Festivali “Bilbilat e Labërisë”/ Nata e parë organizohet në Bënçë të Tepelenës
Mbrëmjen e së martës u çel edicioni i parë i festivalit fo...
60 muzikantë të orkestrës së Wismarit në Gjermani kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për një tur muzikor dhe për të njohur kulturën, njerëzit dhe vendin tonë.
Frider Weinhold, i cili drejton prej më shum se 30 vitesh një fondacion humanitar në Shqipëri, shprehet se orkestra ka performuar në Tiranë, Bishnicë dhe së fundmi në Pogradec, ndërsa krahas muzikës arsyeja përse i ka ftuar këtu është që të njohin njerëzit.
"Është një grup muzikor, i cili jep koncerte në shumë vende të botës dhe këtë vit vendosën të vijnë në Shqipëri dhe në Pogradec. Ky ansambël prej 60 personash është mbledhur posaçërisht për këtë tur. Grupi zhvilloi fillimisht një koncert në parkun 'Rinia' në Tiranë, më pas udhëtuan drejt Pogradecit, vizituan edhe Linin, udhëtuan më pas drejt Bishnicës sepse unë doja që ata të shikonin këtë pjesë të Shqipërisë sepse për ta është hera e parë këtu. Patën mundësinë të shohin Bishnicën, fshatrat dhe malet përreth", u shpreh Frider Weinhold.
Hartwig Kessler dhe Renate Menzel e vizitojnë për herë të parë vendin tonë dhe kultura e folklori i kanë mahnitur në Shqipëri, aq sa shprehën idenë se një grup muzikor duhet që së shpejti të shkojë për të performuar në Wismar të Gjermanisë.
"Këtu kemi gjetur një vend dhe njerëz të mrekullueshëm. Patëm mundësi të njihnim edhe vende të reja si Bishnica, patëm mundësinë të njohim fëmijët, njerëzit dhe të shohim mundësinë se si mund të ndihmojmë më shumë atje, por edhe u argëtuam dhe luajtëm futboll atje, si hera e parë për ne ishte fantastike. Shqipërinë e kam parë vetëm që nga Italia, nuk kisha qenë asnjëherë këtu. Shumë e rëndësishme ishte që të njihnim kulturën dhe folklorin shqiptar, të mësonim për të. Dhe më lindi ideja që ashtu si ne edhe një bandë muzikore shqiptare të vijnë në Gjermani, në Wismar dhe duam që bashkë me ta të luajmë muzikë folklorike. Mund të them që ishte një kohë fantastike dhe jemi shumë të kënaqur", tha ai.
Orkestra muzikore luan për më shumë se një orë muzikë të zhanrit hollivudiuan me muzikat më të njohur të filmave, ndërsa pas Pogradecit do të mbajnë një tjetër koncert në kryeqytet për t'u rikthyer më pas në Gjermani./CNA
Mbrëmjen e së martës u çel edicioni i parë i festivalit fo...
Thekra (Secale cereale) është një lloj drithi, që përdoret...
Festivali i 30-të i Filmit në Sarajevë përfundoi me ceremo...
Artani e hapi sërish sirtarin e poshtëm të bibliotekës. Të...
Në një botë ku tensionet dhe konfliktet janë një realitet ...
Një analizë e re e Qefinit të Torinos, një pëlhurë prej li...
Lumi i Shalës, oazi i qetësisë dhe xhevahiri i trojeve...
Mbrëmjen e djeshme është promovuar në qytetin e Pograd...
Pas një karriere të gjatë që i solli legjione fansash, dhe...
Aktorja e filmit dhe teatrit shqiptar, Vera Zheji, një nga...
Nga shtëpia e prindërve që u larguan vite e vite të sh...
Pika më perëndimore e Shqipërisë, Kepi i Gjuhëzës, ësh...
Lukova, fshati bregdetar në rrethin e Sarandës, padysh...
Ndoshta nuk ka det si një pjesë e mirë e destinacionev...
Riviera shqiptare ka plazhe dhe gjire që të lënë pa fjalë....
Vetëm 16 kilometra larg qytetit të Gramshit ndodhet Uj...
Rreth 15 kilometra larg nga Shkodra ndodhet kanioni i Kiri...
Në Shqipëri mjaft gra dhe vajza po mbajnë në këmbë traditë...
Shumë pranë Manastirit të Shën Theodhorit dhe plazheve...
Disa kilometra larg qytetit të Vlorës ndodhet Gjiri i ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...