Tradita artizanale mes pasionit dhe sfidës për të mbijetuar në Shqipëri
Në Shqipëri përpjekjet për të zhvilluar traditën janë ...

Berti në gusht pushon në Pogradec. Me gruan se vajzat, dhëndurët, nipërit e mbesat duan detin. Liqeni është për pleq, i thonë ata. Ai nuk mërzitet nga këto fjalë. Sa lind mëngjesi i 1 gushtit fut valixhet në makinë e bashkë me Shpresën grahin drejt atij vendi që e duan shumë. Edhe për klimën, edhe për ajrin, edhe për ngjyrën e qiellit. Edhe sepse atje kaluan muajin e mjaltit.
Kur u vjen ndër mend gushti i para 30 viteve emocionohen. Se qenë ditë dhe net magjike. Mbushur me aq lumturi e të qeshura sa kur i kujtojnë sot kanë zili atë moshë.
Sa mbaroi dasma, babai i Bertit tha se një shoku i tij, Llazi, që ishte shef finance te turizmi i Pogradecit, u kishte siguruar një dhomë për dhjetë ditë. Kënaquni, shtoi ai. E kaq duhej për çiftin. Hypën në autobusin e linjës e pas një ore te dera e turizmit. Kërkuan Llazin. Qe një mesoburrë, pak i shëndoshë. Epo kjo punë kështu të bën, qeshi Berti.
-Djali i Agronit? -pyeti Llazi.
-Po. Me gruan. Për muaj mjalti.
-E di, e di, -tha Llazi serioz.
I mori për krahu e dolën anash mos pengonin ata që po regjistroheshin te recepsioni.
-Na doli një problem, -ia nisi ai. -Te dhoma që do rrinit ju drejtori ka vendosur një nga ministria. Për 4 ditë, pastaj është juaja.
Bertit iu fut gjuha në stomak. I vinte si të fikët. Iu duk sikur u shua drita e diellit. Po nuk foli se Llazi çau ferrën, hyri në zyrë. Shpresa e mbajti nga krahu. Dolën jashtë e panë drejt një stoli. Shkuan, u ulën atje. Siç duket ketu do flemë, tha Berti me vete. Nuk dinin ç’të bënin. Të ktheheshin në Korçë u vinte pak turp. Se qenë mburrur me pushime te turizmi. Tek ai turizëm që ishte ëndërr për çdo çift të sapomartuar. Po dhe të rrinin në Pogradec e kishin të pamundur. Qe sezon e çdo hotel nuk kishte dhoma të lira. Madje edhe në ca shtëpi që lëshonin ambiente ishin të prenotuara.
-Hamë një byrek, -tha Berti e ndërkohë mendja i nisi nga puna.
E pas ca minutash u kujtua për Vjollcën, një kushërirën e babait. Ajo ishte martuar në qytet dhe punonte në ushqimore, te konservimi. Duke ngrënë byrekun arritën te fabrika se Pogradeci atëherë aq ishte, për dhjetë minuta i bije pash më pash. Nuk pritën gjatë. Vjollcën sa e lajmëruan që e priste Berti erdhi me vrap. E përqafoi e nuk ndalej së pyeturi.
-Jam pak e mërzitur që nuk më ftuat në dasmë. Edhe Bajrami u brengos, -tha ajo.
Bajrami qe burri i saj. Berti mësoi se nuk kishin fëmijë. Kemi bërë ca analiza, po nuk po zbulojmë fajtorin, qeshte ajo. Pastaj kapi për dore Bertin dhe Shpresën e drejt te shtëpia e saj. Pranë turizmit, te një pallat dykatësh. Ishte ngushtë, një dhomë e kuzhinë.
-Këtu do rrini derisa t’u lirohet dhoma te hoteli, -tha me vendosmëri.
Apartamenti sa hapje derën të fuste në kuzhinë. Përballë ishte dhoma e gjumit.
-Këtu do flini, -tha dhe nisi të ndërrojë çarçafët.
U ndien si në shtëpi. Erdhi pas dy orësh Bajrami dhe drejt e në tavolinë. Me verë të bërë vetë e me belushka që ua dha Petro, komshiu i tyre peshkatar. Atë natë i lanë në kuzhinë Vjollcën e Bajramin kur mbyllën derën e dhomës që të flinin.
-Ku do shtrihen ata se nuk pashë as divan, as krevat në kuzhinë? -pyeti Shpresa.
Vërtet, kishte një tavolinë të madhe e gjashtë karrige. Se aq ishte vendi. Sa një kolibe qeni. Për fat krevati nuk bëri zhurmë, çifti u mjaltëzua atë natë dhe mëngjesi erdhi plot diell te dritarja. I pari doli Berti. Nuk pa njeri në kuzhinë. Paskan ikur në punë, tha. Mbi tavolinë qe një letër fletore. E mori dhe lexoi: “Kalofshi gëzuar. Jeni çift i ri dhe po ju lëmë vetëm derisa të shkoni në hotel. Ne po flemë te vëllai i Bajramit.”
Shpresa gati po qante. Për njerëz me zemër kaq të madhe kishte lexuar veç në libra. Ditën e tretë trokiti dera. Ishte Petro, komshiu. Kishte sjellë belushka, por të pjekura.
