Turqia nis trupat e saj në Kosovë për të përforcuar KFOR-in
Ministria turke e Mbrojtjes ka konfirmuar të dielën, nisje...

Kompanitë ajrore kanë thënë të dielën se i kanë bërë përgatitjet për të shmangur përsëritjen e kaosit të shkaktuar në udhëtime, vitin e kaluar.
Megjithatë, ato kanë paralajmëruar se disa fluturime do të mund të anulohen, për shkak të grevave që po organizohen, kohë pas kohe, në disa aeroporte.
“Kam besim që do të mund t’ia dalim pikut të këtij sezoni në verë, pa shumë probleme”, ka thënë Willie Walsh, drejtor i përgjithshëm i Asociacionit Ndërkombëtar të Transportit Ajror (IATA).
Liderët e kompanive ajrore, që kanë marrë pjesë në takimin vjetor të IATA-s, në Stamboll, i kanë shprehur shqetësimet e tyre për problemet eventuale në fluturimet brenda Evropës, si dhe në SHBA.
“Megjithatë, sa kanë mundur, ata i kanë kryer obligimet e tyre, për t’i siguruar të gjitha burimet e nevojshme këtë verë. Besoj se shumica e aeroporteve do të jenë në gjendje të mirë. I kemi marrë mësimet nga vera e kaluar”, ka thënë Walsh për agjencinë e lajmeve "Reuters".
Interesimi shumë i madh për fluturime, pas pandemisë së koronavirusit, dhe kombinimi me mungesë të stafit, patën shkaktuar kaos në aeroportet në Evropë dhe Amerikën e Veriut, verën e kaluar.
Rritja e numrit të mospajtimeve në mes të udhëtarëve dhe kompanive, i ka rritur thirrjet për kompensim më të madh të pasagjerëve.
Legjislacioni është duke u rishikuar në Kanada, derisa Qeveria amerikane është duke hartuar rregulla të reja.
Në Bashkimin Evropian, është duke u bërë presion për zbatim më të mirë të rregulloreve, që përcaktojnë kompensim për udhëtarët në rastet e vonesave më shumë se tri orë.
Mirëpo, Walsh ka thënë se janë konsumatorët, ata që do të paguajnë rritjen.
“Sa më shumë që të ketë shpenzime kompania, aq më shumë barra do të reflektohet në bileta. Është ambient shumë i rëndë për të operuar”.
Kompanitë ajrore kanë thënë se interesimi për të udhëtuar këtë verë është shumë i madh, dhe i ka arritur nivelet para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.
Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.
Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili./ Rel
Ministria turke e Mbrojtjes ka konfirmuar të dielën, nisje...
SHBA-ja dhe BE-ja e kanë kritikuar ashpër legjislacionin e...
Gjatë dekadës së fundit, rreth 8,500 profesionistë shëndet...
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka emëruar kab...
Gjatë një interviste për "BBC", i dërguari i Shteteve ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë të die...
Njerëzit që do të shpallen fajtorë për aksidentin vdekjeprur...
Pas tensioneve në veri të Kosovës, i dërguari i Posaçëm i BE...
Një vajzë dyvjeçare është vrarë dhe 22 persona të tjerë janë...
Pas tensioneve në veri ditët e fundit bashkësia ndërkombëtar...
Gjatë protestës në Beograd për 2 masakrat e ndodhura muaji...
Në javën e parë të plotë të fushatës së tij presidenciale ...
Në përpjekje për t’u anëtarësuar në Organizatën e Traktati...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtun...
Kremlini ka thënë të shtunën se gazetarët nga “shtetet...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është betuar të...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë një intervi...
Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim të premten në m...
Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jasht...
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani është pro...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...