web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Profil- Jeta para, gjatë dhe pas mandatit të ish-kryetarit të Bashkisë, Prel Cenaj

17 Shtator 2024, 14:08, Kulturë Manushaqe Lleshi

Profil- Jeta para, gjatë dhe pas mandatit të ish-kryetarit të

Prel Cenaj ka lindur më 26.6.1958 në një fshat të Iballes nga Aprripa e Gurit. Gjimnazin dhe shkollën e mesme e ka mbaruar në Pukë, sepse në zonën nga vinte nuk kishte shkollë 8-vjeçare.

Fëmijëria e tij ka qenë e vështirë duke qenë se në moshën 11-vjeçare është larguar nga familja për të vazhduar shkollën në Pukë. Jetën e ka kaluar në konviktet e këtij qyteti, gjë e cila ndikoi dhe e vështirësoi sepse ishte shumë e dhimbshme për të që të shkëputej që në atë moshë të vogël dhe të qëndronte larg familjes duke qenë që bëhet fjalë për vitet ‘69-’70.

“Kushtet ishin jo të mira për kohën, por me punë, vullnet dhe me përkujdesjen e prindërve ia dolën, por mendon se dhe ai ua ka shpërblyer sepse shkollën 8-vjeçare e ka mbyllur me të gjitha 10-ta, ndërsa shkollën e mesme e ka mbyllur me mesatare 9,6 dhe në vitin e fundit të shkollës së mesme është emëruar në shkollë si sekretar i rinisë për gjithë shkollën. Në vitin 1982 ka mbaruar shkollën “Instituti i Lartë” që quhej atëherë në Universitetin e Shkodrës, dega kimi-biologji, pastaj në vitin 1987-1988 ka mbaruar kursin parauniversitar që quhej atëherë për psikologji-pedagogji, që ndryshe sot e quajmë master.”

Botës së politikës i është futur në moshën 30-vjeçare, pavarësisht se me politikë të mirëfilltë është marrë që në fëmijëri, duke qenë se në shkollë i kanë dhënë poste që kishin shumë detyra të larta për atë kohë në kuptimin figurativ. Pas përfundimit të shkollës së lartë Prela u punësua. Në vitet ‘89-‘90 ai u pranua në parti, ku është zgjedhur sekretar i Byrosë për Kooperativën e Qafë-Malit me vota unanime të kryetarëve të partisë në atë kohë. Në tetor të vitit 2003 ishin zgjedhjet për kryetar bashkie ku hodhi kandidaturën për subjektin e Partisë Socialiste dhe u zgjodh kryetar bashkie me një rezultat të pranuar, pastaj u zgjodh delegat në Kongresin e Partisë së Punës.

Më pas ai kandidoi si kryetar bashkie, mori një përqindje shumë të lartë në krahasim me kandidatin tjetër dhe ka qëndruar si kryetar i Bashkisë së Fushë-Arrëzit prej një mandati 4-vjeçar, nga periudha 2003-2007 gjë për të cilën ai ndihet shumë krenar për aktivitetin e tij jo vetëm politik, por edhe shtetëror sepse ishte detyrë shtetërore.

“Në atë kohë kishin disa projekte që duheshin realizuar siç ishte shkolla 8-vjeçare për rikonstruksion të plotë, gjithashtu dhe shkolla e mesme, qoftë projekti për rrugët e qytetit, gjë e cila u realizua dhe janë objekte që i kanë qëndruar kohës.”

Përpara se të hynte në politikë z.Prela ka qenë mësues në disa fshatra: Ka filluar pak kohë në Fierzë, Berishë, pastaj disa vite në Lumë të Zi dhe në një fshat tjetër që quhej Qafë-Mali ku atje gjeti mbështetjen e shumë njerëzve. Pas vendlindjes së tij që ishte Aprripa e Gurit, Qafa e Malit ishte vendi i dytë për të sepse i ka lënë shumë kujtime dhe respekt nga të gjithë njerëzit dhe nxënësit e tij.

Familja e tij e ka mbështetur gjithmonë, edhe pse në ato vite duhej që t’i shkollonin të gjithë fëmijët dhe porositë e tyre gjithmonë i ka dëgjuar, gjë e cila është kurorëzuar me sukses. Pas mandatit 4-vjeçar në Bashkinë e Fushë-Arrëzit ai u transferua në Tiranë në vitin 2011 dhe deri në daljen në pension ka punuar pranë Bashkisë së Tiranës të cilën e quan një përvojë shumë të mirë, puna ishte për gjithë Bashkinë e Tiranës. Ai u emërua si drejtor i tregjeve të Tiranës ku nga aty doli në pension dhe të gjitha këto ua dedikon prindërve të tij që në moshë të vogël e kanë rritur me edukatë për të qenë dikush në shoqëri. Z. Prel Cenaj aktualisht jeton në Tiranë, është i lumtur me jetën që ka, ka një familje prej 4 anëtarësh; 3 fëmijë dhe bashkëshortja e tij, fëmijët i ka të gjithë të arsimuar, gruas i është falënderues sepse e ka pasur gjithmonë në krah për çdo gjë.

