Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

U çudita kur vajza te kasa e bankës më tha, duhej të dorëzoja tek ajo një certifikatë familjare.
-E merr kollaj tek e-Albania. Një klik e ke, -buzëqeshi.
Ishte e premte e ora po shkonte tre mbasdite. Ngaqë do ikja jashtë Tirane iu luta të më nxirrte ajo një certifikatë. E kishte lehtë se kompjuterin e kishte para syve. Sa i dhashë numrin tim personal ma printoi shpejt e shpejt.
-Të bëra dy kopje, -tha.
Ndërsa një e mori ajo tjetrës i hodha një sy. Lexova emrin tim dhe ngjitur “Abejdin”.
-Kush është ky Abejdini? -e pyeta.
-Babai juaj, kush tjetër? -qeshi goca.
-Ati im nuk quhet kështu. Quhet Alajdin, -i fola pak ashpër. -Printo një certifikatë tjetër, -gati i thashë si me urdhër.
Ngaqë do isha vrenjtur shumë në fytyrë ajo u tremb siç duket dhe e printoi sërish. Dy copë. Ia rrëmbeva nga dora e lexova te rubrika atësia sërish emrin “Abejdin”.
-Babain ma quajnë Alajdin, -përsërita, ngula këmbë dhe gërthita.
Gruaja që e di sa e dua unë Alajdinin tim, si çdo fëmijë prindin e vet, më tërhoqi për xhakete. Eja të ikim d.m.th.
-Kështu e keni të shënuar këtu, nuk është faji im, -tha goca e tregoi kompjuterin.
E vërtetë. Ajo nuk kishte faj. Po dhe babai im qe pa faj. Fare pa faj. Ndërrimi i emrit të tij, tani që ai nuk rron, m’u duk krim. Krim i rëndë dhe shumë i shëmtuar.
-Si Alajdin, si Abejdin paratë njësoj do t’i keni në bankë. As do t’u shtohen, as do t’u pakëson ato, -foli goca te kasa.
Ndërkohë m’u duk vetja si ata që shkojnë te emisioni i Gjebresë. Ata që kërkojnë të gjejnë prindërit e vërtetë. Ndërsa mua po më ndodh e kundërta. Më humbi ati im e më ka birësuar ky “Abejdini”. Në gojë ndieja hidhësi. Fytyra duhej të më ishte bërë e verdhë. Më dukej sikur ja, sa të ikja nga banka, do më dilte babai para e do më thoshte:
-Po si më ndërrove me baba tjetër, o bir? Si?
Kurrë nuk mendoja se do kisha ngjitur me emrin tim një emër tjetër si baba. Me vrap hyra te zyrat e gjendjes civile te lagjja. Për fat i kapa, gati po e mbyllnin.
-Që ta rregullosh të duhet një certifikatë lindje e babait tënd dhe një familjare po e tij. Pastaj sille te ne, ne ia çojmë e-Albania e ata bëjnë korrigjimin.
Ndërsa po i ngulisja këto në tru gruaja fishkëlleu:
-Fiu, gjithë këto sorollatje!
E pashë me inat. Heshti.
-Pa babai im ka 28 vjet që ka ndërruar jetë. Ai ka lindur në Korçë e ka vdekur në Korçë.
-Aty do shkosh. Tek arkiva e gjejnë dhe të japin certifikatat.
-Ok, -fola dhe nisa të zvarritem drejt shtëpisë.
Në kokë më trokiste emri “Abejdin”. Si tokmak që ma bënte kafkën plagë. E dija që qe gabim njerëzor, por më dukej si pjesë filmi me aksion kur sulen ca banditë me maska dhe rrëmbejnë babain. Shokun tim më të ngushtë, atë që kur më përqafonte aromën te qafa e kishte si e blirit poshtë ballkonit.
-Nesër që pa u gdhirë do iki për Korçë, -i thashë gruas.
-Është punë që pret, mos u nxito, -tha ajo.
-Pret puna, por nuk pret babai.
Sa do i thosha:
-Moj e kupton që e kanë marrë peng babain, e kupton që ma kanë ndërruar babain, e kupton që gjithë ditën mund të thuash ish-burri, ish-gruaja, por nuk thua dot ish-babai.
Në fakt nuk më kishte faj ajo. Ndaj gjeta ca fjalë më të buta si përgjigje.
-Nesër për Korçë do shkoj patjetër. Do ta marr babain e ta vendos në vendin që i takon. Ta kem përjetë ngjitur me emrin tim se ky “Abejdini” sikur më kruan trupin, sikur më lëviz trurin. Kupton? Kështu e do dinjiteti i atij burri dhe i mbiemrit që na ka lënë. Se një certifikatë me emrin tim dhe pa babain, por me një “Abejdin” ngjitur është njësoj si p.sh. të shkoj në një ditëlindje me një tufë lulesh artificiale në dorë, dhe jo me lule natyrale.
Kaq fjalë dhe heshta. Heshta deri të nesërmen. Kur ndeza “Jeep”-in e ia mbatha për Korçë pa dalë ende dielli.
-Më prit baba, -fola me vete e i dhashë gaz.
Ndërkohë te pasqyra mbi kokë m’u shfaq si pëllumb në fluturim certifikata e re. E bardhë, e bukur dhe me germa të dukshme. Ku shkruhej: “Agim Alajdin Xhafka”.
Çfarë mund të quhet art? Kjo është një pyetje shekullore m...
Fluturimet nga Amerika në Tiranë përherë i bëj me transit ...
Episodi i parë i serialit të shumëpritur shqiptar “Prokuro...
Nisma ligjore, kërkesa, mijëra diskutime dhe mendime kemi ...
Nga jashtë dukej si një kuti xhami ku brenda saj qëndronte...
Do shtrihej për të fjetur kur dëgjoi zilen e celularit...
Nënën e kujton kushdo. Edhe kur është gjallë, edhe kur...
“Pikë Uji” zgjidhet si filmi përfaqësues i Shqipërisë, në ...
Prel Cenaj ka lindur më 26.6.1958 në një fshat të Iballes ...
Viti 1983. Shoku ynë Enver kishte ditëlindjen: 75 vjeç. M...
Berti në gusht pushon në Pogradec. Me gruan se vajzat,...
Në Shqipëri përpjekjet për të zhvilluar traditën janë ...
Për herë të parë për komunitetin shqiptar në Malin e Zi ni...
Në qytetin e lashtë të Antigonesë, në jug të Shqipërisë, a...
Diku në zemër të Voskopojës ku ndërthuren historitë e lash...
Pasioni, dëshira dhe mjeshtëria për të nxjerrë nga duart e...
Së shpejti në Korçë do të zhvillohet një tjetër event që d...
Sot, Korça i dha lamtumirën kantautorit të mirënjohur korç...
Prej 28 vitesh, Kisha është shtëpia e Teuta Bukës. Me kryq...
Hijabi (që në zhargonin e përditshëm quhet perçe) i ka dhë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...