O’Brien: Kosova të përparojë urgjentisht drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien tha të ...

Inteligjenca artificiale është e pranishme në mbarë jetën politike amerikane, që nga mbledhja e fondeve dhe deri tek reklamat e fushatës. Disa ligjvënës po bëjnë përpjekje për rregulla më të forta për përdorimin e inteligjencës artificiale gjatë zgjedhjeve presidenciale të këtij viti. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, disa prej ligjvënësve mendojnë se inteligjenca artificiale vë në rrezik besueshmërinë tek votuesit për materialet që iu paraqiten.
Deri më tani, inteligjenca artificiale në fushatën për zgjedhjet presidenciale në Amerikë ra në sy në zgjedhjet paraprake në Nju Hempshër, ku mijëra votues morën telefonata me një zë që tingëllonte si zëri i presidentit Joe Biden, që u thoshte të mos votojnë.
“Votimi këtë të martë vetëm u mundëson republikanëve të rizgjedhin Donald Trump-in”, thoshte zëri i rremë gjatë telefonatës.
Zëri u prodhua nga magjistari nga Luiziana, Paul Carpenter, për një pagesë prej vetëm 150 dollarësh.
“Nëse ka nevojë për një lloj loje të tillë, unë mund ta ofroj këtë”, thotë zoti Carpenter.
Senatori Richard Blumenthal thotë se nuk duhet pritur deri sa kjo të ndodhë sërish.
“Dezinformimi dhe materialet e rrema do të kenë së shpejti ndikim mbi publikun amerikan. Do të jenë në formën e reklamave politike dhe formave të tjera të dezinformimit që janë të mundësuara nga inteligjenca artificiale. Përbën rrezik të qartë për demokracinë tonë”, tha senatori Richard Blumenthal, anëtar i Komisionit për Gjyqësorin.
Gjatë një seance dëgjimore për inteligjencën artificiale, senatori Josh Hawley tha se ka ardhur koha për të vepruar.
“Po bëhen shumë të dukshme rreziqet e kësaj teknologjie pa një kuadër rregullator. Mendoj se pikëpyetja tani është nëse do të shohim ndonjë katastrofë”, tha ai.
Ekziston që tani mundësia për t’i pikasur telefonatat si ajo në Nju Hempshër, thotë programuesi i zërave artificialë Zohaib Ahmed.
“Mendojmë se vendosja e shenjave mbi materialet ku është përdorur inteligjenca artificiale është një zgjidhje tashmë e gatshme dhe mund të kontrollojmë që tani përmbajtjen e materialeve zanore”, tha zoti Ahmed.
Por ndërsa teknologjia ekziston, ajo që mungon është kuadri rregullator, thotë eksperti i fushës së gjurmimit të materialeve të rreme Ben Colman.
“Ekziston një bazë e mirë në nivel kombëtar dhe të shteteve. Kur fut diçka p.sh. në YouTube, kontrollohet për disa gjëra. Kontrollohet për dhunë. Kontrollohet për imazhe që mund të jenë të papërshtatshme për të miturit. Apo nëse po përdor këngën më të fundit të Drake-ut? Kjo bëhet për shkak të rregullave. Pra që të kontrollohen materialet për përmbajtje të prodhuar nga inteligjenca artificiale, do të ishte thjesht një tjetër kontroll përgjatë këtij procesi”, tha zoti Colman.
Komisioni amerikan i Zgjedhjeve po shqyrton vendosjen e rregullave që do të ndalonte përdorimin e inteligjencës artificiale për të mashtruar votuesit.
Sekretari i shtetit Nju Hempshër, David Scanlan i tha Senatit se përdorimi i materialeve të rreme të prodhuara me inteligjencë artificiale, si telefonata që imitonte zërin e presidentit Biden, rrezikojnë besimin e votuesve.
“Aspekti më thelbësor i rolit tim si sekretar shteti është që të sigurohem që zgjedhjet të mos prishen, që njerëzit të kenë besim dhe ta dinë se u mbajtën me ndershmëri dhe saktësi, në standartet më të larta të mundshme. Dhe nëse e humbasim këtë, do të jetë shumë, shumë e vështirë për ta rifituar”, tha zoti Scanlan.
Në Nju Hempshër, ligjvënësit po punojnë për një legjislacion ku do të kërkohet që reklamat politike 90 ditë përpara zgjedhjeve të bëjnë të ditur nëse audioja, fotografitë apo videot “janë manipuluar apo prodhuar me teknologjinë e inteligjencës artificiale dhe nëse paraqesin një artikulim apo sjellje që nuk ka ndodhur ndonjëherë”./ VOA
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien tha të ...
Pas disa vitesh përplasje politike dhe betejash gjyqësore,...
Gjermania ka ngritur akuza ndaj gjashtë shtetasve të huaj ...
Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën, planin për ...
Ukraina ka pranuar një pjesë të ndihmës financiare nga...
Një sherr ka ndodhur në Parlamentin e Greqisë, me protagon...
Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Timur Ivanov, ë...
Mjegulla portokalli ka “pushtuar” Athinën e ardhur nga plu...
Parlamenti Evropian ka votuar për miratimin e lëvizjes...
Në zyrën e shtypit të Prokurorit të Përgjithshëm gjerman k...
Senati i SHBA ka miratuar një projektligj që mund të n...
Senati amerikan ka miratuar një paketë ndihme prej 95 ...
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u janë drejtuar të mërkur...
Sulmet izraelite u intensifikuan në të gjithë Gazën të mar...
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tha se Ko...
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi ka deklaruar ditën ...
Inteligjenca perëndimore i ka parandaluar të paktën 10 sul...
Ngrënia e një akulloreje pas mesnate, pas një darke, gjatë...
Mes përleshjeve dhe pasigurive, organizatat joqeveritare j...
Tensione të shumta kanë dominuar gjatë protestës së studen...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...