“Nëse ti më harron”/ Teatri lëvizës “Gjergj Fishta” shkon në Devoll
Teatri lëvizës "Gjergj Fishta” vjen në Devoll me shfaqjen ...

78 VITE MË PARË POSTRIBA HYRI KRYELARTË NË HISTORINË KOMBËTARE!
78 vite më parë Postriba hyri kryelartë në historinë kombëtare përmes gjakut dhe guximit të qindra patriotëve, intelektualve, klerikëve të gjitha besimeve që i dhanë jetë kryengritjes antikomuniste në Europën e ndarë nga perdja e hekurt pas mbarimit të luftës së dytë botërore.
Në Postribë u ndez shkëndija e parë kundër regjimit gjakatar të instaluar dhunshëm në vend, nga barbarët stalinistë shqiptarë të drejtuar nga diktatori më i egër i Europës pas luftës së dytë botërore sadisti Enver Hoxha.
Heronjtë e Postribës ngritën krye në emër të asaj çka ishte dhe mbetet e shenjtë për çdo shqiptar, Liria dhe vlerat e një kombi nga më të vjetrit në zemër të Europës.
Antikomunistët e Postribës e dinin dhe e ndienin në çdo ind të tyre, se asgjë e mirë nuk mund të vinte për kombin, mohimi i vlerave themelore, që edhe në kohët më të vështira, kanë shënuar jetëgjatësinë ndër shekuj të popullit shqiptar.
Ky guxim, kjo kryengritje për lirinë e atdheut tundi themelet e regjimit gjakatar komunist, guximi dhe trimëria e Postribasve u shtyp me dhunë nga stalinistët shqiptarë të përkrahur nga armiku shekullor i shqiptarve pushteti serbosllavë dhe nga frika e gjakatarëve, se liria që frymonte bashkë me luftëtarët e sajë nuk do të zhdukej nga ky vend.
Terrori i egër do të shkretonte familje të tëra, përfshirë ato të Jup Kazazit, Osman Haxhisë, Idriz Tahirit e Abdulla Sahitit, patriotët që i prijnë kësaj kryengritje.
Vetëm në ditët e para u pushkatuan pa gjygj 28 vetë. Dhe masakrat e barbarve kaluan nga Postriba në Shkodër, Pukë, Mirditë, Malsi e Madhe.
Një tragjedi që jehon dhe sot, por kurrë sa akti i ndritur i rezistencës së Postribës, i atyre që dhanë jetën për lirinë.
Historia na mëson se regjimet dhe falangat e tyre bien të damkosura , ndërsa ata që luftojnë për liri , përjetsohen dhe lënë gjurmë mbi të cila hedhin hapat e tyre brezat, që me mirënjohje i përkujtojmë sakrificat e të parëve, duke ruajtur në thellësitë e zemrave të tyre një vend të shejtë , për të gjitha ata që dhanë jetët e tyre të çmuara.
78 vitë më vonë, një perde e hekurt e ka ndarë Shqipërinë nga kombet perendimore. Sot mbas tre dekadave jetojmë në një hije e cila vjen nga një regjim që ka mjete të ndryshme por qëllime të njëta me atë të shkuarës dhe po e pengon shoqërinë shqiptare të jetë pjesë e familjes europiane.
Një regjim që godet demokracinë, lirinë dhe të drejtat e qytetareve, e cila vjen si produkt i përballjes të pamjaftueshëm me të kaluarën që i lejoj pasardhësit e xhelatëve të hedhin pluhur mbi historinë e të restaurojnë një model bolshevik që e kthen pas Shqipërinë. Kjo përpjekje tinzare që shkon në kundërshtim me idealet e lirisë të martive të Postribës dhe po ashtu me aspiratën e shumicës dërmuese të shqiptarve, për një Shqipëri europiane, sot nga Postriba del thirrja patriotike për rezistencë, për tu përballur, për mos të lejuar asnjë regjim të
pengojë aspiratën e një populli të tërë për të gëzuar të njëtën liri, të njëtën demokraci, të njëtën mirqenje që gëzojnë popujt e Bashkimit Europian.
