Gjermania akuzon gjashtë anëtarë të dyshuar të IS-K për planifikim të sulmeve terroriste
Gjermania ka ngritur akuza ndaj gjashtë shtetasve të huaj ...

Pas disa vitesh përplasje politike dhe betejash gjyqësore, ligjvënësit britanikë miratuan këtë javë ligjin me anë të të cilit qeveria shpreson të ndalë flukset migratore që vijnë në vend përmes Kanalit të La Manshit. Siç njofton nga Londra korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, migrantët do të dërgohen në Ruandë, ku do t'i nënshtrohen procesit të përpunimit të dokumentave. Ligji u miratua edhe pse në parlament u risollën në vëmendje rreziqet me të cilat përballen imigrantët që mbërrijnë në Britani me varka të vogla e gomone.
Pesë persona humbën jetën, mes tyre dhe një fëmijë, kur një gomone e mbingarkuar që transportonte imigrantë u gjend në vështirësi në brigjet franceze të martën në mëngjes. Një kujtesë e hidhur e rreziqeve me të cilat përballen imigrantët, teksa kalojnë Kanalit e La Manshit.
Autoritetet franceze thonë se në bord ndodheshin 112 persona.
“Pavarësisht situatës komplekse dhe delikate arritëm të shpëtojmë 57 persona. Të tjerët, ia dolën të rindezin motorin, e të vazhdojnë udhëtimin drejt Britanisë”, tha Jacques Billant, Prefekti i rajonit Pas-de-Calais.
Raste të ngjashme, të emigrantëve që vazhdojnë udhëtimin pavarësisht rreziqeve, nuk janë të rralla. Deri më tani këtë vit, mbi 6,300 persona kanë ndërmarrë udhëtimin me varka të vogla drejt Britanisë. Incidenti ndodhi vetëm disa orë pasi ligjvënësit britanikë miratuan ligjin që synon të dërgojë në Ruandë të gjithë azilkërkuesit që mbërrijnë përmes Kanalit të La Manshit.
Imigrantët do të përpunohen në Ruandë dhe nuk do të kenë të drejtë të kthehen në Britani, madje edhe ata, të cilëve do t'u jepet statusi i refugjatit. Ligji udhëzon gjykatat të injorojnë ligjet ekzistuese britanike ose traktatet ndërkombëtare që mund të bllokojnë dëbimet. Nuk është ende e qartë nëse sfidat e mëtejshme ligjore, mund të vonojnë nisjen brenda pak javësh të imigrantëve me fluturime të posaçme drejt Ruandës.
Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se dërgimi i migrantëve mijëra kilometra larg, do t'i pengojë të tjerët të vijnë në Britani.
“Avioni i parë do të niset pas rreth 12 javësh. Sigurisht që kjo është më vonë nga ajo që ne do të donim të ndodhte. Por kemi qenë gjithmonë të qartë se procesi i përpunimit do të kërkojë kohë”, tha ai.
Qeveria thotë se kjo polikë është e bazuar në moral, pasi synon t'i japë fund udhëtimeve të rrezikshme që operohen nga kontrabandistët e qënieve njerëzore. Por Kombet e Bashkuara i bënë thirrje Britanisë ta rishikojë këtë çështje.
“Duke shmangur përgjegjësisë për refugjatët, duke reduktuar aftësinë e gjykatave britanike për të shqyrtuar vendimet për dëbim, duke kufizuar qasjen në mjetet juridike në vend si dhe gamën e mbrojtjes të drejtave të njeriut për një grup të caktuar njerëzish, ky ligj i ri pengon seriozisht sundimin e ligjit në Britani dhe përbën një precedent të rrezikshëm ndërkombëtar”, tha zëdhënësja e OKB-së, Ravina Shamdasani.
Sipas marrëveshjes, Britania do t’i paguajë Ruandës të paktën 458 milionë dollarë gjatë pesë viteve, duke dhënë edhe pagesa shtesë, në vlerë prej dhjetëra mijëra dollarësh, për çdo imigrant të dërguar në këtë vend. Opozita e ka quajtur ligjin një marifet të kushtueshëm, që nuk do të funksionojë. Miratimi i tij pas disa vite vonesash shihet një fitore politike për kryeministrin Rishi Sunak.
Por nëse ligji do të arrijë t’i ndalë imigrantët të ndërmarrin udhëtime te rrezishme e vdekjeprurëse, nëpërmjet Kanalit të La Manshit, kjo mbetet për t'u parë./ VOA
Gjermania ka ngritur akuza ndaj gjashtë shtetasve të huaj ...
Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën, planin për ...
Ukraina ka pranuar një pjesë të ndihmës financiare nga...
Një sherr ka ndodhur në Parlamentin e Greqisë, me protagon...
Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Timur Ivanov, ë...
Mjegulla portokalli ka “pushtuar” Athinën e ardhur nga plu...
Parlamenti Evropian ka votuar për miratimin e lëvizjes...
Në zyrën e shtypit të Prokurorit të Përgjithshëm gjerman k...
Senati i SHBA ka miratuar një projektligj që mund të n...
Senati amerikan ka miratuar një paketë ndihme prej 95 ...
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u janë drejtuar të mërkur...
Sulmet izraelite u intensifikuan në të gjithë Gazën të mar...
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tha se Ko...
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi ka deklaruar ditën ...
Inteligjenca perëndimore i ka parandaluar të paktën 10 sul...
Ngrënia e një akulloreje pas mesnate, pas një darke, gjatë...
Mes përleshjeve dhe pasigurive, organizatat joqeveritare j...
Tensione të shumta kanë dominuar gjatë protestës së studen...
Pesë persona, përfshirë një fëmijë, janë mbytur teksa përp...
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nu...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...