Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Sot, Korça i dha lamtumirën kantautorit të mirënjohur korçar, Gjergji Peleshi. Ai u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare duke lënë pas një histori të tërë me zërin e tij të mrekullueshëm. Gjergji Peleshi u rrit në një familje që pati lidhje të ngushtë me serenatat e së bashku me vëllain e tij Ilia Peleshi, u kujdesën që këtë traditë të familjes ta trashëgonin më tej.
Të gjithë jetën e tij, ai e kaloi duke kënduar e duke i falur emocione të pafundme të gjithëve që dëgjonin zërin e tij të veçantë. Sot është një humbje e madhe jo vetëm për familjen e miqtë, por për të gjithë qytetin e Korçës. Gjergji Peleshi ishte bir në një familje të madhe, me tre vëllezër të tjerë dhe 4 motra. Ai ishte i fundit që u nda nga jeta nga 4 vëllezërit, por la pas shumë kujtime, vargje, e mbi të gjitha vlera njerëzore.
Për ata që patën fatin ta njihnin, Gjergji ishte një njeri i jashtëzakonshëm, me një shpirt të bukur, i cili nuk fliste vetëm me fjalë por me këngë e melodi. Ai kurrë nuk harroi serenatat e bukura të Korçës, që u dha aq vlera me zërin brilant, e që e la si amanet që të vazhdohen të këndohen me po aq dashuri e ndjenjë sa vetë Gjergji.
Cna Tv u gjend sot pranë miqve e familjarëve të cilët i dhanë lamtumirën e fundit, duke sjellë kujtimet më të bukura të miqve të tij.
Thanas Kondili, miku më i afërt i Gjergjit, po ashtu një nga serenatistët më të vyer të qytetit, me lot në sy ka treguar shoqërinë shumë vjeçare mes tyre, shoqëri që ka lindur prej moshës 15 vjeçare por që sot përfundoi me largimin fizikisht nga jeta të Gjergjit.

"Të flas për Gjergjin dua romane. Jemi njohur që 15 vjeç, pastaj u zgjerua shoqëria tonë në mëhallën që jetojmë dhe sot. Ishte një njeri, nga gjithë vëllezërit se ishin familje e madhe, i ati ishte Tatja dhe e ëma grua zonjë. Gjithmonë ne shkonim tek shtëpia e Peleshëve, e cila ishte me shkallë, dhe atje fillonte kënga e mbaronte në orët e vona."
Për Naskën, Gjergji ka patur një zë të mrekullueshëm, ndërsa veçon këngën e trëndafilit si këngën e kënduar në fund prej tij dhe nuk mund të krahasohet me asnjë tenor në atë interpretim brilant të Gjergjit.

"Gjergji ka pasur një zë të mrekullueshëm, një zë koke. Madje, këngën që këndoi në fund, “Trëndafili”, sado që të jetë këtu tenori më i mirë, nuk mund t'ia arrijë dot. Një këngë me fjalë të bukura. I dashur me shokët, punëtor, punonte në një uzinë instrumentesh dhe ka qenë edhe në Kinë, shumë i lidhur me punën."
Naskës do ti mungojë pafund miku i tij i shtrenjtë, e jo vetëm atij por edhe gjithë qytetit të Korçës. Për shkak të problemeve shëndetësore, me ngadalësimin e kujtesës, filloi edhe ndjenja e mungesës së mikut të mirë. Naska thotë se natyra i fali Gjergjjt zërin dhe vokalin, ndërsa për të, aanjë artist në Shqipëri nuk mund ta arrijë serenatistin korçar.
"Gjergji na mungoi shumë që kur u sëmur, sidomos kur kujtesa e tij filloi të ngadalësohej. Familja e tij ishte e gjerë, ishin 4 çupa dhe 4 djem, dhe të gjithë këndonin – ia kishte dhënë natyra. Kur natyra të jep zërin dhe vokalin, ajo të vë në prova sa të duash. Ai ka kënduar shumë këngë, por kënga e “Trëndafilit” është fantastike. Asnjë artist, as në Korçë, as në gjithë Shqipërinë, nuk e arrin dot."
Gjergji Peleshi prej vitesh ishte pjesë e korit "Lira", e për drejtuesin e këtij kori, profesor Pandi Bello, ai ishte identitet për Korçën dhe artin muzikor. Bello tregon aktivitetin muzikor të Gjergjit, i cili ishte pjesëtar i rëndësishëm i grupit të serenatave dhe këngëve të vjetra korçare, duke kënduar me figura të tjera si Kristaq Sholla, Pandi Tabaku, Thanas Kondili dhe vëllain e tij Ilia Peleshi.
"Gjergji Peleshi është një identitet për Korçën dhe për artin muzikor. Është një këngëtar pasionant, që vjen nga një familje e pasionuar për artin dhe kulturën. Ai ka qenë pjesëtar i korit “Lira” gjatë gjithë periudhës që e kam drejtuar unë korin. Në të vërtetë, aktiviteti i tij ka filluar shumë kohë më parë, pasi ka qenë pjesëtar i rëndësishëm i një grupi kryesor të serenatave dhe këngëve të vjetra korçare, ku ai ishte bashkë me disa figura të rëndësishme të kësaj tradite kulturore, si shokët e tij më të afërt Kristaq Sholla, Pandi Tabaku, Robi Tabaku, Thanas Kondili dhe vëllai i tij Ilia Peleshi, si dhe krijues të tjerë si Luçiano Pano dhe vëllai tjetër Aleks Peleshi, i cili ishte një njeri i kulturës."
Në familjen Peleshi, kultura muzikore kishte karakter social, kulturor por edhe patriotik. Profesor Pandi tregon se babai i Gjergjit ka qenë pjesëtar i bandës së Lirisë në Korçë, ndërsa Gjergji ka qenë edhe krijues këngësh dhe interpretimet e tij patën sukses të lartë. Ajo që që të bën të ndjesh keqardhje është fakti se gjatë kësaj periudhe janë ndarë nga jeta edhe këngëtarë të tjerë të korit.