Disa mësime që ai i ka nxjerrë nga jeta e tij personale dhe profesionale, nga jeta e tij si ish-mësues, si të jetë gjithmonë i sinqertë me shokët, për të cilën njeriu duhet të punojë për të rritur aftësitë, sepse koha evoluon dhe që gjithmonë të kemi në prioritet punët që të janë ngarkuar për detyrën që ke. Të gjitha pozicionet që ka punuar ka pasur rezultate të mira duke mos shikuar vetëm rezultatet e shkollës, një marrëdhënie me kolegët shumë të mirë dhe këto mendoj që ishin shtylla dhe i kanë shërbyer për të arritur rezultate jo vetëm në marrëdhënie me shkollën, por edhe si përgjegjës i Gjendjes Civile dhe si ish-kryetar bashkie, marrëdhëniet me njerëzit janë në vendin e parë dhe për çdo kuadër sepse të japin shumë burim për të ecur përpara.

Ai përmend dhe disa arritje gjatë mandatit tij si kryetar bashkie, gjatë periudhës 2003-2007 ka pasur shumë rezultate, por një nga rezultatet e para që ka qenë burokracia, ishte në atë kohë që u shërbente qytetarëve letrat sepse një qytetar në atë kohë për të marrë një ndihmë ekonomike i duhej të sillej 3 ditë dhe të mblidhte letrat ku ata mund ta lehtësonin si punë në një kohë si bashki e realizonin ku përveçse një certifikatë letrat e tjera i merrnin në mënyrë shkresore, gjithashtu u morën me disa rrugë të zonës së Lumardhit, pavarësisht se kryetari që ishte në detyrë, doktori i nderuar Nikolin Bardhoku, një doktor, të cilit ai i mori detyrën, kishte bërë një punë shumë të mirë ku gjeti bashkinë në kushte normale dhe vetëm për të vazhduar punë ku ka përfunduar disa projekte që ishin nisur nga një kryetar bashkie tjetër.

Një sfidë që hasi gjatë mandatit të tij ishte sepse fondet nuk ishin të mjaftueshme ku sipas kërkesave dhe halleve që kishin, sfida më e madhe për kryetarin ishte të menaxhonte atë buxhet jo të plotë me kërkesat që kishin banorët e Fushë-Arrëzit. Një sfidë tjetër ishin edhe fondet e vogla që vinin për përkrahjen sociale, donte një menaxhim shumë të kujdesshëm që të rregulloheshin sa më shumë njerëz. Një sfidë kryesore ishte dhe punësimi ku nuk kishte objekte, institucione apo ndërmarrje, ku nuk kishte vende të lira pune.

Privatizimet që u bënë, u bënë të shpejtuara, por në atë kohë u bë një punë shumë e mirë, jo nga ata, se ata nuk kishin mundësi po nga Ministria e Energjetikes dhe e Industrisë së bashku me ish-deputetin e zonës, Viktor Doda, një nga deputetët më të mirë që ka pasur ndonjëherë rrethi i Pukës u arrit që të vendosej në punë fabrika e pasurimit të bakrit për të cilën u punësuan disa qytetarë dhe banorët e fshatrave përreth dhe është një gjë e cila është dhe sot, disa investime që u bënë gjatë mandatit të z.Cenaj si kryetar ishte investimi i dy shkollave, faza e parë e infrastrukturës së qytetit gjë e cila është akoma dhe sot, faza e parë e mureve mbajtëse të qytetit.

Disa gjëra që ai mund të kishte bërë më mirë gjatë mandatit të tij do ishte pastrimi i qytetit sepse e kishin me firmë private, thonë që firma private është më mirë po zotit Cenaj nuk i doli ashtu.

Arsyeja e largimit nga detyra ishte humbja me kandidatin kundërshtar, ku i dorëzoi detyrën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme, ku shokët e tij të mëparshëm e bënë tek ai dhe ai e dorëzoi në mënyrë dinjitoze detyrën e tij. Kjo gjë për të cilën kohët e fundit bashkia është bërë si pronë private nuk dorëzohet më si përpara detyra.

Një punë që z. Prel Cenaj krenohet dhe mbahet mend nga qytetarët e Fushë-Arrëzit nga ajo ditë dhe deri më sot infrastruktura në fazën e parë në hyrje të qytetit nga Qafa e Malit, qytetarët thonë që këto punime janë bërë në kohën e kryetarit Prel Cenaj, sepse një kryetar bashkie nuk bën dot gjë në rast se nuk ka mbështetjen nga shteti, nga strukturat, kjo është një nga arritjet që ndodhet dhe sot e asaj dite. Një gjë tjetër është edhe lyerja e pallateve të qytetit, e cila u bë me një konkurrim nga një shoqatë gjermane.

Prel Cenaj nuk mendon më që t’i futet politikës sepse mosha e tij nuk mendon që i jep më akses për t’u marrë me politikë, por një gjë që duhet mbajtur mend është që duhet ta vlerësosh kundërshtarin për arritjet që ka duhet t’i japësh kundërshtarit ato mangësi që ka, por jo çdo gjë duhet nxjerrë siç ndodh dhe sot, mos të vazhdojmë një punë të keqe që ka bërë një kryetar para të riut, por një punë të mirë që ka bërë kryetari para tij ta vazhdojë. Për shembull z.Cenaj për firmën e pastrimit që ai e quan mangësi të tijën, kryetari pas tij e ka përmirësuar dhe ai e ka falënderuar për atë punë dhe politika të tilla dhe sa më të qeta sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të qetë, ka nevojë për qetësi./ CNA





11:05 Kulturë

FOTO ME ENVERIN

Viti 1983. Shoku ynë Enver kishte ditëlindjen: 75 vjeç. M...

Lajmet e fundit nga