SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...

Shumë refugjatë ukrainas ndjehen të izoluar dhe shihen me armiqësi në Bullgari. Shpesh ata ofendohen si nazistë. Kjo armiqësi i ka rrënjët tek simpatia e fortë e bullgarëve për rusët.
Olena (emri i ndryshuar), 46 vjeçare ka frikë në Bullgari. Terapistja nga Ukraina erdhi nga Kievi në Bullgari pak ditë pas fillimit të agresionit rus. Por në Sofje ajo nuk ndjehet e sigurtë. "Një djalë bullgar, 12 vjeçar i tha vajzës sime në të njëjtën moshë, se të gjithë ukrainasit duhet të vdesin. Që atëherë ajo më thotë të kthehemi në shtëpi, se raketat atje janë më pak të tmerrshme se këtu", rrëfen nëna e shokuar. Ky djalë i ka thënë se të gjitha ukrainasit janë nazistë dhe Rusia do t'i mposhtë të gjithë një ditë.
Përditshmëri në Bullgari, një vend që konsiderohet si vend mik i Rusisë. Bullgaria ndërkohë është vendi më jomiqësor kundrejt refugjatëve nga Ukraina, konstatohet në një raport të Komisariatit të OKB-së për Refugjatët, UNHCR. Sipas këtij raporti që nga fillimi i luftës kanë ardhur 148.451 refugjatë në Bullgari. Dy të tretat e tyre janë larguar ndërkohë nga ky vend.
Këtë e planifikon edhe Julia (emri i ndryshuar) nga Dnjipro. Gruaja 60 vjeçare erdhi në mars 2022 nga Ukraina. "Që nga fillimi jemi ndjerë të padëshiruar dhe të izoluar në Bullgari. Nuk e di pse bullgarët që takoj të shohin kaq vëngër. Ndoshta sepse njerëzit si Kostadinov rregullisht ua mbushin mendjen, se refugjatët ukrainas jetojnë në kurrizin e bullgarëve, se gjoja shteti kujdeset për ta."
"Përçarja ruse" mes për mes shoqërisë
Julija ka parasysh me këtë Kostadin Kostadinov, kreun e Partisë Rilindja, Vazrazhdane, një parti ultrakonservatore që është partia e tretë më e fuqishme në Bullgari. Jo shumë kohë më parë Kostadinov pretendoi, se ukrainasit janë të gjithë nazistë, dhe kur partia e tij të vijë në pushtet, do t'i kthejë në shtëpi "turistët" e maskuar si refugjatë. Partia Vazrazhdane dhe Kostadinov ndjekin një kurs të qartë prorus dhe antieuropian. Në demonstratat e tyre shihen flamuj rusë dhe postera të Putinit.
Kjo është një pakicë që i dëgjohet zëri gjithkund, por nuk mund të mohohet, se shumica e bullgarëve kanë simpati për Rusinë. Rrënjët e kësaj simpatie janë të thella, qëkur perandoria cariste ruse ndihmoi në fundin e shekullit të 19-të që bullgarët të çliroheshin nga Perandoria Osmane.
Pas Luftës së Dytë Botërore stalinistët bullgarë ruajtën marrëdhënie të ngushta me Bashkimin Sovjetik. Sot shoqëria është tejet e përçarë. Ndërkohë që një pjesë është kategorikisht antiruse dhe kërkon largimin nga "vëllai i madh" i dikurshëm. Pjesa tjetër ngre lart mitet e vëllazërisë bullgaro-ruse dhe mbështet narrativat antieuropiane. Si partia Vazrazhdane.
"Këtu luhet muzikë bullgare"
Olena është mirënjohëse për miqtë bullgarë që e kanë ndihmuar, kur erdhi nga Ukraina, megjithëse e shokojnë kërcënimet e kreut të partisë ultranacionaliste, Kostadinov dhe nga vandalizmi i simpatizantëve të saj. Ajo kujton se gjatë një koncerti proukrainas persona me flamuj bullgarë u thërrisnin ukrainasve se janë nazistë dhe se duhet të largohen nga Bullgaria.
"Ata luanin muzikë bullgare dhe kërcenin. Në fillim mendova sa bukur, në sheshin fqinj luhet muzika e dy kulturave, dhe njerëzit gëzohen së bashku. Shkova tek ata dhe i pyeta nëse mund të kërcejmë bashkë, por kur ata kuptuan që isha ukrainase, më thanë ashpër, se duhet të iki tek sheshi tjetër, aty ku ka muzikë ukrainase. Këtu luhet muzikë bullgare." Ajo dhe familja e saj do të largohen nga Bullgaria shpejt. "Nuk e besoj se ndokush do të qëndrojë këtu."
Paguajnë bullgarët për refugjatët?
Pretendimi i Kostadinov se taksapaguesit bullgarë mbajnë me para refugjatët ukrainas nuk hidhet poshtë vetëm nga fakti që Bullgaria ka marr ndërkohë 100 milionë euro nga BE për mbështetjen e refugjatëve ukrainas. Julija përmend edhe një argument tjetër. "Unë jam dizajnere dhe punoj nga shtëpia për një firmë të huaj." Julia thotë, se nuk merr asnjë mbështetje sociale apo mbështetje tjetër. Shumë ukrainas punojnë nga Home Office për punëdhënës të ndryshëm. Përditë ne shpenzojmë para këtu në Bullgari, për ushqime, veshje, për gjithçka duan fëmijët tanë. Kështu ne i ndihmojmë ekonomisë bullgare. Pse nuk flet kush për këtë?"
Në vend të kësaj bullgarët flasin për makinat e shtrenjta që ngasin ukrainasit. Kjo është e padrejtë, thotë Olena. "Ne nuk duhet të përgjithësohemi dhe të ofendohemi", thotë Olena. Ajo është e zemëruar. "Nëse ne jemi nazistë, si thonë disa këtu, pse u edukuam ne atëherë për të respektuar vlerat njerëzore dhe të drejtat e njeriut?" Ajo kujton incidentin me vajzën e saj. "Çfarë nazistësh jemi ne, vajza ime dhe unë? Dhe pse duhet të vdesim, siç thotë një 12-vjeçar? Kjo është shumë e rrezikshme."/ DW
Autoritetet kineze forcuar masat e sigurisë rreth sheshit ...
Një anije luftarake kineze iu afrua 137 metra dhe në mënyrë ...
Tek një veprim i fortë politik siç është integrimi i gjith...
Çfarë domethënie ka për politikën e jashtme turke zgjedhja...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur në lidhje ...
Ministri i Hekurudhave në Indi Ashwini Vaishnaw, është pre...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje Turqisë...
Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea,...
Komandanti i KFOR-it, Angelo Mikele Ristuca, kritikoi Albi...
Kompanitë ajrore kanë thënë të dielën se i kanë bërë përga...
Ministria turke e Mbrojtjes ka konfirmuar të dielën, nisje...
SHBA-ja dhe BE-ja e kanë kritikuar ashpër legjislacionin e...
Gjatë dekadës së fundit, rreth 8,500 profesionistë shëndet...
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka emëruar kab...
Gjatë një interviste për "BBC", i dërguari i Shteteve ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë të die...
Njerëzit që do të shpallen fajtorë për aksidentin vdekjeprur...
Pas tensioneve në veri të Kosovës, i dërguari i Posaçëm i BE...
Një vajzë dyvjeçare është vrarë dhe 22 persona të tjerë janë...
Pas tensioneve në veri ditët e fundit bashkësia ndërkombëtar...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...