Vrasja e Ardian Nikulajt/ Autoritetet dorëzojnë celularin e portugezit, detajet nga hetimet
Autoritetet marokene u kanë dorëzuar autoriteteve shqiptar...

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të vrasë me sëpatë një 33-vjeçar në ambientet e një lokali në Kavajë.
52-vjeçari me iniciale A.P., pas një konflikti për motive banale, ka tentuar të vrasë I.GJ., 33 vjeç, duke e goditur këtë të fundit me sëpatë në kokë, ndërsa pronari i lokalit ka tentuar të fshehë këtë ngjarje duke prishur provat.
I.Gj. është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pronari i lokalit me qëllim mbrojtjen e A.P. ka dhënë dëshmi të rreme në polici duke thënë se 33-vjeçari ka rënë nga shkallët.
Policia ka sekuestruar sëpatën si dhe 2 celularë në të cilët dyshohet se luheshin lojëra fati brenda ambienteve të lokalit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes 2 shtetasve, në një lokal, në lagjen nr. 4, Kavajë, kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. P., gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lokalin në pronësi të shtetasit E. D., ka tentuar të vrasë shtetasin I. Gj., 33 vjeç, banues në Kavajë, duke e goditur me mjet prerës (sëpatë), në kokë. 33-vjeçari, pas mjekimit në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. P., 52 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë;
E. D., 44 vjeç, banues në Kavajë pronari i lokalit ku ka ndodhur konflikti, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Organizmi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”. Pas konfliktit në lokalin e tij, ky shtetas ka prishur vendin e ngjarjes, ndërsa kur është marrë në pyetje nga oficeri i Policisë, ka deklaruar se shtetasi I. Gj. ishte dëmtuar pasi ishte rrëzuar nga shkallët. Gjatë kontrollit në celularin e shtetasit E. D., shërbimet e Policisë kanë gjetur të hapura faqe që shërbejnë për lojëra fati” – thuhet në njoftimin e policisë./CNA
Autoritetet marokene u kanë dorëzuar autoriteteve shqiptar...
29 persona janë arrestuar vetëm gjatë 72 orëve të fund...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Lezhë,...
Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasit me iniciale J.G. d...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u vra në një atentat ...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u ekzekutua mën...
Xhevair Ibraj, mekaniku shqiptar që u kap në Irlandë me dr...
Radhë të gjata me automjete janë krijuar në pikën kufi...
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë reaguar lidhur ...
8 të moshuar janë shtruar në spital për shkak të zjarr...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti që ndodhi mëngj...
Policia kufitare e Qafë-Thanës ka ndaluar shtetasin B....
I mituri me inicialet E.B.,17 vjeç, i cili u arrestua ...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik në Maqe...
Një aksident ka ndodhur në Kroaci ku kanë mbetur të pl...
Hetimet për vjedhjen e argjendarisë në Kamëz vijojnë, ...
Autoritetet e Catanzaro kanë mbyllur hetimet për opera...
Xhevahir Ibraj është shqiptari i dënuar me 2 vite burg...
Autoritetet spanjolle kanë mundur të zbërthejnë një or...
Një automjet ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë është...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...