"Dua të theksoj se në familjen Peleshi, kultura muzikore dhe gjithçka që lidhej me aktivitetin kishte një karakter social, kulturor, por edhe patriotik. I ati i Gjergjit ishte pjesëtar i bandës së “Lirisë” në Korçë, një bandë e krijuar në vitin 1908 që zhvillonte aktivitetin në kuadër të shkollës së parë shqipe. Nga ana tjetër, duhet të theksoj që Gjergji ka qenë edhe krijues këngësh dhe interpretues me sukses të lartë. Për korin kanë ndodhur disa ngjarje gjatë kësaj periudhe dhe janë larguar nga kjo jetë edhe këngëtarë të tjerë të rëndësishëm të korit. Ne të gjithë, si miqtë e tyre, ndjejmë thellë këtë humbje."
Për aktoren korçare Zamira Kita, largimi i Gjergjit nga kjo jetë është një humbje e madhe për Korçën. Ajo tregon se Gjergji ishte një figurë shumë e dashur për korçarët, jo vetëm për këngën, zërin e mrekullueshëm, kontributin e tij në art, por dhe për qytetarinë që reflektonte. Zamira pati fatin të ishte pranë tij në aktivitete të ndryshme kulturore, ndërsa lidhjet familjare me të, e kanë bërë që ta njohë mirë Gjergjin dhe sot ta ndjejë humbjen e tij.
"Gjergji ishte një figurë shumë e dashur për korçarët, jo vetëm për këngën e bukur, për serenatën, për zërin e mrekullueshëm dhe kontributin e tij në art, por edhe për qytetarinë që e reflektonte në çdo vend e në çdo ambient. Gjergji kishte shumë miq e shokë, siç e thashë, të gjithë e donin. Unë pata fatin që të jem pranë tij në disa nga aktivitetet tona kulturore për vite me radhë. Përveç kësaj, njohjet dhe lidhjet e mia familjare me të më kanë bërë që ta njoh Gjergjin mirë, ta dua fort dhe ta ndjej humbjen e tij.
Artistja korçare tregon se fatmirësisht ka shumë filmime të koncerteve dhe korit Lira, që do të ruhen me shumë fanatizëm, për të mbajtur gjallë historinë që la pas Gjergji Peleshi. Duke i thënë lamtumirë një nga vlerave më të vyera të Korçës, Zamira shprehet se do të jenë gjithmonë me të, pasi në çdo moment do të dëgjojnë këngët e tij, zërin brilant, dhe do të shohin figurën e tij në ekran.

Gjergji ka qenë pjesë e korit "Lira", dhe këtë e di çdo korçar. Ka kënduar bukur serenatën korçare dhe ka këngë që kanë mbetur në memorien e publikut, jo vetëm të Korçës. Ka shumë filmime të korit dhe të koncerteve tona shumë të bukura, pra është në memorien jo vetëm të njerëzve që e kanë njohur si artdashës, por tashmë edhe nëpërmjet ekraneve televizive. Kjo që ju bëni sot është padyshim shumë e rëndësishme. Ne i themi lamtumirë Gjergjit dhe do të jemi me të gjithmonë, sepse do të kemi zërin e tij, figurën e tij dhe këngët e tij, të cilat i dëgjojmë në çdo moment.
Lamtumirë, Gjergji!"
Gjergji Peleshi do të ngelet gjithmonë në kujtesën e të gjithë korçarëve, si një ikonë e muzikës, e serenatave aq të dashura e të pëlqyera, me zërin e tij të veçantë që ngrohte zemrat e artdashësve të kudondodhur. Deri në momentin e fundit të jetës së tij, Gjergji bëri atë që i kërkonte shpirti, këndoi serenata. Ikja e tij është humbje e madhe për familjen, miqtë, korin "Lira", qytetin e Korçës dhe gjithë artdashësit që duartrokitën për të./ CNA
Prej 28 vitesh, Kisha është shtëpia e Teuta Bukës. Me kryq...
Hijabi (që në zhargonin e përditshëm quhet perçe) i ka dhë...
Dallëndyshe Brahimaj (Bardha) e takova tek Kryegjyshata Bo...
Sot, Korça ka humbur një nga figurat më të njohura të arti...
78 VITE MË PARË POSTRIBA HYRI KRYELARTË NË HISTORINË KOMB...
Teatri lëvizës "Gjergj Fishta” vjen në Devoll me shfaqjen ...
Papa Gjon Pali II, me emrin e tij të lindjes Karol Woj...
Data 5 shtator 1997 shënon ndarjen nga jeta të misiona...
Në jug të qytetit të Përmetit, mbi fshatin Stërmbec, f...
Kur i thashë gruas, drekën do ta hamë në restorant, i ndri...
Në fillim të shtatorit 1928, kur Shqipëria sapo ishte shnd...
60 muzikantë të orkestrës së Wismarit në Gjermani kanë udh...
Mbrëmjen e së martës u çel edicioni i parë i festivalit fo...
Thekra (Secale cereale) është një lloj drithi, që përdoret...
Festivali i 30-të i Filmit në Sarajevë përfundoi me ceremo...
Artani e hapi sërish sirtarin e poshtëm të bibliotekës. Të...
Në një botë ku tensionet dhe konfliktet janë një realitet ...
Një analizë e re e Qefinit të Torinos, një pëlhurë prej li...
Lumi i Shalës, oazi i qetësisë dhe xhevahiri i trojeve...
Mbrëmjen e djeshme është promovuar në qytetin e Pograd...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...