Blegtoria, në krizë/ Zbrazen fermat, tkurret prodhimi vendas
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...

Bashkimi Evropian ka thënë të premten se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është ndër çështjet më kyçe dhe më urgjente, derisa u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritur në dialogun që blloku e ndërmjetëson mes tyre prej vitit 2011.
I pyetur se çfarë mund të bëjë BE-ja për ta bindur Kosovën ta themelojë Asociacionin në 11-vjetorin e arritjes së marrëveshjes së parë këtë çështje, zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, paralajmëroi se Kosova do të përballet me pasoja nëse s’e zbaton atë.
Kosova dhe Serbia arritën për herë të parë marrëveshje për Asociacionin më 2013, dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Por, më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk ishte në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Në fund të vitit të kaluar, bashkësia ndërkombëtare ua paraqiti palëve një draft për statutin që do të kishte ky asociacion. Palët, fillimisht, thanë se e pranojnë në parim, por nuk kanë bërë asnjë hap përpara.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 19 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk e ka pranuar këtë draft-statut.
“Çështja e Asociacionit është një prej çështjeve më kyçe dhe më urgjente. BE-ja, por edhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, ishim shumë të qartë dhe mbetemi shumë të qartë ndaj autoriteteve të Kosovës, se duhet ta zbatojnë, sepse dështimi që ta bëjnë një gjë të tillë do të sjellë pasoja“, tha Stano, duke shtuar se e njëjta gjë vlen edhe për Marrëveshjen e Ohrit.
Më 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.
Por, Brukseli ka akuzuar të dyja palët për moszbatim të marrëveshjeve.
“Të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun e lehtësuar [nga BE] janë dokumente të vlefshme dhe detyrime të palëve. Ato duhet të zbatohen. Dhe këtë po e përsërisim para palëve”, theksoi Stano.
Stano gjithashtu përsëriti se zbatimi marrëveshjeve është i lidhur me përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën e tyre drejt integrimit në BE.
“Nëse palët nuk i zbatojnë obligimet e tyre, atëherë do të ketë pasoja serioze. E të vetmit që do t’i ndiejnë këto pasoja, do të jenë njerëzit të cilët ata pretendojnë se po i mbrojnë. Të vetmit, pra, që do të paguajnë çmimin për mos zbatimin e obligimeve në dialog, do të jenë qytetarët në Kosovë dhe në Serbi“ nënvizoi zëdhënësi i bllokut.
Burimet brenda BE-së vazhdojnë të mbajnë qëndrimin se të dyja palët “kanë dështuar seriozisht” në zbatimin e detyrimeve nga dialogu.
Sipas këtyre burimeve, Kosova mban përgjegjësi të madhe pse nuk ka pasur lëvizje drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa shqetësuese është edhe refuzimi i Serbisë për t’i zbatuar disa detyrime nga Marrëveshja e Ohrit./ Rel
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklar...
Afër 60 mjekë në Japoni kanë ngritur padi, duke akuzuar Go...
Një rast i rrallë njerëzor i virusit B, i njohur gjith...
Toka po fundoset nën këmbët e miliona njerëzve në q...
Ukraina se për herë të parë që kur Rusia nisi pushtimin, f...
Pas vitesh ngecjeje BE-ja dëshiron të ringjallë marrëdhëni...
Pas legalizimit të kanabisit në fillim të prillit qeveria ...
Disa dronë janë lëshuar në orët e para të mëngjesit të...
Një raketë izraelite ka goditur Iranin, raporton BBC, duke...
Në nëntor 2024, Azerbajxhani do të presë sesionin e 29-të ...
Një person që dyshohet se ishte në kontakt me shërbimet ru...
Gjyqi ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump vazh...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten se kanë vendosur sa...
Grupi i vendeve të industrializuara (G7) duhet patjetër t’...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter trond...
Një zyrtar i lartë ushtarak gjerman, Carsten Breuer, gjatë...
Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë ...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, kërkoi që...
Qershorin e kaluar, Princi i Kurorës së Dubait, Sheikh...
Forcat e armatosura iraniane kanë kërcënuar se do të sulmo...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...