Tregimi i së dielës/ Nëna e librave
Nënën e kujton kushdo. Edhe kur është gjallë, edhe kur...

Do shtrihej për të fjetur kur dëgjoi zilen e celularit. Qe mesnatë ndaj Marieta u tremb. Në këtë orë të vjen në derë veç lajmi i keq, iu kujtua një thënie e nënës së saj. Rrëmbeu telefonin, te ekrani lexoi, Raqi. Uf, u qetësua. E hodhi te divani e shkoi te dhoma e gjumit. Zilja nuk pushonte, por Marieta u mbulua me jorgan e gjumi e rrëmbeu në ujërat e veta. Deri në mëngjes i erdhi ndër mend çdo gjë veç Raqi jo.
Raqi, ose Sotiraqi siç e quante ajo në fillim, ishte burri i saj. Në fakt është ish-i sot se u ndanë shpejt, pas disa muaj martesë. Marieta e njohu në universitet. Ai studionte për mjekësi, kjo për letërsi,por u prezantuan nga motra e Raqit që banonte në një konvikt me Marietën. Qysh në njohjen e parë u trokiti zemra. Shkonin si çift. Të gjatë, të shkathët, të mençur, të bukur. Nuk pritën dhe çelën fejesën. Dasmën e lanë pasi të mbaronin fakultetin. Raqi sa mbylli mjekësinë erdhi në Tiranë sërish për specializim, do bëhej kirurg. Dhe universitetin e mbaruan në të njëjtin vit, paçka se Marieta ishte tre vjet më e vogël. Raqi nisi punë në spital, Marieta në gjimnaz, mësuese e letërsisë. Pas ca muajsh u martuan. Me dasmë plot alegri, shoqëria e Raqit i vuri zjarrin asaj nate. U lumturuan të gjithë. Më pas jeta hyri në detyrimet e punëve dhe të familjes. Lodhje, angazhime, ama plot gëzim e paqe në shtëpi. Deri sa një ditë telefoni te korridori nuk lajmëroi urgjencë spitali.
-Ju flasim nga policia. Roberti, babai i gruas suaj, është arrestuar për agjitacion e propagandë.
Ato mote kjo akuzë ishte e barabartë me vdekjen. Jo vetëm për atë që arrestohej, por për krejt fisin. Raqi e la telefonin të binte në tokë, u mbajt te muri. Nuk ia tha Marietës, por ajo dëgjoi gjithçka. U ul në kolltuk e zbehtë. Pas dy minutash i ra të fikët. Raqi u tremb, ajo ishte shtatzënë. E spërkati me një gotë ujë dhe deri në mëngjes nuk folën. Sa u gdhi Marieta e mbajti vrapin te shtëpia e prindërve. Takoi nënën që shkulte flokët e çirrte faqet. Mësoi dhe gjëmën e dytë. Kishin arrestuar dhe vëllain, ai sa kishte hyrë në gjimnaz.
-O zot, më mbaj mendjen, -klithi së brendshmi.
Nuk shkoi në punë. Iu gjend nënës dhe nga ca kushërinj mësoi se të atin e akuzonin, donte të pushtonte komitetin e partisë, djali qe bashkëpunëtor. Nuk bënte dot lidhjen e akuzës me babain e saj. Ai as një mizë nuk vriste në kuzhinë e asnjëherë nuk bëri fjalë me kënd. Krenoheshin që ishte i ditur, i matur, i sjellshëm. Ankthi po i shtohej se vëllain nuk po e lëshonin. Edhe pse qe minoren. Kush e di se ç’po përjeton, mendonte Marieta.
Ndërkohë i mbetën sytë nga dera. Priste vëllain, por edhe Raqin. I duhej të qante te ai, të mbështetej te burri e të ngashërehej, të lehtësohej disi. Por askush nuk po trokiste. Nga mbrëmja e mori në telefon.
-Raqi, pate shumë operacione sot?
Matanë dihatje.
-Do vish të më marrësh, apo...
-Mariet, bën mirë të rrish te nëna. Sot bëra kërkesë për divorc.
-Hë?
Por matanë u dëgjua,pip,pip... Nga brenda iu duk sikur një dorë e fortë ia hoqi zemrën e mushkëritë. I mbeti kraharori bosh. Nënës nuk i tha gjë, boll ngarkesë kishte. Pas ca muajsh babain dhe vëllain i dënuan me nga 15 vjet. Marietën e hoqën nga puna si mësuese, fat që e lanë në qytet. Punonte në komunale si mirëmbajtëse lulishtesh. Raqi nuk u bë asnjë ditë i gjallë, vazhdonte operacionet dhe njerëzit e lavdëronin si kirurg. Nëna u mpak dhe zuri krevatin. Marieta çdo muaj merrte rrugët deri në burgun e Ballshit. Çonte ca ushqime e ca veshje dhe atë një orë me babain e vëllain e kishte aq të shijshme si ajo çokollata që i dha tezja kur ia solli kunati nga Amerika.
Por pati edhe ditë të bukura. Lindi Vjollca, bija e bukur me sy blu. Mbesa ngriti në këmbë dhe nënën e Marietës. Nisi të merrej me vajzën e iu ndriçua pak syri. E lajmëroi Raqin, po nuk u duk për Vjollcën. Nuk u çudit. Dava frikacaku, vulosi mendimin për të.
