Autoritetet ruse: Kemi rrëzuar 50 dronë ukrainas
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajr...

Më 20 prill, në një periudhë prej tri orësh, përreth ishullit të Tajvanit u detektuan dhjetëra avionë luftarakë kinezë, tha Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit.
Avionët u detektuan vetëm një muaj para se ishulli vetëqeverisës, më 20 maj, të zhvillojë ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Lai Ching-te.
Kina pretendon se Tajvani është pjesë e saj dhe ka thënë se asnjëherë nuk do të përjashtojë mundësinë që përmes forcës të marrë nën kontroll ishullin.
Tensionet mes dy palëve në Ngushticën e Tajvanit janë rritur që nga janari kur zëvendëspresidenti i atëhershëm, Lai, që nga Pekini cilësohet si “separatist i rrezikshëm”, u zgjodh presidenti i ri i ishullit.
Ekspertët po ashtu kanë thënë se stërvitjet ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Filipineve, që nisin të hënën, afër Detit Jugor Kinez – që Kina pretendon se është pjesë e saj – mund të nxisin Pekinin që të shfaqë forcën përreth Tajvanit.
Ministria e Mbrojtjes në Tajpei tha se të shtunën detektoi 21 avionë luftarakë kinezë përreth Tajvanit, përfshirë avionë luftarakë të llojit J-16, avionë transportues me rreze të mesme veprimi Y-8 dhe dronë.
“Shtatëmbëdhjetë avionë [nga 21 gjithsej] kaluan vijën e mesme, hynë në pjesën tonë veriore, qendrore dhe jugperëndimore [të zonës së mbrojtjes ajrore të identifikuar], së bashku me anijet që shërbejnë për patrullime luftarake”, tha Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në "X", që më herët njihej si "Twitter".
Tajvani tha se forcat e tij po monitorojnë të gjitha aktivitetet përreth ishullit të ushtrisë kineze.
Pekini, që nuk e njeh ekzistencën e vijës së mesme që gjendet në Ngushticën e Tajvanit, pothuajse në baza ditore, dërgon avionë luftarakë dhe luftanije përreth Tajvanit.
Ekspertët kanë thënë se me këto veprime Kina ngacmon Tajvanin, por nuk dëshiron që të përshkallëzojë veprimet deri në luftë. Por, sipas tyre, me këto veprime Pekini synon që të rraskapitë Forcat e Armatosura tajvaneze.
Shtatorin e vitit të kaluar u shënua rekord i avionëve luftarakë që Kina dërgoi në Tajvan, plot 103.
Para se të mbaheshin zgjedhjet presidenciale në Tajvan, Kina kishte paralajmëruar se nëse do të zgjidhej Lai në krye të ishullit vetëqeverisës, ai do të ishte shkaku i “luftës dhe rënies” së Tajvanit./REL
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajr...
Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, ...
Sipas drejtorit të CIA-s, William Burns, pa ndihma të tjer...
Bashkimi Evropian tha të premten se themelimi i Asociacion...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter, Stano, tha për Radi...
Bashkimi Evropian ka thënë të premten se themelimi i A...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklar...
Afër 60 mjekë në Japoni kanë ngritur padi, duke akuzuar Go...
Një rast i rrallë njerëzor i virusit B, i njohur gjith...
Toka po fundoset nën këmbët e miliona njerëzve në q...
Ukraina se për herë të parë që kur Rusia nisi pushtimin, f...
Pas vitesh ngecjeje BE-ja dëshiron të ringjallë marrëdhëni...
Pas legalizimit të kanabisit në fillim të prillit qeveria ...
Disa dronë janë lëshuar në orët e para të mëngjesit të...
Një raketë izraelite ka goditur Iranin, raporton BBC, duke...
Në nëntor 2024, Azerbajxhani do të presë sesionin e 29-të ...
Një person që dyshohet se ishte në kontakt me shërbimet ru...
Gjyqi ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump vazh...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten se kanë vendosur sa...
Grupi i vendeve të industrializuara (G7) duhet patjetër t’...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...