Mbretëria Saudite dhe filmi "Jeta e Deleve" i regjisorit Rajkumar Hirani: Arti kundër realitetit dhe rëndësisë strategjike
Në një botë ku tensionet dhe konfliktet janë një realitet ...

Artani e hapi sërish sirtarin e poshtëm të bibliotekës. Të asaj mobilje që moshën e kishte mbi 50 vjeçare, po ai nuk e linte të plakej. Në çdo dy-tre vjet i shkonte një llak sipër e ajo shkëlqente.
-Ti me llak, pra me fjalë të ëmbla, më mban mua gjallë jo më këtë mobilje, -qeshte Drita, e shoqja.
Të dy i mbushën 5 vite që kishin dalë në pension. Punuan mësues tërë jetën e shteti u dha një shpërblim mujor që dhe po ta quaje lëmoshë i bëje nder. Po falë zotit u kishte dhënë shëndet e nuk u duheshin ilaçe. Pra ia dilnin ta mbyllnin muajin pa borxhe. Pa shumë zgjedhje për ushqim, po zarzavate e supëra pa hesap. Ndryshonin nga moshatarët se nuk patën fëmijë që këto vite t’i kishin mbështetje.
-U kompesuam, na dha dashuri pa kufi, -e përkëdhelte Tani gruan e tij.
Se sa herë mund të hapej ndonjë temë me fëmijë ajo e vuante. Doktori ato mote tha se analizat tregonin që Drita nuk mund të lindte. Sa ai lëshoi këtë frazë Artani e përfshiu gruan e tij dhe e mbajti në gjoks aq gjatë deri sa ajo rreshti së gulçuari e premtoi që nuk do mërzitej kurrë.
Këto mendonte kur hapi sirtarin e bibliotekës dhe nga andej nxori dy letra. Njëra qe zverdhur pak, dukej e moçme. Tjetra si më e re, më e freskët. Ama kishin të njëjtin tekst.
-Nuk di si t’ju drejtohem, zoti Artan apo baba?
Kështu fillonin letrat.
-Nëna ime, Vasilika, që ka qënë bashkëstudente me ju, në çastet e fundit të jetës, në agoni e sipër më tha që me ju pati një romancë të bukur që ajo do e kujtonte edhe andej përtej, më tha. Një dashuri që u rrit si zjarr e ngeli zjarr për të, ndërsa për ju nuk e kuptoi si u fik. E ato muaj, mbase ju nuk e dini, ajo ngeli shtatzanë. Linda unë e u bëra dashuria tjetër e madhe e mamasë. Nuk pranoi të martohej, madje as të njihte kënd. Më rriti me mundim e me plot mungesa. Por ia doli. Humbja e saj më la jetim paçka se tani jam mesoburrë, mbusha 35 vjeç.(Shkruante letra e parë. Te e dyta mosha kishte shkuar 39 vjeç). Ndaj kërkoj të të shoh se kam emocion që më vjen vetiu nga gjaku ynë i përbashkët, por dhe dua të plotësoj një amanet të nënës. Përqafoje dhe duaje,më tha. Ai është babai. Nuk i thua dot ish-baba. Se s’ka sens. Babai është baba, është unik dhe pikë.Të përqafoj! Ledio.
Artani kujtoi që Dritës ia tregoi menjëherë letrën e parë. Ajo pasi e lexoi e nxiti pa xhelozi e sherre në raste të tilla:
-Shko ore, takoje! Është biri yt. Shko!
Qe ngazëllyer sa padashur Dritës gati po i dilte fraza, është biri ynë ai. Që atë ditë Artani e saktësoi se cili qe Ledio. Nga që dinte qytetin ku jetoi e punoi Vasilika. Madje guxoi e shkoi deri te puna e tij. E pa nga larg e pasi pyeti disa miq e shokë erdhi i mërzitur në shtëpi.
-Është shumë i pasur çuni,o gru, -i tha Dritës.
-Dhe?
-Dhe do të mendojë se ne po vrapojmë jo pas gjakut tonë, por pas parave të tij.
Kaq dhe u mbyll ai muhabet. Madje kur erdhi letra e dytë Artani u çudit që kishte të njëjtin tekst. Si mundet?
-Mendon që letra e parë nuk të ka rënë në dorë andaj, -shpjegoi Drita.
Vërtet nuk kërkuan ta takonin edhe pas letrës së dytë, por disa herë shkuan me furgon te qyteti i tij. Ecnin poshtë zyrave të Ledios e kur e shihnin që çuni ecte drejt tyre ose i kthenin kurrizin, ose fshiheshin në ndonjë lokal, ose Artani ulej e bënte sikur i lidhte këpucën Dritës. Kaluan plot vite kështu. Pa çunin, por edhe me çunin. Se flisnin e bënin plot biseda për të. Mësuan me kë qe martuar, pastaj që kishte dy vajza binjake. Atë ditë gëzim i madh, blenë një tortë.