Një mbasdite erdhi për vizitë tezja.
-E more vesh, moj? Babain e Raqit e futën në burg. Për agjitacion e propagandë e akuzojnë, njësoj si tët atë.
Marieta u çudit, por nuk u gëzua. Zoti nuk vonon, tha. Vitet iknin, Vjollca rritej, Marieta u lidh me Gurin, shokun e shkollës. Dhe ai me baba në burg. Nuk shkoi dot në universitet, nuk e lejuan. Ëndërronte të bëhej inxhinier, u bë elektricist. Nuk e donte si Raqin, por e adhuronte për sjelljen, respektin e nderimin që i bënte. Kur Vjollca e thërriste Gurin, babi, qe gjëja më e natyrshme. Raqin e çuan mjek në malësi, vinte në qytet një herë në dy, tre muaj. Marieta gati e harroi. Tani edhe kur shihte Vjollcën në krah të saj e mendonte përherë që rrinte Guri. Si një baba i vërtetë biologjik. Por kur vjen e keqja hapi derën, thotë populli. Babai vdiq në burg. Vëllai doli më parë se sa u dënua. Se u përmbys komunizmi, u hapën burgjet e ai e mbajti frymën në Selanik. Gurin e kapi korrenti majë një shtylle elektrike dhe ngeli atje për disa orë. Qenë vite rrëmuje, askush nuk dinte se si ecte shteti. Marieta mbeti me Vjollcën mes katër mureve. Qe gati në depresion, por adoleshentja Vjollca e sillte në vete. Fati e solli të kthehej sërish mësuese në atë shkollë ku ishte. Edhe Raqi zbriti nga malësia, filloi operacionet e me sa duket merrte lekë se shpejt e shpej ngriti një vilë larg qytetit e çeli ca dyqane në qendër. Një mëngjes shkoi në shkollë të Vjollcës.
-Jam babai yt, -i tha.
-Babai ke qënë edhe këto vite që ikën, -e qesëndisi ajo.
Më pas trokiti në shkollën e Marietës.
-Pse nuk bashkohemi prapë? - tha.
-Makiato jemi ne? -u përgjigj Marieta. -Ti kafja dhe unë qumështi?
Raqi nuk dinte si ta vazhdonte bisedën më tej. E pa që me fjalë nuk ia dilte dot ndaj nisi “luftën” me sms. Po Marieta çdo herë sillte ndër mend formulën e bashkimit në martesë, ”në sëmundje e në nevojë”…Kështu u betuan e asnjë sekondë nuk iu gjend. Shoqet, koleget, fisi presion të bashkohej. Të hidhte pas ato që shkuan. Se ai tani ka pasuri, afron siguri, ke mirëqenie, mendo për Vjollcën...
Por Marieta e kishte vulosur. Burrë si pagator e si kompani sigurimi nuk donte. Ajo në ëndrra burrin e mendonte prej mishi, prej gjaku, me zemër të madhe, me shpatulla të forta, me gjoks të ngrohtë. E ky ishte dikur Raqi, por tani nuk është më. Si ajo molla e kuqe majë pemës që të kënaq me ngjyrën, me formën e shijen që e përfytyron. Po në se bije në tokë dhe kalbet nuk e zë kush me dorë. E shkel, e shtyp dhe shkon tej...
Nga matanë u dëgjua zilja e celularit. Na është bërë si zukama e mushkonjës kur të vjen te veshi, tha e nxehur. E mbylli fort me gishtin tregues dhe e ngjeshi thellë, sa më thellë në çantë. Iku si flutur te puna,atje te letërsia e saj...
Nënën e kujton kushdo. Edhe kur është gjallë, edhe kur...
“Pikë Uji” zgjidhet si filmi përfaqësues i Shqipërisë, në ...
Prel Cenaj ka lindur më 26.6.1958 në një fshat të Iballes ...
Viti 1983. Shoku ynë Enver kishte ditëlindjen: 75 vjeç. M...
Berti në gusht pushon në Pogradec. Me gruan se vajzat,...
Në Shqipëri përpjekjet për të zhvilluar traditën janë ...
Për herë të parë për komunitetin shqiptar në Malin e Zi ni...
Në qytetin e lashtë të Antigonesë, në jug të Shqipërisë, a...
Diku në zemër të Voskopojës ku ndërthuren historitë e lash...
Pasioni, dëshira dhe mjeshtëria për të nxjerrë nga duart e...
Së shpejti në Korçë do të zhvillohet një tjetër event që d...
Sot, Korça i dha lamtumirën kantautorit të mirënjohur korç...
Prej 28 vitesh, Kisha është shtëpia e Teuta Bukës. Me kryq...
Hijabi (që në zhargonin e përditshëm quhet perçe) i ka dhë...
Dallëndyshe Brahimaj (Bardha) e takova tek Kryegjyshata Bo...
Sot, Korça ka humbur një nga figurat më të njohura të arti...
78 VITE MË PARË POSTRIBA HYRI KRYELARTË NË HISTORINË KOMB...
Teatri lëvizës "Gjergj Fishta” vjen në Devoll me shfaqjen ...
Papa Gjon Pali II, me emrin e tij të lindjes Karol Woj...
Data 5 shtator 1997 shënon ndarjen nga jeta të misiona...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...