Së shpejti, çelet Festivali i Serenatave Korçare/ Zbulohen datat
Së shpejti në Korçë do të zhvillohet një tjetër event që d...

Pasioni, dëshira dhe mjeshtëria për të nxjerrë nga duart e tij shporta të thurura me thupër ka lindur bashkë me të, dikur rreth 55 vite më parë. Nëse shumica e njerëzve në moshën 5-vjeçare janë në hapat e parë të të mësuar shkrim dhe lexim Pëllumb Hysa ishte i përkushtuar të mësonte zanatin e të atit që aq shumë e adhuronte.
Për 60-vjeçarin nga Korçë, thurja e shportave është një pasuri, një dhuratë e çmuar e trashëguar ndër breza, që nga gjyshërit e stërgjyshërit e tij.
Në punishten e tij të vogël dhe tepër modeste “Mjeshtëri më i miri në vend”, (titull të cilin nuk ia vendosa unë por të gjithë shqiptarët në vitin 2016), tregonte me dhembshuri të gjitha produktet të nxjerra nga duart e tij.
“Unë e lëmoj, e përkëdhel, e trajtoj si një foshnjë të brishtë,” tha ai teksa mbante në duar një shportë.
Të renditura në hyrje të punishtes së tij të gjitha shportat, kanistrat, sëndukët dhe stolat dukeshin sikur ishin plot jetë dhe qëndronin kryeneçe duke adhuruar mjeshtërinë e zotit të tyre. Teksa flet për pasionin e tij mjeshtëri Pëllumb Hysa tregon se koha nuk e ka venitur dashurinë për punën e tij.
Në krye të tyre qëndronte një stol, ishte i papërfunduar, ishte stoli që babai i tij i ndjerë kishte dashur të realizonte, dhe Hysa e kishte lënë po ashtu të paprekur, të prekur dhe të lëmuar për herë të fundit nga babi i tij, për atë kjo shportë ishte e shenjtë.
“Sa hap sytë vij direkt këtu, aq shumë jam i lidhur me të. Saqë ndonjëherë i them nuses (gruas së tij) ‘edhe mëngjesin dua të ma sjellësh këtu në punishte.’ Nuk e kam menduar kurrë ta lë këtë zanat të lashtë, që ma kanë trashëguar ndër breza.”
E teksa flet për trashëgiminë kujton fillimet e tij, kur rrinte pas shpinës së të atit dhe e sodiste me vëmendje, derisa shikimi i venitej dhe qepallat i mbylleshin me lot.
“Babai ka qenë ndër të parët në Korçë që ka hapur Repartin e Zukthit, 60 vjet më parë. Ai mori katër nxënës nga shkolla e mesme për t’ua mësuar këtë zanat.
Unë në atë kohë kam qenë 5 vjeç dhe shkoja gjithmonë te puna e babait. Në fillim ndihmoja babin me punimin e fundit të shportës, kurse në moshën 10-vjeçare unë isha në gjendje që të krijoja shportën time të parë. është një eksperience pothuajse 55-vjeçare dhe pikërisht kjo eksperiencë është ‘pjella’ e asaj gjësë së bukur.”
Që prej asaj kohe Pëllumb Hysa pavarësisht vështirësive dhe pengesave nuk ka hequr kurrë dorë nga pasioni i tij. Produktet e tij preferohen jo vetëm nga tregu vendas, por edhe nga ai i huaj. Për të “Korça është më e mira,” jo se atje u lind dhe u rrit, por sipas tij ky qytet vlerëson punën artizanale, vlerëson zanatçinjtë.
“Këtë zanat të vjetër, të lashtë unë e kam modernizuar dhe përshtatur me kohën, sipas kërkesave të tregut,” shprehet Hysa teksa mban në dorë një çantë e prodhuar nga ai.
Ëndrra në sirtar për mjeshtrin Hysa është krijimi i një linje të tij të prodhimit të çantave për gra me thupër të bëra të gjitha me dorë. Kjo ëndërr e tij ka marrë shkas dhe nga eksperienca e tij edhe nëvende të ndryshme të Europës.
“Kam punuar disa kohë për Dolce&Gabana, bëja çanta për gra. Kur shkova atje më treguan një çantë të tyre të prodhuar më parë, duke marrë shembullin e saj me duart që më dridheshin nisa të punoja kapakun e çantë që do ishte prodhim i imi, i dalë nga duart e mia, isha i lumtur për punën që kisha bërë, por kur e pashë të përfunduar dhe nga stilisti më erdhi turp ta merrja në dorë, aq e bukur ishte. Jam mahnitur nga puna që bëhej jashtë, prandaj dëshiroj shumë që ta sjell edhe këtu në vendin tonë.”
Pëllumb Hysa flet plot pasion dhe optimizëm për punën dhe vlerësimi që asaj i bëhet. Por pavarësisht kënaqësive ai ka një peng që me dhimbje e tregon, zanatin e tij ka arritur t’ia mësojë gruas së tij e cila shpeshherë është e gatshme ta ndihmojë në sigurimin e lëndës së parë dhe deri te realizmi i produkteve, por nuk ka mundur që të këtë pasion t’ua kalitë dhe dy fëmijëve të tij.
“Unë kam dy fëmijë, një vajzë 17 vjeçe dhe një djalë 33 vjeç që i jeton në Greqi, djali është mjeshtër e ka mësuar zanatin, por nuk do ta praktikojë, janë mësuar me lekun andej, kurse vajza ka shkollën dhe nuk e bezdis. Do doja shumë që ata ta duan këtë zanat ashtu si e kam dashur unë që në vegjëli. Dua me shpirt që ata të më shikojnë dritë të syrit kur punoj ashtu siç unë shikoja tim atë.”
Sot, Pëllumb Hysa mbetet një nga mjeshtrit më të përkushtuar të punimit me thupra, duke treguar se pasioni dhe përkushtimi i hershëm lindin me njeriun./ CNA
Së shpejti në Korçë do të zhvillohet një tjetër event që d...
Sot, Korça i dha lamtumirën kantautorit të mirënjohur korç...
Prej 28 vitesh, Kisha është shtëpia e Teuta Bukës. Me kryq...
Hijabi (që në zhargonin e përditshëm quhet perçe) i ka dhë...
Dallëndyshe Brahimaj (Bardha) e takova tek Kryegjyshata Bo...
Sot, Korça ka humbur një nga figurat më të njohura të arti...
78 VITE MË PARË POSTRIBA HYRI KRYELARTË NË HISTORINË KOMB...
Teatri lëvizës "Gjergj Fishta” vjen në Devoll me shfaqjen ...
Papa Gjon Pali II, me emrin e tij të lindjes Karol Woj...
Data 5 shtator 1997 shënon ndarjen nga jeta të misiona...
Në jug të qytetit të Përmetit, mbi fshatin Stërmbec, f...
Kur i thashë gruas, drekën do ta hamë në restorant, i ndri...
Në fillim të shtatorit 1928, kur Shqipëria sapo ishte shnd...
60 muzikantë të orkestrës së Wismarit në Gjermani kanë udh...
Mbrëmjen e së martës u çel edicioni i parë i festivalit fo...
Thekra (Secale cereale) është një lloj drithi, që përdoret...
Festivali i 30-të i Filmit në Sarajevë përfundoi me ceremo...
Artani e hapi sërish sirtarin e poshtëm të bibliotekës. Të...
Në një botë ku tensionet dhe konfliktet janë një realitet ...
Një analizë e re e Qefinit të Torinos, një pëlhurë prej li...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...