Protestuesit te selia e PD/ Reagon Berisha: Janë mjerim i politikës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur ditë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur ditë...

Qe mbrëmje e ngrohtë qershori. Nga ato kur ndihet qysh larg era e blirit poshtë ballkonit dhe xhiroja te bulevardi “Republika” sa kishte arritur kulmin. Mijëra burra, gra, të rinj, fëmijë zbrisnin nga kinema “Morava” e pasi bënin një rrotullim te “Lëndina e Lotëve” ia nisnin sërish ecjes përpjetë më këmbë. Traditë e përditshme, e përvitshme, e vjetër qysh kur unë nuk kisha lindur.
Atë ditë kisha mbaruar klasën e tetë. Bëmë festë në shtëpi nga që mora dhe fletë-lavdërimi. Në raste të tilla babai e kthente një kupë raki e bëhej shpejt çakërqejf se nuk ishte stërvitur me sportin e alkoolit. Në gëzim e sipër më tha:
-M’u rrite bir, m’u bëre burrë!
U emocionova dhe mora kot. U ndjeva kaq i rritur sa i kërkova:
-Atëherë më fut në punë këtë verë.
Ai pa u menduar fare ma ktheu:
-Patjetër.
Por nuk arrita të gëzohem se ndërhyri vëllai:
-Edhe mua.
Sa mbaroi fjalën qeshëm të gjithë. Ai ishte një vit më i vogël, por në trup qe sa gjysma ime. Atë vit se më pas, kur shkuam studentë, u barazuam të dy. Babai nuk i dha xhevap. Mendova, ia skualifikoi kërkesën. E kapa vëllain te faqet dhe i premtova do i blija një top kur të merrja rrogën. Vëllai ishte futbollist i lindur. Kishte një teknikë për t’i zilepsur gjithë mjeshtrit e topit. Luante sulmues me ekipin e mëhallës dhe golat i rraste si petullat. Një pas një se i përdorte të dyja këmbët, megjithëse qe majtosh. Unë pëlqeja volejbollin. Por nuk kisha shokë të këtij sporti ndaj më shumë luaja me gocat e pallatit. Vëllai mbante në çantë një top 50-lekësh. Quhej i madh atëherë, por se sa i madh kuptohej nga që ia nxinte çanta e shkollës. Unë kisha top të kuq 500-lekësh. Nuk e fusja dot në çantë, nuk e nxinte. Ama ishte top i sëmurë, bëhej qullash gjatë natës, e lëshonte veten, kërrusej si xha Andoni. Nuk luhej ashtu me të ndaj e nxirrja në diell. Pas gjysmë ore forcohej si kockë qeni, thoshte Calja. Se m’u kujtua shoku im. Calja kishte një palë atlete që mua dhe vëllait na ngeleshin sytë tek ato. Goja lëng na lëshonte. Të bardha, me gomë të zezë dhe me lidhëza të bardha.
-Unë i dua jo të bardha, i dua ngjyrë blu se gjuaj topin dhe më bëhen pis, -thoshte vëllai.
Atë çast fytyra i merrte pamje gati alivanie. Unë e shihja kur luante zbathur e më pikonte zemra. I thashë mamasë t’i blinte një palë, por ajo pa më thënë jo kuptova që do vazhdonte këmba e vëllait ta gjuante zbathur topin.
Pas dy ditësh babai më solli lajmin:
-Do punosh në bonifikim. Fillo të hënën.
Nëna ia nisi zhurmës:
-Nuk e lë djalin mes ujërave dhe kënetave.
-Do shkosh dhe ti në punë, -i tha vëllait.-I di mollët e Ilmozit? Atje do jesh roje paradite.
Lumturi deri të hënën. Sa shkova te puna më dhanë çizme dhe bëlldum brenda një kanali. Nxirrja baltën me lopatë. Pas ca minutash u lodha, m’u mor fryma dhe pushova pak. Ia nisa prapë. Djersa më mbyti. Pyeta për orën. Kishin kaluar veç dhjetë minuta nga fillimi i punës. Kështu puno-pusho e arrita orën katër pasdite. Shtëpia më dukej sikur më largohej. Unë ecja e ajo ikte nga unë. Gati të flija në rrugë. Kur arrita më në fund u plandosa te minderi i kuzhinës e deri në darkë gërhisja si derr, tha vëllai. Ai i freskët, i qeshur.
-Ndenja poshtë mollëve dhe mësova anglisht, -ma bëri zili.
