Parlamenti Evropian kërkon lirimin nga burgu të dy gazetarëve rusë
Ligjvënësit evropianë miratuan një rezolutë, ku bënë t...

David Pecker, ish-botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten në gjyqin penal ndaj ish-Presidentit Donald Trump në Nju Jork, se kandidati i atëhershëm për president i kishte lënë përshtypjen se e njihte një modele të revistës "Playboy" që po përpiqej të shiste të drejtën e historisë së saj lidhur me pretendimet për një lidhje intime me zotin Trump.
Gjatë një bisede në vitin 2016, zoti Trump e përshkroi Karen McDougal si "një vajzë të bukur", dëshmoi zoti Pecker të enjten. Ai tha se kjo e bëri atë të besonte se zoti Trump “e dinte se kush ishte ajo” edhe pse ai e ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie intime me të.
Përfundimisht, tha zoti Pecker, me nxitjen e avokatit të zotit Trump, Michael Cohen, tabloidi i tij e pagoi zonjën McDougal 150,000 dollarë për të blerë të drejtat e historisë së saj.
Zoti Pecker e quajti pagesën për aktoren McDougal "një blerje shumë, shumë e madhe", por tha se ai nuk kishte ndërmend ta publikonte pretendimin e saj për një lidhje me zotin Trump, një praktikë që tabloidi e cilësonte si ‘kapje dhe asgjësim’.
Praktika ka të bëjë me blerjen ekskluzive të informacioneve negative për individët e famshëm dhe më pas refuzimin e publikimit të lajmeve të turpshme nga jeta e tyre.
Një mik i vjetër i zotit Trump, zoti Pecker i tha jurisë prej 12 anëtarësh se “nuk donte që historia (pretendimi i zonjës McDougal) ta turpëronte ose dëmtonte kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Më herët gjatë javës, zoti Pecker dëshmoi se ai kishte rënë dakord në një takim të vitit 2015 për ta ndihmuar fushatën e tij presidenciale duke publikuar histori të favorshme për zotin Trump dhe duke mbajtur një sy hapur për gratë që përpiqen të shesin histori për takimet e tyre me zotin Trump apo histori të tjera negative. Prokurorët e kanë quajtur “sesion konspiracioni” takimin në fjalë në kullën Trump.
Prokuroria argumenton se marrëveshja mes zotërinjve Pecker, Trump dhe Cohen ishte pjesë e një komploti për të bllokuar votuesit që të mësonin të dhëna të turpshme mbi zotin Trump.
Blerja e informacioneve denigruese dhe mospublikimi i tyre nuk është një praktikë normale në gazetarinë amerikane. Zoti Pecker tha se avokati Cohen i kishte thënë se zoti Trump do ta rimbursonte atë për 150,000 dollarët e paguara zonjës McDougal, gjë që ai nuk e bëri kurrë.
Më herët gjatë javës, zoti Pecker tha se edhe përpara bisedës në lidhje me blerjen e të drejtave të historisë nga zonja McDougal, ai i kishte paguar 30,000 dollarë një punonjësi në kullën Trump në Nju Jork për të asgjësuar një lajm të rremë se zoti Trump kishte një fëmijë jashtë martese.
Ky është gjyqi i parë penal ndaj të një ish-presidenti amerikan. Zoti Trump akuzohet për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të fshehur një pagesë tjetër, 130,000 dollarë për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels, lidhur me zërat për një lidhje jashtëmartesore me të.
Sipas aktakuzës, synimi ishte blerja e heshtjes në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Ajo pretendon për një natë intime me zotin Trump një dekadë më parë. Ish Presidenti Trump e ka hedhur poshtë pretendimin e saj si dhe të 34 akuzat me të cilat përballet./ VOA
Ligjvënësit evropianë miratuan një rezolutë, ku bënë t...
Një problem teknik me kontrollin e pasaportave ka shkaktua...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi se...
Sekretari i përgjithshëm i "Manos Limpias", organizatës që...
Një sasi e madhe kokaine u gjet në disa supermarkete në Be...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje ...
Kërkesa e fundit e Francës që në veri të Kosovës të mb...
Kryeqyteti më i mirë evropian i vitit 2024 për t'u viz...
Gjatë kësaj jave është rritur më tej presioni ndaj Kosovës...
Operacioni i parë i transplantit për të kombinuar një pomp...
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se po shqyr...
Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar se Ukraina ka fillu...
Një e treta e 11-vjeçarëve dhe më shumë se gjysma e 13...
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka...
Kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani ka shpallur fit...
Organizata Freedom House me seli në Uashington publikoi të...
Kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani fituar zgjedhje...
Inteligjenca artificiale është e pranishme në mbarë jetën ...
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien tha të ...
Pas disa vitesh përplasje politike dhe betejash gjyqësore,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...