Zbatimi i Aministisë Penale/ Dhjetëra të dënuar lënë burgjet në Korçë
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale në institucionet e vua...
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale në institucionet e vua...

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se do të luftojë kundër vendosjes së sanksioneve ndaj çdo njësie ushtarake izraelite, për shkelje të dyshuara të të drejtave të njeriut. Reagimi vjen pas njoftimeve në media se Uashingtoni po planifikonte një hap të tillë.
Faqja e lajmeve në internet ‘Axios’ njoftoi të shtunën se Uashingtoni po planifikonte të vendoste sanksione ndaj batalionit izraelit “Netzah Yehuda”, i cili ka vepruar në Bregun Perëndimor të pushtuar, megjithëse ushtria izraelite tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë mase të tillë.
Të premten, Shtetet e Bashkuara njoftuan një sërë sanksionesh që lidhen me kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor, çka sinjalizon zhgënjimin në rritje të Uashingtonit në lidhje me politikat e kryeministrit Netanyahu, koalicioni qeverisës i të cilit varet nga partitë e kolonëve.
“Nëse dikush mendon se mund të vendosë sanksione ndaj një njësie të ushtrisë izraelite, unë do ta luftoj atë me të gjithë fuqinë time”, tha zoti Netanyahu në një deklaratë.
Ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz, ish-shef i forcave të armatosura, tha në një deklaratë të dielën se kishte folur me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe i kishte kërkuar që ta rishqyrtonte çështjen.
Zoti Gantz tha se sanksione të tilla do ishin gabim sepse do të dëmtonin legjitimitetin e Izraelit gjatë një kohe lufte dhe se ato ishin të pajustifikuara sepse Izraeli ka një sistem të pavarur drejtësie dhe një ushtri që respekton të drejtën ndërkombëtare.
Departamenti i Shtetit refuzoi të fliste përtej komenteve të bëra të premten nga Sekretari Blinken.
Sekretari Blinken tha të premten se kishte marrë "vendime" në lidhje me akuzat se Izraeli ka shkelur një sërë ligjesh amerikane që ndalojnë ofrimin e ndihmës ushtarake për individë ose njësi të forcave të sigurisë që kryejnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
Në fillim të kësaj jave, organizata e lajmeve investigative “Pro Publica” njoftoi se një panel i posaçëm i Departamentit të Shtetit i kishte rekomanduar zotit Blinken muaj më parë që njësi të shumta ushtarake dhe policore izraelite të skualifikoheshin nga marrja e ndihmës amerikane, pas akuzave për shkelje të të drejtave të njeriut./ VOA
Fushata presidenciale në Maqedoninë e Veriut po shkon drej...
Ambasada amerikane në Kosovë, ka shprehur keqardhje të die...
Të dielën ka dështuar procesi i votimit për shkarkim ose j...
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka konsideruar ...
Të dielën në veriun e Kosovës po mbahen votimet për largim...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë javës ...
Udhëheqësit ukrainas dhe ata perëndimorë e mirëpritën mira...
Ekonomia amerikane është një faktor kryesor në zgjedhjet p...
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenie, ka fal...
E veja e liderit të ndjerë opozitar rus Aleksei Navaly...
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi me shumicë dërrmuese një...
Një pjesëtar i ekuipazhit të marinës japoneze ka vdeku...
Në një kohë që SHBA dhe BE duan sanksione të reja kundër T...
Në katër komunat në veri të Kosovës, qytetarët votojnë sot...
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projektligjin i cili në prio...
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projekt-ligjin plotësues të ...
Shqiprim Arifi është shkarkuar nga detyra e tij si kryetar...
Pas disa muajsh vonesë, Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë...
Një person është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur gja...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...