Kështu ca ditë deri sa duart m’u bënë me kallo e muskujt u forcuan. Koha nisi të vrapojë dhe...erdhi rroga. E solli Jorgji. Firmosa. Lekë mora vetëm për një javë punë, rrogën tjetër do e merrja të plotë. Po aq para nuk i kisha parë as në ëndërr. Zemra trokiste fort si kuajt mbi kalldrëm. Drejt te dyqani i këpucëve. Doja t’i blija atlete vëllait. E dija sa kushtonin. Më dilnin për atletet e vëllait dhe një pako llokume për gjyshen. Një birrë për babain dhe një të kuq buzësh për nënën do i blija pas dy javësh. Kur të më takonte prapë arkëtar Jorgji. Numrin e këmbës afërmendsh ia dija vëllait, 36 ai dhe 39 unë. Sa po afrohesha shoh që nga dyqani doli vëllai. Dhe ai po atë ditë e kishte marrjen e rrogës. E pashë të qeshur, me dy atlete të bardha hedhur mbi supe. Nuk e kapa dot, iku me vrap. Fluturoi dhe i lexova lumturi në fytyrë.
-Mos, i paska blerë, -thashë me mërzi.-Po pse të bardha, o çun, pse? Ti i doje blu. Më paska dëgjuar mua. Mirë ka bërë.-kështu po flisja e shpejt hyra brenda dyqanit.
Po ble për vete, thashë.
-Atlete numër 39, të bardha a keni? -pyeta shitësen.
-Nuk m’u nda sot numri 39. As ngjyra e bardhë, -tha ajo.
-Si kështu?
-Po ja, ai çuni që sapo doli tani mori një palë atlete nr. 39 dhe i donte të bardha. I nxora disa ngjyra, po ngulte këmbë. Të bardha, të bardha patjetër, më tha. Dhe ti po ashtu. I do nr. 39 dhe i do të bardha.
Ngela, e pyeta prapë, e kuptova. U qartësova. Vëllai paska blerë atlete jo për veten e tij, por ka i blerë për mua! U mallëngjeva, ishte pak. Më kapi një frymëmarrje e thellë nga ato që ta ngrenë gjoksin peshë e të hapin rubinetin e lotëve.
-Më fal, -i thashë shitëses.-U ngatërrova, dua atlete, por jo nr. 39. I dua nr. 36 dhe me ngjyrë blu. Më fal.
I mora, i hodha dhe unë mbi kurriz si vëllai dhe rrugës për në shtëpi nuk ndieja sikur kisha atletet mbi sup, por sikur mbaja vëllain kur e merrja çdo pasdite nga kopshti dhe vrapoja me galop. Që ai të qeshte me të madhe e të lumturohej sipas kërcimit të hapave të mia. Në çdo hap që hidhja më ngashërente gëzimi i tij i atëhershëm. Siç më lumturoi befasia e sotme. Që e kishte emrin dhuratë mbushur me vëllazëri. Atletet lëviznin mbi kurriz sikur donin leje të kërcenin në tokë. Edhe ca, edhe ca o të uruara, flisja me to e gati nisa po vrapoja. Jo, jo, po fluturoja drejt shtëpisë…
Çmimi Nobel për Paqe këtë vit i është ndarë grupit japonez...
Çmimi Nobel për Letërsinë i është dhënë Han Kang, nj...
Çmimi Nobel në Kimi është ndarë në dy pjesë. Një ndër fitu...
John Hopfield dhe Geoffrey Hinton fituan Çmimin Nobel ...
U çudita kur vajza te kasa e bankës më tha, duhej të d...
Çfarë mund të quhet art? Kjo është një pyetje shekullore m...
Fluturimet nga Amerika në Tiranë përherë i bëj me transit ...
Episodi i parë i serialit të shumëpritur shqiptar “Prokuro...
Nisma ligjore, kërkesa, mijëra diskutime dhe mendime kemi ...
Nga jashtë dukej si një kuti xhami ku brenda saj qëndronte...
Do shtrihej për të fjetur kur dëgjoi zilen e celularit...
Nënën e kujton kushdo. Edhe kur është gjallë, edhe kur...
“Pikë Uji” zgjidhet si filmi përfaqësues i Shqipërisë, në ...
Prel Cenaj ka lindur më 26.6.1958 në një fshat të Iballes ...
Viti 1983. Shoku ynë Enver kishte ditëlindjen: 75 vjeç. M...
Berti në gusht pushon në Pogradec. Me gruan se vajzat,...
Në Shqipëri përpjekjet për të zhvilluar traditën janë ...
Për herë të parë për komunitetin shqiptar në Malin e Zi ni...
Në qytetin e lashtë të Antigonesë, në jug të Shqipërisë, a...
Diku në zemër të Voskopojës ku ndërthuren historitë e lash...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...