Bojkoti i zgjedhjeve nga serbët/ Osmani: Vuçiç shkeli fjalën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka konsideruar ...

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e ka konsideruar farsë procesin e votimit në katër komunat veriore, me shumicë serbe, për largim ose jo të kryetarëve komunalë.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka thënë të dielën se iniciativa për largimin e kryetarëve të komunave veriore në Kosovë, ka dështuar, pasi në këtë proces nuk kanë marrë pjesë 50 për qind plus 1 e votuesve.
Kjo nënkupton se kryetarët aktualë - në Mitrovicë të Veruut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok - do t'i vazhdojnë mandatet e tyre.
Sipas Radoniqit, në total kanë votuar 253 persona prej 46.556 qytetarëve që kanë pasur të drejtë vote.
Lista Serbe ka bërë thirrje paraprakisht që procesi të bojkohet prej serbëve lokalë, me arsyetimin se Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, e ka bërë të pamundur suksesin e procesit.
Sipas saj, të dielën është treguar “shkallë e lartë e unitetit të popullit serb”.
Në një komunikatë për media, kjo parti ka pretenduar se më 21 prill është dëshmuar se nuk janë Lista Serbe dhe Serbia që po frikësojnë serbët, por kryeministri Kurti dhe siç, ka thënë ajo, njësitë e tij ilegale parapolicore, që sipas Listës Serbe kanë rezultuar me rrugë të zbrazëta në veri.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të dielën se përmes bojkotit të serbëve, “Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër".
Iniciativa për largim ose jo të kryetarëve është organizuar, pasi faktori ndërkombëtar ka kërkuar largim të kryetarëve shqiptarë nga pozitat e tyre, duke konsideruar se ndonëse procesi i prillit të vitit të kaluar – kur ata i kanë fituar zgjedhjet – ka qenë legjitim, megjithatë, ai nuk e ka reflektuar vullnetin e qytetarëve.
Zgjedhjet e prillit të vitit 2023 janë organizuar pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet e Kosovës.
Edhe në ato zgjedhje, Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, e ka bojkotuar procesin zgjedhor dhe u ka bërë thirrje serbëve lokalë të veprojnë njëjtë.
Blloku evropian ka shprehur keqardhje për vendimin e Listës Serbe që të mos marrë pjesë në votimet 21 prillit, ani pse paraprakisht është deklaruar pozitivisht për to./ REL
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka konsideruar ...
Të dielën në veriun e Kosovës po mbahen votimet për largim...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë javës ...
Udhëheqësit ukrainas dhe ata perëndimorë e mirëpritën mira...
Ekonomia amerikane është një faktor kryesor në zgjedhjet p...
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenie, ka fal...
E veja e liderit të ndjerë opozitar rus Aleksei Navaly...
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi me shumicë dërrmuese një...
Një pjesëtar i ekuipazhit të marinës japoneze ka vdeku...
Në një kohë që SHBA dhe BE duan sanksione të reja kundër T...
Në katër komunat në veri të Kosovës, qytetarët votojnë sot...
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projektligjin i cili në prio...
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projekt-ligjin plotësues të ...
Shqiprim Arifi është shkarkuar nga detyra e tij si kryetar...
Pas disa muajsh vonesë, Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë...
Një person është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur gja...
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroaz...
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës bër...
Një bazë ushtarake në Irak që strehonte milici proiran...
Miliarderi amerikan, Elon Musk, tha se është kundër nd...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...