Drejtoi vendin si një “narkoshtet”/ Ish-Presidenti del para gjykatës në New York
Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernández dikur ...

Presidentja aktuale e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, së cilës i skadon mandati në fund të vitit, është prezantuar të mërkurën si kandidate udhëheqëse e Partisë Popullore Evropiane (EPP), për një mandat të ri pesëvjeçar.
Kandidatura e Von der Leyenit është shpalosur nga Manfred Weber, shef i këtij grupimi politik të qendrës së djathtë evropiane, që është grupi më i madh në Parlamentin Evropian.
Presidentja e KE-së ka premtuar se, nëse fiton edhe një mandat, do të vazhdojë punën në shumë fusha në të cilat ka punuar edhe në mandatin e tashëm, përfshirë edhe në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe në asistencën financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor.
"Gjithmonë kam qenë mbështetëse e fuqishme e zgjerimit të BE-së. Por, në të njëjtën kohë, kam shtuar qartë se ky do të mbetet proces i bazuar në meritat individuale", ka thënë Von der Leyen më 21 shkurt.
"Mbetem e përkushtuar ndaj këtij parimi, por jam, po ashtu, e lumtur se vendet e Ballkanit Perëndimor, e po ashtu edhe Ukraina, Moldavia, po bëjnë gjithçka që po munden për t'i kryer reformat e nevojshme dhe për të lëvizur drejt Bashkimit Evropian", ka shtuar ajo.
"Do të më shihni edhe në mandatin e ardhshëm si mbështetëse të fuqishme të zgjerimit dhe të Ballkanit Perëndimorë", ka deklaruar Von der Leyen.
Duke shpalosur kandidaturën për një mandat të ri, Von der Leyen ka thënë se "plani për rritje është mesazh i qartë. Kemi fondet dhe kjo është e rëndësishme. Kemi mjetet dhe tash jemi në proces të definimit të detajuar të planit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, për të parë se cilat reforma janë të nevojshme për secilin vend, si kusht për këtë plan, si do t'i përdorim dhe si do t'i përfshijmë ato vende në tregun tonë të përbashkët".
"Puna po shkon shumë mirë dhe kemi një entuziazëm të madh nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Sapo të përmbushen kushtet bazike, pagesat e para do të mund të realizohen shpejt", është shprehur ajo.
Von der Leyen ka thënë, po ashtu, se edhe nëse fiton mandatin e ri, do të vazhdojë me mbështetjen për Ukrainën dhe se nuk do të bashkëpunojë me miqtë e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, as me ata që janë kundër BE-së dhe kundër Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). Sipas parimit të njohur si "Spitzen kandidat" (Kandidati udhëheqës), grupimet politike evropiane, në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, shpallin kandidatin e tyre për president të Komisionit Evropian.
Partia që fiton shumicën e vendeve në Parlamentin Evropian kërkon pastaj që kandidati i saj të fitojë postin në krye të Komisionit.
Por, kjo varet edhe nga liderët e vendeve anëtare, të cilët duhet të zgjedhin kreun e Komisionit Evropian, që më pas konfirmohet nga shumica e deputetëve në Parlamentin Evropian.
Zgjedhjet evropiane në 27 vende anëtare zhvillohen nga 6 deri më 9 qershor 2024./ Rel
Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernández dikur ...
Alberta në Kanada është "shtëpia" e depozitave më të mëdha...
Çmimet e naftës pësuan rënie të martën mes shqetësimeve pë...
Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia po zhvillon një a...
Marina tajvaneze përzuri të martën një anije të rojës breg...
Bujqit grekë kanë protestuar duke u rënë borive të tra...
Bashkimi Evropian miratoi të mërkurën paketën e saj të...
Kina është një nga vendet më të shtrenjta në botë për ...
Që nga vera e vitit të kaluar, sipërmarrja kineze "Tik...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha t...
Tre civilë janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur nga gr...
Ukraina po përshpejton ngritjen e fortifikimeve, ndërsa nd...
Rusia e ka etiketuar Radion Evropa e Lirë si një "organiza...
Nëna e Alexei Navalny-t, kritikut të Putin-it që vdiq në n...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka hedhur poshtë...
Nisma Evropiane për Stabilitet, tha se asnjë organizatë nd...
Kur kryetar bashkie në qytetin Ladek Zdroj u bë në vit...
Një autokolonë, e cila dyshohet se transportoi trupin e di...
Në një njoftim të fundit, janë zbuluar destinacionet k...
Familja dhe mbështetësit e Aleksei Navalny-t, kanë vaz...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...