Pasuri me burime kriminale/ Sekuestrohen pronat e një shtetasi me vlerë marramendëse
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...

Që nga vera e vitit të kaluar, sipërmarrja kineze "TikTok" dhe të tjera platforma të mëdha në internet duhet të respektojnë ligjin e BE-së për shërbimet digjitale (DSA). Qysh përpara dy muajsh Komisioni i BE-së si autoriteti përgjegjës për mbikëqyrjen shprehu dyshime ndaj koncerneve të mëdha të internetit dhe se "TikTok" nuk i respekton këto norma mjaft rigoroze, krahasuar në nivel ndërkombëtar. Hetimet paraprake kanë nisur ndërkohë dhe "TikTok"-u u pozicionua. Por sipas mendimit të Komisionit të BE-së, shpjegimet nga ana e "TikTok"-ut kanë qenë të pamjaftueshme.
Për këtë arsye komisari përgjegjës për politikën Industriale, Thierry Breton, komunikoi përmes platformës "X", se ka nisur zyrtarisht një procedurë kundër "TikTok"-ut. Nëse autoriteti i BE-së konstaton shkelje, kërcënojnë gjoba të majme. Gjoba mund të arrijë deri në pesë për qind të xhiros ditore të "TikTok"-ut. Por se sa është aktualisht xhiroja e "TikTok"-ut nuk dihet, sepse kjo platformë nuk i bën publike shifrat e biznesit të vet.
Por nuk është vetëm "TikTok"-u nën lupën e Komisionit të BE-së, ndërkohë që nga dhjetori vazhdon një proces kundër platformës "X" lidhur me dyshimet për përhapje të informacioneve të rreme dhe përmbajtjeve me bazë urrejtjeje. Po ashtu po zhvillohen hetime paraprake edhe ndaj të tjera platformave në rrjet. Procesi kundër "TikTok"-ut mund të zgjasë me muaj. Platforma e videove, që sipas të dhënave numëron rreth 142 milionë përdorues në muaj në Evropë, mund t'u kundërvihet me proces gjyqësor vendimeve të verifikuesve të BE-së. Në mbarë botën mbi një miliard njerëz përdorin çdo muaj "TikTok"-un.
Mangësi në mbrojtjen e të rinjve?
Komisari i BE-së, Thierry Breton, akuzon "TikTok"-un, se nuk respekton mjaftueshëm mbrojtjen e të rinjve. Të rinjtë nën 16 vjeç do të duhet që të mund ta përdorin vetëm me kufizime "TikTok"-un. Të rinjtë dhe fëmijet nën 13 vjeç duhet të lejohen të përdorin vetëm një version të kufizuar. Verifikimi i moshës është i pamjaftueshëm, sepse "TikTok"-u kur hap llogari në të, pyetjen për moshën e bazon te vetëdeklarimi, pa kërkuar verifikimet përkatëse. Por nuk është vetëm ky një problem specifik i "TikTok"-ut edhe të tjera medie të koncernit Meta, "X" apo faqet e pornografisë veprojnë ngjashëm. "TikTok"-u e pranon në faqen e vet, se kjo është në varësinë e sinqeritetit të përdoruesve.
Te klientët nën 16 vjeç shërbimi e kufizon kohëzgjatjen e përdorimit ditor në një orë. Por ky kufizim mund të shfuqizohet me vetëm fare pak klikime. Ligji i BE-së për shërbimet digjitale (DAS) ndalon reklamën e personalizuar për njerëzit nën 16 vjeç. Edhe kjo është e vështirë të respektohet kur mungon verifikimi i moshës, mendojnë verifikuesit e Komisionit të BE-së.
A kthehet në varësi "TikTok"-u?
