Nga Agim Xhafka/ DASHURI E THYER
Do shtrihej për të fjetur kur dëgjoi zilen e celularit...

Nga jashtë dukej si një kuti xhami ku brenda saj qëndronte e brishtë një trashëgimi kulturore. E vendosur në qendër të Pazarit të Korçës kjo punishte e vogël është pasqyrë e përkushtimit, bukurisë dhe paisonit që nuk njeh lodhje.
Rovena Hasankolli është gruaja 45-vjeçare lindur dhe rritur në fshatin Floq të qytetit të Korçës. E rrethuar nga qilima plot ngjyra dhe dizajne të ndryshme, Rovena qëndron e ulur te tezgjahu i saj.
Puna nuk e kishte lodhur, përkundrazi siç shprehet dhe vetë ajo kjo punë i ka dhënë qetësinë e dëshiruar. Nuk kishte shumë kohë që kishte nisur të punonte në një biznes familjar që merret me prodhimin dhe tregtimin e punëve artizanale, e veçanërisht qilimave.
“Kur pashë njoftimin që kërkonin artizane për bërjen e qilimave u gëzova. Kam bërë punë të tjera më parë, punë të bërë nga halli jo nga qejfi. Kjo është puna që dua, nuk më lodh aspak, përkundrazi këtu kam gjetur qetësinë. Do vazhdoj ta ushtroj derisa të kem frymë.”
E rritur në një familje në zonë rurale, Rovena i njeh shumë mirë traditat dhe zakonet e zonën së Korçës.Ndonëse jo një traditë familjare, fati apo rastësia e drejtoi motrën e Rovenës drejt këtij zanati të vjetër. E nisur si një lojë fëmijësh nga ajo dhe e motra, Rovena nuk e dinte se ky zanat do të kthehej në punën e saj të jetës.
“E shikoja shpesh që motra shkonte te komshia dhe kurioziteti më shtyu që dhe unë të shkoja bashkë me të. Në fillim e kam nisur si një lojë, kisha dëshirë të lauaj me penjtë e endur të tezgjah. Më vonë doja që dhe unë ashtu si motra të bëja qilim tim, nga duart e mira.”
Pas çdo fjale të saj dëgjohej zhurma e tërhqjes së tezgjahut që shtërngonte penjtë, i jepte strukturë dhe rezistencë produktit. Rovena thotë se është ulur për herë të parë në këtë vegël kur ka qenë 13 vjeçe.
“Kam prekur penjtë dhe veglën e tezgjahut për herë të parë kur kam qëne 13 vjeç, kurse qilimin tim të parë e kam bërë kur kam qenë 14 vjeçe.”
Tradita e Korçës e do që vajzat të marrin pajë kur të shkojnë te shtëpia e bashkëshortit të tyre, saqë shumë prej vajzave korçare i bënin vetë të gjitha punimet për pajën e tyre të nusërisë.
Rovena tregon se përveç qilimave që ka bërë për shtëpinë e saj të vajzëtizë, ka punuar shumë për të kompletuar pajën e saj.
“Ne vajzat e zonës sonë e kemi patur gjithmnë traditë ndër breza që ta bënim vetë pajën tonë. Tani kanë ndryshuar kohët nuk preferohen më këto tradita nga vajzat e reja.”
Që me martesën e saj dhe motrës së saj Rovena me pikëllim tregon se vegla e tezgjahur në shtëpinë e prindërve në Floq nuk është vënë më në punë.
“Më mbushen sytë me lot, kur shkoj në Floq dhe shoh veglën të ndarë në pjesë të flakur në bodrumin e errët të shtëpisë. Me martesën time dhe të motrës ajo vegël nuk u vu më kurrë në punë, ‘plaket’ në vetmi në bodrum.”
Teksa tregon për pasionin e saj, Rovenës i mbushen sytë me lot kur tregon se orët e gjata me kurrizimin e përkulur para tezgjahut që në moshën 14-vjeçare dhe lodhja e viteve punë, “dremitin” në heshtje në dollapet e shtëpisë së saj.
