Helmimi i kursantëve te Akademia e Sigurisë/ Reagon policia
Policia e Tiranës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me helmi...
Policia e Tiranës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me helmi...

Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten se kanë vendosur sanksione të reja kundër Iranit. Cak i sanksioneve është prodhuesi iranian i dronëve, pas sulmit të Iranit kundër Izraelit në fundjavë.
Departamenti i Thesarit i SHBA-së tha në një komunikatë për media se sanksionet e reja janë vendosur kundër 16 individëve dhe dy subjekteve, të lidhur me prodhimin e dronëve të Iranit, përfshirë prodhimin e motorëve të dronit Shahed të Iranit, i cili u përdor për ta sulmuar Izraelin më 13 prill.
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha në një komunikatë se i kishte kërkuar vetë Thesarit amerikan "të vazhdojë me vendosjen e sanksioneve të cilat t'ia dobësojnë edhe më shumë Iranit industritë ushtarake".
"Ta kenë të qartë të gjithë ata që i mundësojnë apo mbështesin sulmet e Iranit, ne nuk do të ngurrojmë të ndërmarrim veprime të nevojshme për t'i mbajtur ata përgjegjës", tha Biden.
Thesari theksoi se do të vendoste sanksione edhe kundër pesë kompanive në juridiksione të shumta, të cilat i ofrojnë kompanisë së Iranit, Khuezetan Steel Company, materiale përbërëse për prodhimin e çelikut. Cak i sanksioneve, sipas komunikatës, janë edhe filialet e prodhuesit iranian të automjeteve, Bahman Group, për të cilin tha se i kanë mbështetur materialisht Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).
Edhe Britania e Madhe ka vendosur sanksione kundër disa organizatave ushtarake iraniane, individëve dhe subjekteve të përfshira në industrinë e Iranit për prodhimin e dronëve dhe raketave balistike, sipas komunikatës.
Kjo vjen pas një takimi të ministrave të Financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve të industrializuara, G7, të cilët thanë të mërkurën se do siguroheshin për “bashkëpunim të ngushtë për masat e ardhshme për t’ia rrënuar aftësitë Iranit për sigurimin, prodhimin apo transferimin e armëve për mbështetjen e veprimeve përshkallëzuese në rajon”. Edhe liderët e Bashkimit Evropian vendosën të mërkurën t’i rrisin sanksionet kundër Iranit, pas sulmit të tij kundër Izraelit, i cili ka shkaktuar shqetësime për shpërthimin e një konflikti të gjerë në Lindjen e Mesme.
Irani tha se e kreu sulmin e 13 prillit si hakmarrje për sulmin e dyshuar izraelit ndaj një konsullate iraniane në Siri më 1 prill.
Izraeli është zotuar se do t’i përgjigjet sulmit të Iranit, pa treguar se si dhe kur.
Irani ka thënë se cilëson këtë çështje të mbyllur, por ka paralajmëruar se, në rast të hakmarrjes “qoftë edhe më të voglën” në territorin iranian, përgjigja e tij do të ishte “e jashtëzakonshme dhe e ashpër”./ Rel
Grupi i vendeve të industrializuara (G7) duhet patjetër t’...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter trond...
Një zyrtar i lartë ushtarak gjerman, Carsten Breuer, gjatë...
Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë ...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, kërkoi që...
Qershorin e kaluar, Princi i Kurorës së Dubait, Sheikh...
Forcat e armatosura iraniane kanë kërcënuar se do të sulmo...
Dy spiunë të dyshuar se planifikonin të sabotonin ndihmën ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sipas info...
Qeveria e Kosovës bën të ditur se 10 pjesëtarë të policisë...
Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter është ...
25 vjet më parë më 17 prill 1999 forcat serbe vranë 53 shq...
Një tërmet me magnitudë 6.4 ballësh të shkallësh Rihter, g...
Policia në kryeqytetin francez, Paris ka dëbuar të mërkurë...
Një fjalim i Ursula von der Leyen të mërkurën u ndërpr...
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës i nacionalitetit se...
Gjenerali Christopher Cavoli, Komandanti Suprem i NATO...
Hamasi vlerësoi Rexhep Tajip Erdoganin për qëndrimin e...
Mediat kosovare bëjnë me dije se janë liruar qytetarët të ...
Kyeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u takua me mi...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...