Rama i nxjerr “simpatizantes” së Iranit foton me kryeshërbëtorin famkeq të Ajatollahëve
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...

"Ministrat u kërkojnë të gjithë aktorëve në rajon, që të tërhiqen nga qendrimet radikale që çojnë në humnerë!" Me këtë apel të fortë iu drejtua pas mbledhjes së jashtëzakonshme të ministrave të Jashtëm të BE-së përmes video-konferencës, i ngarkuari për politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell. Ai tha, sesulmi i pashembullt i Iranit ndaj Izraelitështë një përshkallëzim deçiziv. Tani duhet të synohet, shmangia e përshkallëzimit të mëtejshëm. Shahu politik me goditje dhe kundërgoditje duhet të marrë fund, në rast të kundërt Lindja e Mesme mund të shkasë në një kaos të plotë. Këtë nuk mund ta dojë askush. Ministrat e Jashtëm të BE-së janë plotësisht në unanimitet, tha i ngarkuari për politikën e jashtme duke lënë të kuptohet, se nga Izraeli dhe Irani pritet që të tërhiqen nga veprimet përshkallëzuese.
Sanksione më të ashpra kundër Iranit
Disa ministre e ministra, si edhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, kërkuan sanksione më të ashpra ndaj regjimit të iranit. Borrell tha, se tani po shqyrtohen sanksionet ekzistuese dhe mundësia për t'i zgjeruar ato. Mund të sanksionohet prodhimi i dronëve iranianë, që deri tani janë furnizuar në Rusi dhe ndërkohë po eksportohen edhe në të gjithë Lindjen e Mesme. Vendimet për këtë pritet të merren javën e ardhëshme.
Të tjerë ministra propozuan, që t'u vendosen sanksione gardës revolucionare iraniane dhe njësive elitë të ushtrisë. I ngarkuari i BE-së për politikën e Jashtme tërhoqi vëmendjen, se këto sanksione ekzistojnë ndërkohë që prej vitit të kaluar. Një klasifikim i gardës revolucionare si grup terrorist, ngjashëm si Hamasi, deri tani ka dështuar për shkak të pengesave ligjore. Për një klasifikim zyrtar duhet të ekzistojë një akt konkret i gardistëve revolucionarë ndaj BE. Deri tani nuk ka njoftim për një rast të tillë, tha Borrell. Por edhe kjo synohet t'u kalohet për verifikim juristëve të Komisionit të BE-së.
"Të mos harrohet Gaza"
Më parë Josep Borrell vlerësoi udhëtimin e ministress ë Jashtme Annalena Baerbock në Izrael. Ajo ndoshta do të mund të influencojë diçka, sipas politikanit spanjoll, sepse Gjermania ka një lidhje të fortë me Izraelin. Borrell, i cili në Izrael konsiderohet si i afërt me palestinezët, theksoi në Bruksel, se BE qendron palëkundur në krahun e Izraelit, për ta mbrojtur atë nga sulmet prej Iranit. "Por katastrofa humanitare në Rripin e Gazës nuk duhet harruar", tha i ngarkuari i BE-së për politikën e jashtme. Ai theksoi kërkesën e përbashkët të ministrave të BE-së për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në Rripin e Gazës, për të liruar pengjet izraelit nga duart e terroristëve të Hamasit dhe për të mundësuar furnizimin e popullsisë civile.
G7 vazhdon konsultimet për Lindjen e Mesme
Të mërkurën (16.04.2024) korpusi diplomatik do të vazhdojë diskutimet në ishullin italian Kapri në gjirin e Napolit. Atje zhvillohet takimi i planifikuar prej kohësh i ministrave të Jashtëm të shtatë vendeve të industrializuara perëndimore dhe përfaqësuesit të BE-së, Borrell. Në ishullin piktoresk do të diskutohet për Iranin, Izraelin, Hamasin, gjendjen në Rripin e Gazës dhe krizën në Lindjen e Mesme,sipas qarqeve diplomatike italiane. Në fakt sipas planifikimit ky takim do të dominohej nga tema e luftës sulmuese të Rusisë ndaj Ukrainës dhe masave të tjera në mbështeje të Kievit.
G7 do t'i kërkojë Iranit që të heqë dorë nga sulme të tjera kundër Izraelit. Edhe programi i armëve atomike të Iranit sërish kritikohet nga G7, ashtu si edhe vitin e kaluar në takimin e grupit të vendeve të industrializuara G20. Izraeli duhet ta pranojë, që mundi të mbrohet me sukses ndaj sulmit prej Iranit dhe se një sulm hakmarrjeje nuk është i nevojshëm. Këtë linjë ndoqën kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të G7 gjatë një video-konference javën e kaluar./DW
Para takimit të G7 në ishullin e Caprit në Itali, presiden...
Një seri shpërthimesh janë dëgjuar gjatë natës në zonë...
Sulmi i paparë i Iranit kundër Izraelit e ka shtyrë Lindje...
Një projektligj ndërpartiak që synon angazhim më të shtuar...
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, tha të m...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, t...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar menjëherë p...
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës është sh...
Miroslav Lajçajk është emëruar në postin e ambasadorit të ...
Aeroporti i Birminghamit pezulloi përkohësisht funksio...
Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me presi...
Mediat kroate kanë bërë të ditur identitetin e shqiptares ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur të m...
Izraeli bëri thirrje të martën për sanksione të reja k...
Ndërtesa e vjetër historike e bursës së Danimarkës në ...
Një stuhi e fortë me shi të rrëmbyeshëm dhe breshër ës...
Irani ka lëshuar ditën e sotme një kërcënim ndaj Izrae...
Sistemet kundërajrore ukrainase i kanë rrëzuar të gjithë n...
Aty ku mbarështohen kafshët, në Gjermani, do duhet të ketë...
Administrata Kombëtare amerikane e Aeronautikës dhe Hapësi...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...