E rrezikshme/ Rusia po zhvillon armë bërthamore për përdorim në hapësirë
Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia po zhvillon një a...

Çmimet e naftës pësuan rënie të martën mes shqetësimeve për kërkesën globale dhe efektet e shkaktuara nga konflikti mes Izraelit dhe Hamasit.
Tregu i naftës së papërpunuar, Brent, që njihet si kontrata ditore me para në dorë, e mbylli ditën me rreth 82.34 dollarë për fuçi. Diferenca gjashtëmujore për tregun Brent shënoi të martën nivelin më të lartë që nga tetori, çka tregon tendosjen e tregut.
Tregu Brent shihet si pikë referimi e çmimeve globale të naftës së papërpunuar, ndërsa tregu WTI ka të bëjë me çmimet e naftës bruto në Shtetet e Bashkuara.
Tregu tjetër i naftës bruto “West Texas Intermediate” për dërgesat e muajit mars shënoi një çmim prej 78.18 dollarë për fuçi. Kontratat për muajin prill parashikojnë një çmim prej 77.04 dollarë për fuçi në tregun amerikan.
Por rritja me rreth 1.71 dollar për fuçi, më e madhja në rreth katër muaj, i nxit kompanitë energjetike që të shesin rezervat e tyre në vend që të paguajnë për magazinimin për muajt e ardhshëm. Por zhvillimet globale po ndikojnë ndjeshëm tek çmimi i naftës.
Transporti detar është përballur me pengesa madhore si rezultat i sulmeve me raketa nga lëvizja Houthi e lidhur me Iranin. Organizata terroriste i ka lidhur sulmet e saj me konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit. Lëvizja Houthi thotë se sulmet e saj mbështesin kauzën e Hamasit. Sulmet terroriste me dron dhe raketa kanë goditur të paktën katër anije mallrash që nga e premtja. Por investitorët duken më të shqetësuar nga rënia e kërkesës globale për naftë.
Kina njoftoi uljen më të madhe ndonjëherë të huadhënies. John Kilduff, partner në firmën njujorkeze “Again Capital LLC” thotë se fakti që tregu i naftës bruto nuk ka patur reagime pozitive tregon thellësinë e problemit të kërkesës për naftë nga tregu kinez.
Një raport i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) rishikoi javën e kaluar parashikimet për kërkesat për naftë gjatë vitit 2024, duke treguar rënie të kërkesës me pothuajse një milion fuçi në ditë më pak se parashikimet nga OPEC.
IEA vlerëson se kërkesa globale për naftë do të rritet me 1.22 milionë fuçi në ditë gjatë vitit 2024. OPEC parashikoi një rritje prej 2.25 milionë fuçi naftë në ditë.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, IEA, e cila përfaqëson vendet e industrializuara, parashikon se kërkesa për naftë do të arrijë kulmin deri në vitin 2030, ndërsa OPEC pret që përdorimi i naftës të vazhdojë të rritet për dy dekadat e ardhshme./ VOA
Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia po zhvillon një a...
Marina tajvaneze përzuri të martën një anije të rojës breg...
Bujqit grekë kanë protestuar duke u rënë borive të tra...
Bashkimi Evropian miratoi të mërkurën paketën e saj të...
Kina është një nga vendet më të shtrenjta në botë për ...
Që nga vera e vitit të kaluar, sipërmarrja kineze "Tik...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha t...
Tre civilë janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur nga gr...
Ukraina po përshpejton ngritjen e fortifikimeve, ndërsa nd...
Rusia e ka etiketuar Radion Evropa e Lirë si një "organiza...
Nëna e Alexei Navalny-t, kritikut të Putin-it që vdiq në n...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka hedhur poshtë...
Nisma Evropiane për Stabilitet, tha se asnjë organizatë nd...
Kur kryetar bashkie në qytetin Ladek Zdroj u bë në vit...
Një autokolonë, e cila dyshohet se transportoi trupin e di...
Në një njoftim të fundit, janë zbuluar destinacionet k...
Familja dhe mbështetësit e Aleksei Navalny-t, kanë vaz...
1776 ditë. Kaq ditë i bëhen Julian Assange në burgun b...
Është hetimi i dytë në një platformë të madhe në internet ...
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...