-Vjollca më tha se i pëlqeni shumë.
-Ku e gjete Vjollcën?- e pyeti Berti.
-Te hidrovori. Atje punon Bajrami. Ka një dhomë riparimi dhe këto ditë kanë hapur një krevat portativ e flenë atje.
Bertit iu zmadhuan sytë. Ndjeu hidhërim që i vuri kaq në siklet ata njerëz të mirë, po dhe u gëzua se dhe një ditë ngeli. Do iknin të nesërmen në hotel.
I kujton ai dhe Shpresa ato ditë mjalti mbushur me mjaltin e zemrës së Vjollcës e Bajramit. Duke shëtitur u afruan te turizmi.
-Si nuk shkuam një herë te Vjollca, -tha Shpresa.
Panë në sy njëri-tjetrin. Po ç’qe kjo çudi që qysh atë vit e më tej as që trokitën tek ajo derë. Qoftë për një falënderim. U dhanë pas punëve, pas lindjes së fëmijëve. Disa vite vërtet nuk pushuan në këtë qytet, por ama sa herë erdhën sytë i hodhën mbi gjol. Kurrë mbi atë apartament që iu bë strehë zemre.
Trokiti Berti. Pritën. Te dera u shfaq një e moshuar sa një grusht. I dridheshin duart dhe fjalët.
-Kë kërkoni?
E njohën Vjollcën, të mirën e të shtrenjtën grua shpirtmadhe.
-Na falni, trokitëm gabim, -tha Shpresa.
Dera u mbyll. Berti ngeli i ngrirë. Nga ajo që pa dhe nga çudia pse Shpresa nuk i dha të njohur. Dolën tek oborri. Poshtë një peme po bisedonin ca gra. Shpresa shkoi tek ato e ia nisi një bisede jo të shkurtër. Më pas mori Bertin për krahu e u çapitën drejt turizmit.
-Gratë më thanë se Bajrami ka vdekur para ca vitesh nga një aksident në punë. Vjollca nuk ka fëmijë. Është vetëm, me gjysmë pensioni të burrit. Ka vuajtur nga veshkat e tani bën dializë tri herë në javë. Po hera-herës nuk shkon se s’ka para për taksi deri në spital. Dhe më e keqja, i kanë prerë dritat nga që nuk i paguan dot.
Më pas nuk folën. Po e shihnin njëri-tjetrin si fajtorë. Tani donin të ndreqnin një gabim, apo një faj.
-Të shkojmë nesër tek elektriku e t’ia zerojmë pagesat e prapambetura. Të paguajmë dhe një taksi për gjithë vitin...
-Një nga ato gratë ishte pa punë, -tha Shpresa. -Ta punësojmë si kujdestare të Vjollcës.
U qetësuan se kishin mundësi ta ndihmonin me para, po nuk ndiheshin mirë me veten. Ndiheshin si liqeni që në ditë të nxehta uji sipër ishte i ngrohtë, por poshtë brisk, t’i priste këmbët e ftohta e tij.
-Po si e dhjemë kështu, si? - pyeste veten Berti e dukej sikur mosmirënjohja e tyre ia kishte shkulur Vjollcës veshkat nga trupi.
Qëndruan plot ditë majë ballkonit. Po jo me sytë nga liqeni. Por me shikimin mbi atë apartament mbushur me mirësi. Gëzoheshin kur shihnin taksinë e verdhë që merrte në gjirin e vet Vjollcën dhe kujdestaren, e cila e mbante aq pranë gjoksit sikur ta kishte njeriun e vet, gjakun e vet...
Në Shqipëri përpjekjet për të zhvilluar traditën janë ...
Për herë të parë për komunitetin shqiptar në Malin e Zi ni...
Në qytetin e lashtë të Antigonesë, në jug të Shqipërisë, a...
Diku në zemër të Voskopojës ku ndërthuren historitë e lash...
Pasioni, dëshira dhe mjeshtëria për të nxjerrë nga duart e...
Së shpejti në Korçë do të zhvillohet një tjetër event që d...
Sot, Korça i dha lamtumirën kantautorit të mirënjohur korç...
Prej 28 vitesh, Kisha është shtëpia e Teuta Bukës. Me kryq...
Hijabi (që në zhargonin e përditshëm quhet perçe) i ka dhë...
Dallëndyshe Brahimaj (Bardha) e takova tek Kryegjyshata Bo...
Sot, Korça ka humbur një nga figurat më të njohura të arti...
78 VITE MË PARË POSTRIBA HYRI KRYELARTË NË HISTORINË KOMB...
Teatri lëvizës "Gjergj Fishta” vjen në Devoll me shfaqjen ...
Papa Gjon Pali II, me emrin e tij të lindjes Karol Woj...
Data 5 shtator 1997 shënon ndarjen nga jeta të misiona...
Në jug të qytetit të Përmetit, mbi fshatin Stërmbec, f...
Kur i thashë gruas, drekën do ta hamë në restorant, i ndri...
Në fillim të shtatorit 1928, kur Shqipëria sapo ishte shnd...
60 muzikantë të orkestrës së Wismarit në Gjermani kanë udh...
Mbrëmjen e së martës u çel edicioni i parë i festivalit fo...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...