloj drithi, që përdoret...
Festivali i 30-të i Filmit në Sarajevë përfundoi me ceremo...
Artani e hapi sërish sirtarin e poshtëm të bibliotekës. Të...
Në një botë ku tensionet dhe konfliktet janë një realitet ...
Një analizë e re e Qefinit të Torinos, një pëlhurë prej li...
Lumi i Shalës, oazi i qetësisë dhe xhevahiri i trojeve...
Mbrëmjen e djeshme është promovuar në qytetin e Pograd...
Pas një karriere të gjatë që i solli legjione fansash, dhe...
Aktorja e filmit dhe teatrit shqiptar, Vera Zheji, një nga...
Nga shtëpia e prindërve që u larguan vite e vite të sh...
Pika më perëndimore e Shqipërisë, Kepi i Gjuhëzës, ësh...
Lukova, fshati bregdetar në rrethin e Sarandës, padysh...
Ndoshta nuk ka det si një pjesë e mirë e destinacionev...
Riviera shqiptare ka plazhe dhe gjire që të lënë pa fjalë....
Vetëm 16 kilometra larg qytetit të Gramshit ndodhet Uj...
Rreth 15 kilometra larg nga Shkodra ndodhet kanioni i Kiri...
Në Shqipëri mjaft gra dhe vajza po mbajnë në këmbë traditë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...