Fatkeqësisht sot shoqëria shqiptare është e ndarë në komunistë alias socijalist, dhe antikomunist konservator që përfaqësojnë lirinë, qëndresën, pronën, familjen.
Nqs ekziston Partia Demokratike sot në pluralizim politikë, është falë rezistencës së antikomunistave shqiptar që nuk lejuan, por e mbrojtën nga revanshi i komunistave shqiptar nga viti i zi 1997 e deri në sot, dhe nuk e mbrojti populizmi politik që u çfaq në 90, as ai grup që përfitoi nga qëndresa e antikomunistëve për mos shuarjen e forcës së parë politike në pluralizmin shqiptar. Populizëm në 90 shërbeu thjesht me ndru sistemin që ishte i nevojshëm për një shoqëri të traumatizuae e ideologjizuar.
Dhe ndërrimi i sistemit pati difekte të mëdha, se nuk u dënua partia komuniste që kishte vrarë, burgosur, internuar dhunuar të drejtat e liritë e njeriut për 50 vite.
Por u pranua si forcë politike në pluralizëm, e kundërta ndodhi në europën e lindjes, të gjitha partitë komuniste u shkrinë. Mosdenimi i krimeve të komunizmit i solli dëme të pariparueshme shoqërisë dhe e ka sjellë Shqipërinë në një regjim të korruptuar dhe dhunues ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut.
Sot politika shqiptare ka degraduar për të ndërtuar një shtete të së drejtës, 34 vite Shqipëria nuk ka një kushtetutë të qëndrueshme, të drejtat dhe liritë e njeriut dhunohen nga pushteti i korruptuar, sot zhvillohet një luftë klasash ndaj antikomunistëve dhe fatëkeqësisht forca politike që duhet ti mbrojë ka heshtur.
Nuk mund të ketë opozitë pa pjesëmarrjen në politikëbërje të 40% të antikomunistave shqiptarë që përballuan diktaturën, dhe mbajtën lartë me guxim aspiratat e lirisë, e pluralizmin politikë. Nuk mund të vijë në pushtet Partia Demokratike pa pjesëmarrjen e antikomunistave shqiptar.
Konservatoret shqiptar bazohen në tre parime kryesore në votë të lirë, dhe ndërrim elitash,
familja si bazë e shoqërisë dhe shtet ligjor me pronë private të pacenuar me ligjet bolshevike siç ka ndodhur gjatë tre dekadave në Shqipëri.
Partia Demokratike duhet ti largohet populizmit dhe të ndërtoi konservatorizmin për t’i kthyer vlerat popullit shqiptar.
Për t’i kthyer lirinë, mendimin ndryshe.
Nuk mund të ndërtojnë shtete të së drejtës nqs nuk kemi një drejtësi të pavarur, fatkeqësisht sot pas tre dekadash, reformat ideologjike të së majtës,trumbetohen për drejtësi të pavarur, siç po ndodh me drejtsinë e re, por pushteti politik i korruptuar nuk e lë as të jetojë e as të vdesë.
Ne antikomunistët i besuam kësaj reforme, megjithëse ishim skeptikë dhe i paralajmëruam
ndërkombëtarët se nuk mund të japin drejtsi ata që i dhunuan të drejtat e liritë e njeriut si bashkëpuntorë të zellshëm të diktaturës.
Kjo mazhorance e majtë ja besoi reformën në drejtsi, hetuesve të komunizmit që vranë Postribën dhe Shqipërinë. Ne antikomunistët e çmojmë ndihmën ShBA për të pasur një drejtësie të pavarur, por atë reformë nuk mund ta bëjnë politikanët, dhunuesit që i kanë shërbyer diktaturës, tani po të njëtën autorë që ndërtuan ferrin komunist, këta ndërkombëtar i besojnë dhe komisionin antikorrupsion, atyre që e ndërtuan sistem korrupsionin. Kjo është tallje me liritë e shqiptarve është fyrje ndaj antikomunistave që në mes të plumbave kundërshtuan diktaturën, dhe po mbajnë gjallë pluralizmin.
