“Vetëm një i leshtë mendon që protesta nuk është e manipuluar”/ Spaho: Shqipëria drejt destabilizimit politik
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka f...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka f...

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zonë gri” në Evropë. Sipas tij, Serbia duhet ta pranojë faktin se Kosova është shtet i pavarur dhe të krijojë marrëdhënie fqinjësie me të.
“Epoka e perandorive në Evropë ka marrë fund”, thotë Goncharenko, duke iu referuar, siç shprehet ai, trendit në Serbi.
Nëse nuk heq dorë nga kjo qasje, Serbia do të vazhdojë të jetojë në varfëri dhe në revanshizëm, “duke u shfrytëzuar nga Rusia, Irani dhe vende të tjera që duan të ndezin flakë në Ballkan”, thotë Goncharenko.
Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, ai shfaq shpresën se Kosova do të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës, pas votimit në muajin maj.
Radio Evropa e Lirë: Zoti Goncharenko, ju lobuat për një votë pozitive për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Vendimi përfundimtar pritet të merret nga Komiteti i Ministrave në maj. A mendoni se do të kalojë?
Oleksiy Goncharenko: Mendoj se po. Vota në Asamblenë Parlamentare ishte historike dhe tani duhet ta përfundojmë këtë punë. Mendoj se Komiteti i Ministrave do ta ftojë zyrtarisht Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Radio Evropa e Lirë: Çfarë do t’u thoshit vendeve që nuk janë ende të sigurta për mbështetjen e Kosovës?
Oleksiy Goncharenko: Kosova e meriton këtë, Kosova i përket botës së lirë. Asaj i duhet ndihma jonë për zhvillimin e vlerave si vend i ri, si demokraci e re. Asaj i duhet ekspertiza e Këshillit të Evropës. Kjo nuk ka të bëjë me debatet politike, ka të bëjë me dy milionë njerëz, të cilët e meritojnë të jenë pjesë e organizatës më të madhe në botë, e cila lufton për të drejta të njeriut, sundim të ligjit, demokraci - për vlerat thelbësore për të gjithë ne.
Radio Evropa e Lirë: A mendoni se, në javët në vazhdim, mund të dalin kushte të reja për Kosovën?
Oleksiy Goncharenko: Nuk e di se çfarë do të ndodhë në Komitetin e Ministrave. Nuk është fusha ime e përgjegjësisë. Unë jam anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe vendimi ynë është i qartë: Ne i bëjmë thirrje Komitetit të Ministrave që ta ftojë Kosovën.
Radio Evropa e Lirë: Por, disa deputetë e kanë përmendur Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të cilin duhet ta formojë Kosova. A mendoni se ai mund të bëhet pengesë?
Oleksiy Goncharenko: Shpresoj të mos bëhet pengesë. Radio Evropa e Lirë: Si mund të sigurohet Kosova që të mos e humbasë mundësinë e saj në maj?
Oleksiy Goncharenko: Autoritetet e Kosovës duhet të vazhdojnë të tregojnë përkushtim ndaj këtyre vlerave themelore, demokracisë, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit - kjo është më e rëndësishmja.
Dhe, pasi të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, Kosova ka shumë punë për të bërë, të zbatojë e të miratojë konventa, të cilat janë thelbësore për organizatën tonë.
Radio Evropa e Lirë: Ju keni deklaruar hapur se synimet e Serbisë në Kosovë janë të ngjashme me synimet e Rusisë në Ukrainë. A mund ta shtjelloni më shumë këtë?
Oleksiy Goncharenko: Fatkeqësisht, shoh se në Serbi ka dy trende. Njëri ka të bëjë me ndërtimin e një vendi demokratik, të cilin e mbështes plotësisht, dhe tjetri ka të bëjë me rindërtimin e perandorisë serbe. Dhe, e kam thënë hapur se epoka e perandorive në Evropë ka marrë fund.
Të gjitha këto ndjenja revanshiste dhe imperialiste që një pjesë e politikanëve serbë po përpiqen t’i promovojnë në Serbi, t’i forcojnë në Serbi, janë një pengesë e madhe për zhvillimin e vetë Serbisë.
Andaj, Serbia duhet të pajtohet me faktin se nuk mund të jetë më perandori. Duhet të jetë një vend normal dhe demokratik. Në këtë mënyrë, do të ishte pjesë e botës së lirë. Në mënyrë tjetër, do të vazhdojë të jetojë në varfëri, në revanshizëm, duke u shfrytëzuar nga Rusia, Irani dhe vende të tjera që duan të ndezin flakë në Ballkan.
Radio Evropa e Lirë: Si duhet të parandalohen këto përpjekje, sipas jush?
Oleksiy Gonchaenko: Nuk jam në pozicion për të thënë se çfarë duhet të bëjnë Kosova dhe Serbia, por, personalisht, besoj se nuk mund të ketë zona gri në Evropë. Kosova nuk mund të jetë zonë gri. Serbia duhet ta pranojë faktin se Kosova është shtet i pavarur, i njohur prej vendeve të tjera, dhe të krijojë marrëdhënie me Kosovën si fqinje. Kjo është një punë që duhet kryer dhe prej saj do të përfitonin Kosova dhe Serbia dhe e gjithë Evropa.
Radio Evropa e Lirë: Ju keni lobuar edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina. A ka ndonjë përparim në këtë drejtim?
Oleksiy Goncharenko: Jo, nuk ka ndonjë përparim sa i përket kësaj çështjeje, për momentin, por arsyeja është e qartë. Ukraina është në një pozitë shumë të vështirë dhe, me gjithë respektin për Kosovën, ajo nuk është çështja kryesore për Ukrainën tani.
BE vendos një kuadër të ri negociues për Serbinë në ka...
Dhjetë persona kanë humbur jetën pasi dy helikopterë t...
\ Dy helikopterë ushtarakë u përplasën në ajër dhe u rr...
Komisioni Evropian (KE) kishte propozuar para rreth një vi...
Kandidatët për president në Maqedoninë e Veriutjanë: presi...
Forcat e policisë në të gjithë Evropën po bëjnë thirrj...
Raporti i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriu...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkoi në mbledhjen...
Procesi gjyqësor penal ndaj ish-Presidenti Donald Trump hy...
Komisioni Evropian po merr masa, për të arritur një ndalim...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është përgjigjur...
Gjermania dhe Britania të hënën kanë kapur disa persona të...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është viktimizu...
Shefja e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua me homolo...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, u zotua të hënën se do...
Duket se vendet evropiane, të cilat zotërojnë kundërajrorë...
Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian (BE) e ka mirat...
Treni i parë urban në Kinë i zhvilluar në mënyrë të pavaru...
Autoritetet kanë evakuuar rreth 60,000 njerëz nga shtëpitë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...