Komisioni i BE-së gjithashtu shpreh shqetësim, se algoritmi i "TikTok"-ut u imponon përdoruesve një fluks të pafund videosh, duke ndjekur të gjitha preferencat personale të tyre. Kjo "joshje" në aplikacion mund të kthehet në një varësi të pakontrollueshme te përdoruesit e "TikTok"-ut. "TikTok"-u e hedh poshtë këtë, duke thënë se algoritmi është konform normave të DSA dhe mund të deaktivizohet. Por opsioni i deaktivizimit në menynë e aplikacionit është i fshehur dhe mund të arrihet pas shumë klikimeve. Ky rregullator dhe opsionet që zbulohen me vështirësi janë një problem jo vetëm i "TikTok"-ut. Studiuesit e medias, që prej vitesh konstatojnë se "TikTok"-u, që përdoret intensivisht nga të rinj nën 25 vjeç, ka një potencial të madh për t'u kthyer në ves te përdoruesit. "Ka mjaft aspekte që japin shkas të besosh, se një dizajnim enkas i 'TikTok'-ut dhe të tjera platformave mund të nxisin varësinë ndaj aplikacionit", tha në televizionin "ZDF" eksperti i internetit Julian Jarusch nga fondacioni "Përgjegjësia e re". "Mbledhja e dëshmive, për të provuar që kjo është ose jo e vërtetë, nuk është detyrë e lehtë për Komisionin e BE-së."
"TikTok"-u gëzohet për qartësim
Një zëdhënës i "TikTok"-ut shpjegoi se firma që i përket koncernit kinez Bytedance, do të angazhohet edhe më tej për përmirësimin e mbrojtjes së të rinjve. "Ne do të punojmë edhe më tej me ekspertë dhe me industrinë, për ta konceptuar më të sigurtë "TikTok"-un. Ne gëzohemi që na jepet rasti tani, të mund t'ia shpjegojmë këtë në detaje Komisionit të BE-së." Komisioni i BE-së do që krahas mbrojtjes së të rinjve të marrë një listë të të gjithë klientëve të reklamave. Gjithashtu duhet garantuar për studiuesit akses te të dhënat e "TikTok"-ut, ashtu sikurse është përcaktuar në ligjin për shërbimet digjitale.
Drejtori ekzekutiv i "TikTok"-ut, Shou Zi Chew, ishte në janar në Bruksel te komisionerët e BE-së, për t'u shmangur atyre rezervat ndaj platformës së videove të shkurtra. CEO i "TikTok"-ut që vjen nga Singapori iu përgjigj pyetjeve të detajuara gjatë një intervistimi në senatin e SHBA-së. Deputetët shprehën kryesisht shqetësimin, që "TikTok" të dhënat e përdoruesve ia pason koncernit amë ose që platforma mund të konsiderohet si një software spiunazhi. Në valën e intervistimeve të ngjashme në vitin 2023 shefi i "TikTok"-ut pranoi se ai nuk do t'ua lejonte fëmijëve të tij (atëherë gjashtë dhe tetë vjeç) përdorimin e kësaj platforme. Në Singapor, ku jetojnë fëmijët e tij, nuk ka kufizim moshe për qasjen në platformën që po rritet vrullshëm.
Në Gjermani "TikTok"-u javët e fundit tërhoqi fort vëmendjen, sepse partia nacionaliste e djathtë "AfD" në platformë është shumë më e sukseshme se konkurrentët e saj./DW
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha t...
Tre civilë janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur nga gr...
Ukraina po përshpejton ngritjen e fortifikimeve, ndërsa nd...
Rusia e ka etiketuar Radion Evropa e Lirë si një "organiza...
Nëna e Alexei Navalny-t, kritikut të Putin-it që vdiq në n...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka hedhur poshtë...
Nisma Evropiane për Stabilitet, tha se asnjë organizatë nd...
Kur kryetar bashkie në qytetin Ladek Zdroj u bë në vit...
Një autokolonë, e cila dyshohet se transportoi trupin e di...
Në një njoftim të fundit, janë zbuluar destinacionet k...
Familja dhe mbështetësit e Aleksei Navalny-t, kanë vaz...
1776 ditë. Kaq ditë i bëhen Julian Assange në burgun b...
Është hetimi i dytë në një platformë të madhe në internet ...
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Yulia Navalnaya, e veja e liderit opozitar rus, Aleksei Na...
Në rajonin e Xinjiang në perëndim të Kinës, është regjistr...
Si çdo vit tjetër në shkurt, Mynihu është skenë e shumë di...
Familja dhe mbështetësit e Aleksei Navalny-t, kanë vazhdua...
Mbështetësit e presidentit amerikan Joe Biden duket se...
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...