Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...

Qeveria e Kosovës bën të ditur se 10 pjesëtarë të policisë së Kosovës u ndaluan në Serbi nga autoritetet serbe për t'u marrë në pyetje, në mesin e tyre edhe Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë, Dejan Jankoviç. Pesë policë ndërkohë u liruan, ndërsa pesë të tjerë akoma po mbahen nga autoritetet serbe. Sipas Ministrisë së Brendshme të Kosovës, pjesëtarët e policisë janë shqiptarë dhe serbë të Kosovës dhe ata u ndaluan "në kalimet kufitare Merdare, Jarinje, Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë". Policët nuk ishin duke kryer detyra zyrtare.
Gjatë ditës së 17 prillit, gjashtë autobusë nga Kosova u ndaluan përreth 20 orë nga policia serbe në kufirin Kroaci-Serbi, për t'u liruar më vonë pas marrjes në pyetje nga policia serbe. Qytetarët kosovarë po ktheheshin nga vendet perëndimore. Autoritetet kosovare u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin me çdo kusht kalimin nëpër territorin e Serbisë dhe të përcjellin me vëmendje "situatën e tensionuar të sigurisë”.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, përmes një komunikate, ndërkaq, hodhi poshtë pretendimet për ndalimin e autobusëve nga Kosova. "Në kufi po kryhen kontrolle për të rritur sigurinë, gjë që mund të shkaktojë vonesa”, thuhet në komunikatë.
"Ndalimi i qytetarëve në kufi është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”
Autoritetet e larta të Kosovës dhe Bashkimi Evropian, reaguan pas situatës së krijuar me qytetarët udhëtarë të Kosovës, të cilët akuzuan Serbinë për shkelje të marrëveshjes së lirisë së lëvizjes. Dy krerët e shtetit të Kosovës, Presidentja dhe kryeministri, thanë se autoritetet serbe, po bëjnë "veprim hakmarrës”, pas votimit të së martës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku Kosova tashmë është një hap më afër anëtarësimit në këtë organizatë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha, se "Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve duke i mbajtur peng në pikat kufitare, duke i frikësuar, konfiskuar dokumente dhe duke i privuar nga ushqimi. Një njeri është përgjegjës për këtë, Aleksandar Vuçiq", tha Presidentja. E kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se "ndalimi i qytetarëve në kufi është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”.
Raportuesja për Kosovën në parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, i bëri thirrje Serbisë të ndalojë siç tha "së turpëruari veten”. "Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë”, shkroi zonja Von Cramon.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se "marrëveshja për lirinë e lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, cakton parametrat e qartë rreth hyrjes dhe daljes së qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata momentale paraqet shkelje të kësaj marrëveshjeje”.
Megjithë situatën e tensionuar Kosovë-Serbi dhe zhvillimet e djeshme me qytetarët kosovarë në kufirin Kroaci-Serbi, në Bruksel takohen të enjten kryenegociatorët për të diskutuar çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit të Serbisë në Kosovë. Temë e pashmangshme, sipas autoriteteve të Kosovës, do të jetë edhe çështja e ndalimit dhe marrjes në pyetje të qytetarëve të Kosovës nga autoritet serbe nëpër pikat kufitare të Serbisë./DW
Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter është ...
25 vjet më parë më 17 prill 1999 forcat serbe vranë 53 shq...
Një tërmet me magnitudë 6.4 ballësh të shkallësh Rihter, g...
Policia në kryeqytetin francez, Paris ka dëbuar të mërkurë...
Një fjalim i Ursula von der Leyen të mërkurën u ndërpr...
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës i nacionalitetit se...
Gjenerali Christopher Cavoli, Komandanti Suprem i NATO...
Hamasi vlerësoi Rexhep Tajip Erdoganin për qëndrimin e...
Mediat kosovare bëjnë me dije se janë liruar qytetarët të ...
Kyeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u takua me mi...
Pothuajse asgjë nuk i ndalon trenat e famshëm japonezë me ...
Bashkimi Evropian është i informuar për rastin e ndaljes s...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si ...
Përmbytjet që kanë goditur Dubain dhe vendet e tjera t...
Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u shoqërua të hënën...
Numri i të vdekurve ushtarakë të Rusisë në Ukrainë tani ka...
Autoritetet në Kosovë u kanë bërë thirrje qytetarëve q...
Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fat...
"Ministrat u kërkojnë të gjithë aktorëve në rajon, që ...
Para takimit të G7 në ishullin e Caprit në Itali, presiden...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...