-Ia arritëm, jemi gjyshe dhe gjysh tani, -u ngazëllye çifti.
Kështu ditët u mbushën dhe me lëngun e ri të jetës. Me fëmijën që e ke edhe kur s’e ke. Ama ende nuk merrnin guxim ta takonin. Drita ishte gati, po Artani jo. Se qe dinjitar dhe krenar. Por edhe fajtor ndaj Vasilikës. Sapo Tani mbaroi fakultetin dhe shkoi në Korçë harroi se dashuria e tij Vasilika jetonte veç tre orë larg, në Elbasan. Fat i keq për romancën e tyre qe njohja e Artanit me Dritën. Një vetëtimë në shikime që i burgosi të dy te zemra e njëri-tjetrit.
Po sot ai nuk i nxori kot letrat. Ato sot kishin marrë vlerë, jetë, udhë për të hipur furgonin e drejt e në Elbasan. Se para ca ditësh Artani ia doli ta shiste shtëpinë e babait në Dardhë. Ishte vilë që e mendonin ta shfrytëzonin për pleqërinë e thellë, por me ato para Artani tani do paraqitej si baba i vërtetë te çuni i vet. Nga që ajo vlejti aq sa për vitet që do jetonin do u mjaftonin paratë për një jetë modeste, por dhe me ca shpenzime luksi. Nuk do u dridhej dora kur të harxhonin dmth.
Qe e djelë kur trokitën te dera e Ledionit. E hapi një vajzë e gjatë, e bukur, me flokë të verdhë e sy blu. Atë çast nga larg u dëgjua një zë i gëzuar, i plotë:
-Përqafoje gjyshin, o zemër!
Ishte Ledioni që u afrua dhe u derdh te supet e Artanit.
-Si? Si më njohe? Si?
-Pse vetëm ti baba rri poshtë zyrës sime? Edhe unë rri poshtë shtëpisë tënde.
Artani e Drita harruan që ca sekonda më parë erdhën. U dukej se në atë banesë jetonin dhe ata prej vitesh. Gëzimi i rrëmbeu të gjithë e dinjiteti ndjehej aty dhe rrinte krenar mes tyre. S’kishte nevojë për analiza adn-je. Ata burra ishin të ngjashëm si ajo fara e grurit me kallirin e grurit. Qenë burra të fortë si betoni dhe hekuri kur ngurtësohen në shtyllat e ndërtesës. Te një foto anash rrinte Vasilika e qeshur. E arriti atë që ëndërroi në të gjallë. Bashkoi djalin me atin. Me siguri festë do bënte edhe ajo andej matanë. Të gjithë do të ngrinin dollitë e jetës. Të jetës plot ngjyra, të jetës dhe plot befasira…/ CNA
Në një botë ku tensionet dhe konfliktet janë një realitet ...
Një analizë e re e Qefinit të Torinos, një pëlhurë prej li...
Lumi i Shalës, oazi i qetësisë dhe xhevahiri i trojeve...
Mbrëmjen e djeshme është promovuar në qytetin e Pograd...
Pas një karriere të gjatë që i solli legjione fansash, dhe...
Aktorja e filmit dhe teatrit shqiptar, Vera Zheji, një nga...
Nga shtëpia e prindërve që u larguan vite e vite të sh...
Pika më perëndimore e Shqipërisë, Kepi i Gjuhëzës, ësh...
Lukova, fshati bregdetar në rrethin e Sarandës, padysh...
Ndoshta nuk ka det si një pjesë e mirë e destinacionev...
Riviera shqiptare ka plazhe dhe gjire që të lënë pa fjalë....
Vetëm 16 kilometra larg qytetit të Gramshit ndodhet Uj...
Rreth 15 kilometra larg nga Shkodra ndodhet kanioni i Kiri...
Në Shqipëri mjaft gra dhe vajza po mbajnë në këmbë traditë...
Shumë pranë Manastirit të Shën Theodhorit dhe plazheve...
Disa kilometra larg qytetit të Vlorës ndodhet Gjiri i ...
Sot, ditën e premte, më 2 gusht 2024, mbushen plot 32 vjet...
Ylli i platformës YouTube, Lily Hevesh, ka mahnitur shikue...
Në ekranin e Kinemasë Verore të Drejtorisë së Përgjithshme...
Për herë të parë në Shqipëri, me përzgjedhje qytetin e...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...