
Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë. Uniformat blu bëjnë me dije se kanë arrestuar 6 persona të armatosur, të cilët do të ekzekutonin me armë zjarri një person.
Në prangat e policisë kanë rënë: S. B., 37 vjeç, M. A., 33 vjeç,B. Sh., 29 vjeç, M. H., 27 vjeç, B. Xh., 29 vjeç dhe K. M., 28 vjeç.
Në videon e publikuar nga policia, shfaqen momente nga aksioni "Obelisk", të zhvilluar në një lokal në qytetin bregdetar, kur arrestohen 6 personat, të cilët kishin edhe armë me vete. Të rinjtë janë pjesë e një celule kriminale.
Gjatë kontrollit të policisë armët e zjarrit pistoleta (“Glock” dhe “TT”), gati për qitje, iu gjetën personave me iniciale S. B. dhe M. A.
Armët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 automjete që posedonin shtetasit e arrestuar, 2600 euro dhe 8 celularë.
View this post on Instagram
Njoftimi policisë:
Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Obelisk", i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcat Speciale “RENEA” dhe Komisariatin e Policisë Vlorë.
Operacioni, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për goditjen e grupeve kriminale.
Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve, në bazë të inteligjencës policore, parandalon një ngjarje të mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me disa armë zjarri.
Të armatosur në një lokal, me 2 pistoleta të gatshme për qitje, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas, pjesëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm.
Në pranga dhe 4 shtetas të tjerë, për moskallëzim të krimit, 3 prej të cilëve pjesë e grupit kriminal me 2 shtetasit e armatosur.
Të arrestuarit, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve të rënda kundër personit.
Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë.
Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Policia e Vlorës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, vënien në pranga të shtetasve të rrezikshëm për komunitetin, pjesëtarë të grupeve kriminale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë siguruar informacion për 2 shtetas që qendronin të armatosur, në një lokal në Vlorë, të cilët mund të kryenin ngjarje të rëndë kriminale, kundër personit. Në bazë të këtyre informacioneve, në bashkëpunim me Forcat Speciale “RENEA”, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar "Obelisk", si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:
-S. B., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit";
-M. A., 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit";
-B. Sh., 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit";
-M. H., 27 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit";
-B. Xh., 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit";
-K. M., 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".
Këta shtetas, pjesëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm dhe me precedentë të mëparshëm kriminal, në fushën e krimeve të rënda kundër personit, u kapën në flagrancë, në ambientet e një lokali, në lagjen “Lef Sallata”. Gjatë kontrolleve fizike dhe në këtë lokal, shërbimet e Policisë iu gjetën shtetasve S. B. dhe M. A., dy armë zjarri pistoleta (“Glock” dhe “TT”), me fishekë në fole, të gatshme për qitje. Armët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 automjete që posedonin shtetasit e arrestuar, 2600 euro dhe 8 celularë.
Ndërkaq, 4 shtetasit e tjerë të arrestuar, dyshohet se kanë patur dijeni për 2 shtetasit e armatosur dhe nuk kanë kallëzuar krimin.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Forcat Speciale RENEA në bashkëpunim me policinë e Vlorës ...
Dorjan Keqi, 40-vjeçari i arrestuar për vrasjen e ish-...
Policia në Shkodër ka kryer kontrolle të befasishme në vij...
Megaoperacioni antidrogë i koduar "Tempulli" vijon. Po...
Europol ka futur një tjetër shqiptar në listën e personave...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga operacioni blic i po...
Këtë të dielë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zba...
Një zjarr i madh ka rënë këtë pasdite pranë fshatit Ko...
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në kry...
Një banesë private në lagjen "Misto Mame" të Tiranës është...
Një e moshuar në Përmet është gjetur mëngjesin e sotëm rre...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Ba...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas lajmit për ndarjen ...
Rudina Dervishi, gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej sh...
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka goditur ...
Gjatë operacionit të koduar "Tempulli" ka rënë në prangat ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokuror...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër)...
Sot, rreth orës 07:50 ka ndodhur një aksident i rëndë ...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një ak...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...