Ne patëm besim se drejtësia e re do të veprojë si në Amerikën e Linkolit e të Marting Luterkingut , por jo se do të veprojë si drejtësi politike në shërbim të mazhorancës të korruptuar komuniste. Fatkeqësisht parashikimi i jonë doli, kemi drejtsi politike dhe jo drejtësi të pavaru dhe në mbrotje të qytetarëve.
Prandaj ju bëj thirrje institucioneve të drejtësisë veproni siç vepron Amerika ndajtë drejtave dhe lirive të njeriut, President Tramp është i akuzuar për disa vepra penale dhe politike, por drejtësia atë e heton, dhe e lejon të zhvilloi aktivitetin politik si përfaques i forcës politike republikane, dhe ju lejojeni Kryetarin e Partisë Demokratike të zhvillojë aktivitetin politik, duke mos i ndaluar hetimet ndaj tij, drejtësia si të gjykon, dhe të mbron. Ne antikomunistët e respektojmë ligjin por kur ligjin e merr në dorë politika ai ligj është i vdekur. Ky pushtet i korruptuar kriminal, rrëzohet me konservatorizëm dhe jo me populizëm. Zotërinj deputetë të opozitës, nuk është i rëndësishme vetëm marrja e pushtetit, por mbrotja e demokracisë dhe liritë e qytetarve janë faktorët që Shqipëria mos të shpopullohet e t’i bashkohet Europës. Bashkojmë Shqipërinë me Europën duke i dënuar krimet e komunizmit, duke dënuar heshtjen e shtetit shqiptar dhe pse thirrja jonë ka qënë e është se pa dënuar krimet e komunizmit nuk mund të ndërtojmë shtet të së drejtës, nuk mund të ndërtojmë demokraci, nqs opozita lufton thjesht me pas një mandat deputeti, ajo nuk përfaqëson konservatorizmin dhe nuk mund të ketë mbështetjen e shqiptarve që duan Shqipërinë europiane.
Këtë jua kërkon Postriba dhe elektorati antikomunist, të shpëtojmë Shqipërinë nga politikat antikombëtare të shpopullimit. Shqiptarët presin! Martirët presin që Shqipëria të jetë europiane dhe kjo kauzë është e opozitës.
Lavdi përjetë heronjve të Postribës./ CNA
Teatri lëvizës "Gjergj Fishta” vjen në Devoll me shfaqjen ...
Papa Gjon Pali II, me emrin e tij të lindjes Karol Woj...
Data 5 shtator 1997 shënon ndarjen nga jeta të misiona...
Në jug të qytetit të Përmetit, mbi fshatin Stërmbec, f...
Kur i thashë gruas, drekën do ta hamë në restorant, i ndri...
Në fillim të shtatorit 1928, kur Shqipëria sapo ishte shnd...
60 muzikantë të orkestrës së Wismarit në Gjermani kanë udh...
Mbrëmjen e së martës u çel edicioni i parë i festivalit fo...
Thekra (Secale cereale) është një lloj drithi, që përdoret...
Festivali i 30-të i Filmit në Sarajevë përfundoi me ceremo...
Artani e hapi sërish sirtarin e poshtëm të bibliotekës. Të...
Në një botë ku tensionet dhe konfliktet janë një realitet ...
Një analizë e re e Qefinit të Torinos, një pëlhurë prej li...
Lumi i Shalës, oazi i qetësisë dhe xhevahiri i trojeve...
Mbrëmjen e djeshme është promovuar në qytetin e Pograd...
Pas një karriere të gjatë që i solli legjione fansash, dhe...
Aktorja e filmit dhe teatrit shqiptar, Vera Zheji, një nga...
Nga shtëpia e prindërve që u larguan vite e vite të sh...
Pika më perëndimore e Shqipërisë, Kepi i Gjuhëzës, ësh...
Lukova, fshati bregdetar në rrethin e Sarandës, padysh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...