ATA JANË KËTU
Fluturimet nga Amerika në Tiranë përherë i bëj me transit ...

Çfarë mund të quhet art? Kjo është një pyetje shekullore me shumë përgjigje. Një formë arti mund të jenë pikturat në kanavacë, qeramikë apo skulpturat. Pra, arti mund të jetë çdo gjë, madje ai mund të krijohet edhe me motosharrë. Ky është mendimi i një artisti nga shteti amerikan i Virxhinias, me të cilin së fundmi bisedoi korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Maxim Adams.
Andrew Mallon me motosharrën e tij po shndërron trungjet e vjetra të pemëve në vepra arti.
Ai ka krijuar mbi 150 skulptura prej druri, shumica e të cilave janë në parqe dhe oborre private të fqinjëve të tij në pjesën veriore të Virxhinias.
Zoti Mallon thotë se qëllimi i tij është të gjallërojë vendet dhe t'u shtojë atyre pak magji.
“Sa herë që përfundoj një projekt, ju mund të shihni ndikimin që ka në një lagje ose komunitet përreth tij. Ato u sjellin njerëzve shumë gëzim!”, thotë ai.
Jeannie Reimers thotë se zoti Mallon po e ndihmon atë të transformojë oborrin e saj.
"Për shkak të këtyre telave, kompania elektrike priste vetëm njërën anë të kësaj peme. Kështu që një nga punonjësit më tha se duhet ta pres atë. Unë nuk pranova dhe ia dërgova një foton zotit Mellon. Ai më tha lejoji ata të presin pemën nga sipër, dhe unë pastaj do të vij të flas me ju!", thotë ajo.
"Në këtë pemë do të krijojë një tufë prej pesë ose gjashtë harabelash", thotë ai.
Zoti Mallon thotë se filloi të merrej me punimet prej druri që nga viti 2012. Në atë kohë, ai punonte si zdrukthëtar dhe gjatë kohës së lirë filloi të gdhendte figurina të vogla nga lapsa të vjetër. Pastaj ai vendosi të krijonte skulptura më të mëdha prej druri dhe bleu një motosharrë.
"Gdhendja me motosharrë është disi si operacionet në tru. Duhet të jesh vërtet i kujdesshëm me gjithçka që bën, duhet ta kontrollosh vërtet këtë makinë të madhe", thotë ai.
Sot ai punon me 10 motosharra, makina bluarëse, presa dhe dalta të ndryshme. Zoti Mallon thotë se ai e bën 90% të punës me motosharrë elektrike. Ai e fillon punën me motosharrë dhe pastaj përdor mjetet më të vogla për krijimin e skulpturave prej druri.
Në vitin 2016, zoti Mallon themeloi një kompani të quajtur “AM Sculptures” dhe pasioni i tij është kthyer në një biznes. Skulpturat e tij prej druri tani kushtojnë nga 3000 deri në 5000 dollarë.
Talenti i tij është bërë i njohur në botë dhe ai ka marrë pjesë në konkurse të shumta dhe në një shfaqje televizive të kanalit “Discovery”, të quajtur “A Cut Above”, ku 12 artistë luftuan për fitore.
"Bota e gdhendjes me motosharrë ka krijuar shumë mundësi për mua."
Zoti Mallon thotë se po merret me atë që i pëlqen atij dhe është bërë pjesë e rëndësishme e komunitetit.
“Ndërtova një kështjellë vërtet të madhe vite më parë në një pjesë të këndit të shtëpisë së dikujt. Fëmijët tani shkojnë atje çdo ditë dhe lozin me figurina të vogla prej druri”, thotë ai.
Në të ardhmen, zoti Mallon ëndërron të krijojë një kopsht skulpturash, ku vizitorët do të jenë në gjendje të shohin të gjitha punimet e tij në një vend të vetëm./ VOA
Fluturimet nga Amerika në Tiranë përherë i bëj me transit ...
Episodi i parë i serialit të shumëpritur shqiptar “Prokuro...
Nisma ligjore, kërkesa, mijëra diskutime dhe mendime kemi ...
Nga jashtë dukej si një kuti xhami ku brenda saj qëndronte...
Do shtrihej për të fjetur kur dëgjoi zilen e celularit...
Nënën e kujton kushdo. Edhe kur është gjallë, edhe kur...
“Pikë Uji” zgjidhet si filmi përfaqësues i Shqipërisë, në ...
Prel Cenaj ka lindur më 26.6.1958 në një fshat të Iballes ...
Viti 1983. Shoku ynë Enver kishte ditëlindjen: 75 vjeç. M...
Berti në gusht pushon në Pogradec. Me gruan se vajzat,...
Në Shqipëri përpjekjet për të zhvilluar traditën janë ...
Për herë të parë për komunitetin shqiptar në Malin e Zi ni...
Në qytetin e lashtë të Antigonesë, në jug të Shqipërisë, a...
Diku në zemër të Voskopojës ku ndërthuren historitë e lash...
Pasioni, dëshira dhe mjeshtëria për të nxjerrë nga duart e...
Së shpejti në Korçë do të zhvillohet një tjetër event që d...
Sot, Korça i dha lamtumirën kantautorit të mirënjohur korç...
Prej 28 vitesh, Kisha është shtëpia e Teuta Bukës. Me kryq...
Hijabi (që në zhargonin e përditshëm quhet perçe) i ka dhë...
Dallëndyshe Brahimaj (Bardha) e takova tek Kryegjyshata Bo...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...