BE e gatshme të organizojë takimin Kurti-Vuçiç, kur të ketë kushte
Bashkimi Evropian ka thënë të hënën se, është i gatshëm të...

Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, tha të hënën se plani i tij për të ndaluar emigracionin e paligjshëm po jep rezulate.
Duke folur për mediat në Dover të Britanisë, zoti Sunak tha se numri i emigrantëve që përpiqen të kalojnë kanalin e La Manshit me varka të vogla ka rënë me 20 për qind që kur qeveria e tij propozoi projekligjin për frenimin e emigracionit të paligjshëm.
Zoti Sunak tha se pas marrëveshjes me qeverinë shqiptare për të ndaluar emigracionin e paligjshëm, në gjashtë muajt e fundit, është bërë i mundur kthimi i 1800 migrantëve shqiptarë, ndërsa numri i atyre që përpiqen të hyjnë me anije në Britani ka rënë në mënyrë drastike.
Britania është përpjekur prej një kohe të gjatë për të frenuar emigrancionin e paligjshëm, por zoti Sunak është i prirur të tregojë se plani i tij për të arritur marrëveshje me vendet e tjera evropiane për uljen e numrin të emigrantëve dhe ashpërsimi i masave të qeverisë së tij ndaj kësaj dukurie, mund të japë rezultate.
“Mesazhi që dua të përcjell sot është se plani ynë ka nisur të japë rezultate. 5 muaj pasi njoftova planin, kalimet e paligjshme kanë rënë me 20 për qind krahasuar me një vit më parë”, tha Rishi Sunak, kryeministër i Britanisë.
Kryeministri britanik tha se falë marrëveshjes së arritur me Tiranën, në dhjetor të vitit të shkuar, autoritetet britanike po kthejnë në Shqipëri më shumë emigrantë, ndërsa numri i emigrantëve shqiptarë, që kanë hyrë me varka të vogla në Britani gjatë këtij viti ka rënë me 90 për qind.
“Në dhjetor arrita një marrëveshje me qeverinë shqiptare, sepse vitin e kaluar, thuajse një e treta e emigrantëve që hynin me varka të vogla në Britani vinin nga ky shtet i sigurt në Evropë. Në gjashtë muaj ne kemi bërë të mundur kthimin e 1800 migrantëve shqiptarë. Më përpara, një në 5 kërkesa për azil vinte nga emigrantë shqiptarë, tani raporti është 1 me 50. Dhe cilat janë rezultatet për këtë? Deri më tani, gjatë këtij viti, numri i emigrantëve shqiptarë që kanë mbërritur me varka të vogla ka rënë me thuajse 90 për qind”, tha zoti Sunak.
Zoti Sunak i bëri thirrje parlamentit britanik që të miratojë projektligjin e ri për ndalimin e emigracionit të paligjshëm, sipas të cilit pothuajse të gjithë azilkërkuesit që arrijnë në mënyrë të jashtëligjshme në Britani me varka të vogla nga ngushtica e La Manshit, do të ndalohen pa kusht, përpara se të kthehen mbrapsht në vendin e tyre.
Projekligji pritet të shqyrtohet në Dhomën e Lartë të Parlementit, ku ligjvënësit mund të përpiqen të zbusin disa prej dispozitave të projekligjit.
Sipas projekligjit çdo emigranti që hyn në mënyrë të paligjshme në Britani i ndalohet të kërkojë azil dhe autoriteteve u jepet e drejta të ndalojnë dhe të dëbojnë refugjatët dhe emigrantët. Pasi të dëbohen atyre nuk do t’u lejohet më kurrë që të shkelin në Britani. Qeveria britanike thotë se projektligji do të frenojë përpjekjet e dhjetëra mijëra njerëzve për të kaluar kanalin e La Mashnit me varka të vogla me shpresën se do të hyjnë në Britani.
Por kritikët, përfshirë dhe Agjencinë e Kombëve të Bashkuara për Refugjatët, e kanë cilësuar paketën ligjore të qeverisë britanike të pazbatueshme, ndërsa ka pasur gjithashtu akuza se është në shkelje të ligjit ndërkombëtar./ VOA
Bashkimi Evropian ka thënë të hënën se, është i gatshëm të...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esco...
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka thë...
Komanda Provinciale e Catanzaro e Guardia di Finanza po zh...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka njoftuar në l...
Ministria ruse e mbrojtjes thotë se ka penguar një ofensiv...
Një batalion komando turk ka mbërritur në Kosovën veriore ...
Shumë refugjatë ukrainas ndjehen të izoluar dhe shihen me ...
Autoritetet kineze forcuar masat e sigurisë rreth sheshit ...
Një anije luftarake kineze iu afrua 137 metra dhe në mënyrë ...
Tek një veprim i fortë politik siç është integrimi i gjith...
Çfarë domethënie ka për politikën e jashtme turke zgjedhja...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur në lidhje ...
Ministri i Hekurudhave në Indi Ashwini Vaishnaw, është pre...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje Turqisë...
Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea,...
Komandanti i KFOR-it, Angelo Mikele Ristuca, kritikoi Albi...
Kompanitë ajrore kanë thënë të dielën se i kanë bërë përga...
Ministria turke e Mbrojtjes ka konfirmuar të dielën, nisje...
SHBA-ja dhe BE-ja e kanë kritikuar ashpër legjislacionin e...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...