Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...

Udhëheqësit ukrainas dhe ata perëndimorë e mirëpritën miratimin dje të paketave të ndihmës për aleatët e Uashingtonit, që përfshin ndër të tjera dhe një ndihmë prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën. Presidenti Zelensky e vlerësoi këtë hap ndërsa Kremlini paralajmëroi se miratimi i projektligjit, do të shkaktonte dhe më shumë viktima në Ukrainë. Në total, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një paketë ndihme prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe aleatët e tjerë të Uashingtonit, pas disa muajsh tensionesh mbi këtë çështje në Kongres, për shkak të kundërshtive të një grupi konservatorësh lidhur me ndihmën për Kievin. Tashmë paketa e ndihmës do të shkojë në Senat, i cili mund të votojë të martën mbi këtë çështje.
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të shtunën me mbështetje të gjerë dypartiake ndihmën ushtarake prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, mes kundërshtimeve të republikanëve të vijës së ashpër.
Paketa parashikon 61 miliardë dollarë për forcat ukrainase që po luftojnë kundër agresionit rus, 26 miliardë për Izraelin dhe ndihmën humanitare për civilët në zonat e konfliktit, përfshirë Gazën, si dhe 8 miliardë dollarë për rajonin e Indo-Paqësorit.
“Tre nga kundërshtarët tanë kryesorë, Rusia, Irani dhe Kina po punojnë së bashku dhe ata janë agresorë për mbarë globin. Ata janë një kërcënim global për begatinë dhe sigurinë tonë. Përparimi i tyre kërcënon botën e lirë dhe kërkon reagim. Nëse ne kthejmë shpinën tani, pasojat mund të jenë shkatërrimtare”, tha Mike Johnson, Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.
Kryetari Johnson, duke vënë në rrezik postin e tij, u mbështet tek votat e demokratëve këtë javë për të futur në rendin e ditës votimet për tre projektligjet për ndihmat, si edhe një të katërt me disa propozime të tjera për politikën e jashtme.
Projektligji që vendos kufizime të reja në platformën e mediave sociale “TikTok” ishte i pari që kaloi të shtunën, me një votim 360 pro me 58 kundër. Ky projektligj gjithashtu do t’i mundësonte presidentit të vendosë sanksione të reja kundër Rusisë dhe Iranit.
Projektligji i dytë, i cili kaloi me një shumicë dypartiake prej 385 pro dhe 34 vota kundër, siguron 8 miliardë dollarë ndihmë për rajonin Indo-Paqësorit. Po kështu u miratua dhe një paketë e rëndësishme ndihme, prej 61 miliardë dollarë për Ukrainën për ta ndihmuar në luftë kundër Rusisë. Projektligji kaloi me 311 vota pro dhe 112 kundër.
Ligjvënësja republikane Marjorie Taylor Greene paralajmëroi se do të nisë procedurat për të zëvendësuar zotin Johnson, ndërsa ligjvënësi tjetër republikan Thomas Massie bëri thirrje për dorëheqjen e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve.
Pritet që Senati me shumicë demokrate të shqyrtojë projektligjet të martën dhe më pas t’i dërgojë ato tek Presidenti Biden për t'u nënshkruar në ligj.
“Miqtë tanë në Ukrainë, aleatët tanë në NATO, Izraeli dhe civilët në mbarë botën që kanë nevojë për ndihmë të jenë të sigurt se Amerika do të japë përsëri ndihma”, tha nëpërmjet një deklarate udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer i cili konfirmoi se votimi do të zhvillohet të martën pasdite.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy falënderoi Kongresin për miratimin e projektligjit të ndihmës.
“I jam mirënjohës Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, të dyja palëve dhe personalisht kryetarit Mike Johnson për vendimin duke bërë që historia të jetë në rrugën e duhur”, shkroi Zelenskyy në një postim në rrjetin social X, dikur Twitter.
Ukrainasit në kryeqytetin e vendit, në Kiev, mirëpritën të dielën ndihmat amerikane.
“Kjo ndihmë vjen me vonesë. Tani me vullnetin e Zotit, Senati do të miratojë ligjin, në mënyrë që Ukraina të rimarrë armatime dhe forcat e saj dhe të luftojë kundër Rusisë”, thotë një banor.
Zëdhënësi i Kremlinit e quajti miratimin e ndihmës për Ukrainën një vendim të pritshëm e të parashikueshëm”, por që do të shkaktonte sipas Moskës, më shumë viktima mes ukrainasve./ VOA
Ekonomia amerikane është një faktor kryesor në zgjedhjet p...
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenie, ka fal...
E veja e liderit të ndjerë opozitar rus Aleksei Navaly...
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi me shumicë dërrmuese një...
Një pjesëtar i ekuipazhit të marinës japoneze ka vdeku...
Në një kohë që SHBA dhe BE duan sanksione të reja kundër T...
Në katër komunat në veri të Kosovës, qytetarët votojnë sot...
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projektligjin i cili në prio...
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projekt-ligjin plotësues të ...
Shqiprim Arifi është shkarkuar nga detyra e tij si kryetar...
Pas disa muajsh vonesë, Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë...
Një person është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur gja...
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroaz...
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës bër...
Një bazë ushtarake në Irak që strehonte milici proiran...
Miliarderi amerikan, Elon Musk, tha se është kundër nd...
Më 20 prill, në një periudhë prej tri orësh, përreth ishul...
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajr...
Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, ...
Sipas drejtorit të CIA-s, William Burns, pa ndihma të tjer...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...