“Më këputete shpirti kur i shikoja të palosaura e të vendosura njëra mbi tjetrën në dollap. Që kur i kam sjellë e deri më sot nuk i kam parë asnjëherë të vendosura në shtëpi. Kohët kanë ndryshuar, nuk preferohen më. Më vjen keq që i shikoj të flakura dhe të hedhura si të pavlera, jam lodhur derisa i kam nxjerrë nga duart.”
E rritur nga dy prindër punëtorë, të pa lodhur që merreshin me blegtori dhe bujqësi, artizanja tregon brengën e saj që i rëdon mbi supe ndër vite.
“Babai kishte shumë dëshirë që une dhe motra të hapnim punishten tonë të punimeve në tezgjah. I bëhej zemra mal kur më shikonte mua dhe motrën të ulura dhe duke shkëmbyer penjtë e leshta me ngjyrë për të bërë qilimat. Nuk kam arritur dot t’ia plotësoja dëshirën, as unë, as motra. Kampatur frikë se ndoshta nuk do të më ecte dhe do zhgënjehesha. Por të pkatën kam arritur ta lumturoj tani, që kam nisur ta ushtroj përsëri këtë zanat të vyer.”
Nënë e dy fëmijëve, një djali 20 vjeç dhe një vajze 18 vjeç, siç do artizane tjetër Rovena shprehet se dëshiron që këtë zanat të vjetër t’ia trashëgojë dhe vajzës së saj.
“Do isha më e lumtura në botë nëse zanatin që kam unë ta mësonte dhe vajza ime. Është diçka e çmuar, është një zanat i bukur që përveç pasionit nuk kërkon asgjë tjetër. Vajza ka ardhur disa herë në punishten time, ka dëshirë të më shohë kur punoj. E kam ulur në tezgja, i kam mësuar disa teknika. Vajza e ka me shumë dëshirë, por i duket i vështirë. Megjithatë në një mënyrë apo një tjetër kam për ta trashëguar këtë zanat, nuk kam për ta lënë që të zhduket, jo vetëm nga trungu im familjar, por edhe nga tradita e qytetit tonë.”
Rovena Hasankolli është shembulli i denjë i një gruaje të re në moshë, që me fanatizëm kërkon ta trashëgojë këtë zanat shekullor në brezat e ardhshëm./ CNA
Do shtrihej për të fjetur kur dëgjoi zilen e celularit...
Nënën e kujton kushdo. Edhe kur është gjallë, edhe kur...
“Pikë Uji” zgjidhet si filmi përfaqësues i Shqipërisë, në ...
Prel Cenaj ka lindur më 26.6.1958 në një fshat të Iballes ...
Viti 1983. Shoku ynë Enver kishte ditëlindjen: 75 vjeç. M...
Berti në gusht pushon në Pogradec. Me gruan se vajzat,...
Në Shqipëri përpjekjet për të zhvilluar traditën janë ...
Për herë të parë për komunitetin shqiptar në Malin e Zi ni...
Në qytetin e lashtë të Antigonesë, në jug të Shqipërisë, a...
Diku në zemër të Voskopojës ku ndërthuren historitë e lash...
Pasioni, dëshira dhe mjeshtëria për të nxjerrë nga duart e...
Së shpejti në Korçë do të zhvillohet një tjetër event që d...
Sot, Korça i dha lamtumirën kantautorit të mirënjohur korç...
Prej 28 vitesh, Kisha është shtëpia e Teuta Bukës. Me kryq...
Hijabi (që në zhargonin e përditshëm quhet perçe) i ka dhë...
Dallëndyshe Brahimaj (Bardha) e takova tek Kryegjyshata Bo...
Sot, Korça ka humbur një nga figurat më të njohura të arti...
78 VITE MË PARË POSTRIBA HYRI KRYELARTË NË HISTORINË KOMB...
Teatri lëvizës "Gjergj Fishta” vjen në Devoll me shfaqjen ...
Papa Gjon Pali II, me emrin e tij të lindjes Karol Woj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...