Vendet evropiane ngurrojnë t’i japin Ukrainës kundërajrorë "Patriotë"
Duket se vendet evropiane, të cilat zotërojnë kundërajrorë...

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, u zotua të hënën se do të nisë kthimin e azilkërkuesve në Ruandë brenda 10 deri në 12 javësh. Ai i tha Dhomës së Lordëve, dhoma e sipërme e parlamentit, se do të zbatojë legjislacionin e ri pavarësisht kundërshtimeve.
Kryeministri Sunak tha se qeveria ka rezervuar avionë dhe staf të trajnuar për të kthyer emigrantët në Ruandë. Kjo është pjesë e përpjekjeve që ai shpreson se do të rrisin përkrahjen për partinë e tij Konservatore përpara zgjedhjeve që pritet të mbahen në fund të këtij viti.
"Nuk bëhet fjalë nëse mund të ndodhin. Këto fluturime për në Ruandë do të realizohen", tha Kryeministri Sunak në një konferencë për shtypin.
Dhjetëra mijëra emigrantë, shumë prej të cilëve ikin nga luftërat dhe varfëria në Azi, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, kanë arritur në Britani vitet e fundit. Ata mbërrijnë në ishull kryesisht duke kaluar Kanalin e La Manshit me varka të vogla në udhëtime të rrezikshme të organizuara nga bandat që merren me kontrabandë njerëzish.
Ndalimi i fluksit të emigrantëve është një nga objektivat kryesorë të qeverisë konservatore, por kritikët thonë se plani për të dëbuar njerëzit në Ruandë është çnjerëzor dhe se ky shtet i Afrikës Lindore nuk është një vend i sigurt.
Zbatimi i këtij vendimi është penguar shpesh nga Dhoma e Lordëve ose dhoma e sipërme e parlamentit dhe ai mund të përballet me sfida të mëtejshme ligjore nëse miratohet. Legjislacioni do të kthehet të hënën në dhomën e ulët të parlamentit, ku ligjvënësit pritet të heqin ndryshimet e propozuara nga Dhoma e Lordëve.
Kryeministri Sunak, partia e të cilit sipas sondazheve është pas Laburistëve, tha se një pistë ajrore ishte në gatishmëri dhe se vendet ishin rezervuar për fluturime. Stafi prej pesëqind personash është trajnuar dhe tani është gati të shoqërojë emigrantët "deri në Ruandë".
"Ne jemi gati. Aeroplanët janë gati. Këto fluturime do të kryhen pavarësisht se çfarë mund të ndodhë", tha ai.
Sipas politikës së hartuar para dy vjetësh, çdo azilkërkues që arrin në mënyrë të jashtëligjshme në Britani do të dërgohet në Ruandë me qëllim që të pengojë kalimet përmes Kanalit të La Manshit dhe të dëmtojë planet e kontrabandistëve.
Ekipi i zotit Sunak shpreson që kjo politikë, që ishte një premtim parazgjedhor, do të rrisë përkrahjen për partinë, veçanërisht midis votuesve të pakënaqur konservatorë që duan të shohin një ulje të imigracionit.
Sondazhet thonë se Partia Konservatore e Kryeministrit britanik do të pësojë humbje të rëndë në zgjedhjet e këtij viti nga Laburistët, të cilët kanë thënë se do ta anulojnë programin për kthimin e emigrantëve, nëse fitojnë pushtetin.
Edhe nëse Kryeministri Sunak arrin të pengojë Dhomën e Lordëve të bllokojë legjislacionin, ai mund të përballet me sfida të tjera ligjore.
Organizatat bamirëse dhe grupet e të drejtave thonë se do të përpiqen të ndalojnë deportimet individuale. Sindikata që përfaqëson punonjësit e forcave kufitare është zotuar ta kundpështojë në gjyq si të paligjshëm vendimin e ri, "brenda disa ditësh" pasi azilkërkuesit e parë të njoftohen se do të kthehen në Ruandë./ VOA
Duket se vendet evropiane, të cilat zotërojnë kundërajrorë...
Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian (BE) e ka mirat...
Treni i parë urban në Kinë i zhvilluar në mënyrë të pavaru...
Autoritetet kanë evakuuar rreth 60,000 njerëz nga shtëpitë...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zot...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën s...
Fushata presidenciale në Maqedoninë e Veriut po shkon drej...
Ambasada amerikane në Kosovë, ka shprehur keqardhje të die...
Të dielën ka dështuar procesi i votimit për shkarkim ose j...
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka konsideruar ...
Të dielën në veriun e Kosovës po mbahen votimet për largim...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë javës ...
Udhëheqësit ukrainas dhe ata perëndimorë e mirëpritën mira...
Ekonomia amerikane është një faktor kryesor në zgjedhjet p...
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenie, ka fal...
E veja e liderit të ndjerë opozitar rus Aleksei Navaly...
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi me shumicë dërrmuese një...
Një pjesëtar i ekuipazhit të marinës japoneze ka vdeku...
Në një kohë që SHBA dhe BE duan sanksione të reja kundër T...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...