Fakte për Papa Gjon Palin II/ Si ndihmoi në promovimin e paqes
Papa Gjon Pali II, me emrin e tij të lindjes Karol Woj...

Teatri lëvizës "Gjergj Fishta” vjen në Devoll me shfaqjen “Nëse ti më harron”, një teatër poetik nga autorët më të mëdhenj të poezisë. Rreth 30 poezi të përzgjedhura nxjerrin në pah të gjitha emocionet që përjeton njeriu nën petkun e dashurisë. Mesazhi që përcillet përmes kësaj shfaqjeje shkon për femrat dhe meshkujt, që të mos reshtin kurrë së dashuruari dhe të mësojnë se si të dashurojnë.
Me gërshetimin e poezive më të mira të autorëve botërore, dy aktorët Izabela Doda dhe Xhilberto Gega, sollën doza intrige, dëshire, trishtimi, urrejtjeje e dashurie me performancat e tyre.
Për Xhilberton, lëvizjet e shfaqjeve teatrale janë shumë të rëndësishme për publikun e rretheve, të cilët duhet të mbështeten dhe njihen me produkte të ndryshme artistike si shfaqjet teatrale, ashtu si ndodhi në Devoll me këtë bashkëpunim.
"Gjëja kryesore që ne duhet të përmendim është që ardhja në Devoll, lëvizjet e shfaqjeve teatrale, produksionet që prodhohen dhe del produkti artistik për publikun, çdo gjë prej tyre duhet të lëvizë e duhet të shëtitë. Kur ndodh që teatri dhe çdo produkt artistik po kryesohet në një vend, i cili është larg, në rrethe, që duhet të jenë të përditësuar me çdo produkt artistik që del. Produksionet artistike që nxjerrin shfaqje të tilla të konceptuara në formë që të shëtisin në vende të tjera është diçka që duhet të mbështetet. Fatmirësisht Devolli i hapi dyert direkt sa iu dërgua ftesa për bashkëpunim dhe është një gjë shumë e mirë. Jemi fatlumë sepse çdo shfaqje që mikpritet është festë për ne dhe për publikun."
Aktori tregon detaje sa i përket shfaqjes "Nëse ti më harron", një teatër poetik me 30 poezi të gërshetuara për të përcjellë te publiku emocione të një çifti të dashuruarish, dukë dhënë mesazhin për përkushtim dhe vëmendje mes çifteve.
"Ky është një teatër poetik, 'Nëse ti më harron', janë diku te 30 poezi dashurie të gërshetuara bashkë duke krijuar një ngjarje të dy personazheve tragjikë të një historie dashurie, ku aty dalin të gjitha ngjyrat e mundshme dhe karakteristikat që ka një njeri kur dashuron. Janë dy personazhe, personazhi i femrës dhe i mashkullit, i cili tregon se si ata e shohin dashurinë dhe në fund fare, del se çfarë ndodh nëse ne harrojmë atë që duam, nuk i përkushtohemi dhe nuk i japim vëmendjen e duhur."
Për aktoren Izabela Doda, pjesëmarrja në Devoll është një eksperiencë e re, ashtu si performanca e saj. Kjo shfaqje tregon se një çift lufton për të nxjerrë të mirat e të këqijat e në fund të jenë bashkë.
"Ndihem shumë e mirëpritur, ku së pari Devolli ishte një eksperiencë e re për ne, ashtu si edhe performanca që do japim. Është një performancë poetike, roli i femrës është i ngjashëm me atë të mashkullit në performancë sepse të dy luftojnë dhe mundohen të nxjerrin te njëri-tjetri më të mirën e më të keqen e tyre. Çdokush që e sheh mund të futet thellësisht në atë petkun edhe të aktorit, sepse flet për dashurinë. Është një luftë që fitohet në fund. Të them të vërtetën nuk ka një diferencë, mendoj që të dy e kanë shumë të vështirë, është e bukur dhe sfilitëse, të gjitha ndodhin aty. Me poezitë e përzgjedhura nga autorë të ndryshëm shqiptarë e të huaj vijnë në pah 4 stinët, momenti para njohjes, njohja, zënkat dhe përfundimi me një bashkim që ti e kupton që jeni për njëri-tjetrin."
Nën interpretimin e dy aktorëve Izabela Doda dhe Xhilberto Gega, shfaqja solli emocione të veçanta duke përcjellë mesazhe reflektimi për të vlerësuar më mirë njëri-tjetrin. Në një "luftë", gjithmonë fiton dashuria./ CNA
Papa Gjon Pali II, me emrin e tij të lindjes Karol Woj...
Data 5 shtator 1997 shënon ndarjen nga jeta të misiona...
Në jug të qytetit të Përmetit, mbi fshatin Stërmbec, f...
Kur i thashë gruas, drekën do ta hamë në restorant, i ndri...
Në fillim të shtatorit 1928, kur Shqipëria sapo ishte shnd...
60 muzikantë të orkestrës së Wismarit në Gjermani kanë udh...
Mbrëmjen e së martës u çel edicioni i parë i festivalit fo...
Thekra (Secale cereale) është një lloj drithi, që përdoret...
Festivali i 30-të i Filmit në Sarajevë përfundoi me ceremo...
Artani e hapi sërish sirtarin e poshtëm të bibliotekës. Të...
Në një botë ku tensionet dhe konfliktet janë një realitet ...
Një analizë e re e Qefinit të Torinos, një pëlhurë prej li...
Lumi i Shalës, oazi i qetësisë dhe xhevahiri i trojeve...
Mbrëmjen e djeshme është promovuar në qytetin e Pograd...
Pas një karriere të gjatë që i solli legjione fansash, dhe...
Aktorja e filmit dhe teatrit shqiptar, Vera Zheji, një nga...
Nga shtëpia e prindërve që u larguan vite e vite të sh...
Pika më perëndimore e Shqipërisë, Kepi i Gjuhëzës, ësh...
Lukova, fshati bregdetar në rrethin e Sarandës, padysh...
Ndoshta nuk ka det si një pjesë e mirë e destinacionev...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...